Xhaga Xhasos një detektiv i ri i zoti, së bashku me një shoqëruese gazetare nisen për të gjetur babain e tij.
Midis rrezikut të vendeve të panjohura dhe njerëzve që i ndjekin, do arrijnë të zbulojnë atë që duan?
M.F.A : Vrasja aksidentale e përdhunuesit të saj, shndërrohet në një burim frymëzimi për një studente të arteve. Një vëzhgues jo fort i pëlqyeshëm shfaqet, me qëllmin për t’u hakmarrë në emër të të gjithë vajzave të përdhunuara të kolegjit, përdhunuesit e të cilave enden të lirë.
Në vitin 1942, Rajhu i Tretë është në majën e suksesit. Rezistenca çeke në Londor vendos të planifikojë operacionin më ambicioz të Luftës së Dytë Botërore: Antropoidi. Dy rekrutë të rinj aftër të 30-tave, Jozef Gabkik dhe Jan Kubis, dërgohen në Pragë për të vrarë liderin e pamëshirshëm nazist, mbrojtësin e Rajhut Reinhard Hejdrik, kreu i SS, Gestapo, dhe arkitekti i "Zgjidhjes Finale".
Tre shokë nga Kalifornia nisen drejt bregdetit Australian për një zhytje me kafaz për të parë peshkaqenët e mëdhenj të bardhë.
Kur një dallgë e madhe shkatërron varkën e tyre, ata e gjejnë veten në oqean të rrethuar nga një tufë peshkaqenësh.
Tre miq në një eskursion në natyrë duhet ti arratisen një krimineli që është në kërkim të parave të tij, por lakija i kthen ata kundër njëri-tjetrit. Një rikrijim i THESARI I SIERRA MADRE.
Adami shkatërrohet kur merr vesh se ish e dashura e tij e ka ftuar në martesën e saj. Teksa kthehet në shtëpi pas festave, atij i duhet të përballet me ndjenjat e së shkuarës, ndërkohë që përpiqet t’i bindë të gjithë, se është vërtet i lumtur për Allisonën.
Gjysma e fytyrës së avokatit të Gothamit digjet me acid dhe kryen një sërë krimesh të bazuara në numrin 2.
Të gjitha veprimet e tij bazohen në hedhjen e një monedhe, një dollar argjendi me dy anë.
Në të ardhmen e afërt, kur komunikimet fiken në një central të largët bërthamor, të izoluar
në shkretëtirë, një inspektore e re e sigurisë, Ebi Dikson, detyrohet të fluturojë jashtë për
të rregulluar komunikimin. Pasi brenda objektit, gjurmët misterioze dhe sjelljet e çuditshme bëjnë që Ebi
të ketë dyshime në lidhje me shëndetin, dhe ndoshta identitetet e dy punonjësve.
12 vjet pas vdekjes tragjike të vajzës së tyre të vogël, një krijues kukullash dhe gruaja e tij mirëpresin një murgeshë dhe vajza nga një jetimore e shkatërruar në shtëpinë e tyre, ku shpejt do të bëhen shënjestër e kukullës të poseduar nga Annabelle.
Duke u përpjekur për të ndezur pak marrëdhënien e tyre martesore në një shtëpi në liqen, Xhesi duhet të mbijetojë kur i shoqi i saj vdes papritur duke e lënë atë të prangosur pas shtratit.
Një gjuetar ndihmon të zbardhet vrasja e një të reje indiane dhe e përdor çështjen si mjet shpagimi për një veprim të papërgjegjshëm të mëhershëm që përfundoi në tragjedi.
Në mesjete, një shërbëtor i ri i arratisur nga padroni i tij, strehohet në një kuvend të mbushur me murgesha të paqëndrueshme emocionalisht. I paraqitur si shurdh-memec, ai duhet të përpiqet të ruajë maskimin e tij teksa murgeshat përpiqen t'i rezistojnë tundimit.
Një kriminel famëkeq detyron dy hajdutët më legjendarë të makinave të bëjnë një vjedhje tepër të rrezikshme për të fituar lirinë e tyre. Së bashku me dy vajzat, ekipi ka një javë kohë të realizojë grabitjen më të madhe ose rrezikojnë të humbasin gjithçka, përfshirë dhe jetën e tyre.
Qitësi i fundit, Roland Deshein, ka ngecur në një luftë me Uollter O'Dim, i njohur ndryshe dhe si Njeriu me të zeza. Rolandi i përket një urdhri që mbron Kullën e Errët e cila ruan universin nga djajtëqë ndodhen jashtë kufirit të tij.
Katër shoqe prej një jete takohen pas pesë vitesh në një festival vjetor në Nju Orlins. Të papriturat, rikthimet, shakatë, pijet, romancat dhe çmenduritë nuk kanë të sosur.
Addie Moore dhe Louis Waters janë të dy të ve të cilët kanë qene fqinjë prej vitesh. Gjithçka ndryshon kur Addie kërkon të krijojë njohje me fqinjen e tij...
SNAJPER, VRASJA E FUNDIT: Agjentja Kejt Estrada dhe Marinsi snajper Brendon Beket, dërgohen në Kolumbi për të eliminuar një vrasës dhe për të kapur një trafikant famëkeq droge.