Legjenda e Tarzanit: Shumë vite kanë kaluar nga momenti kur njeriu i quajtur Tarzan la pas krahëve të tij xhunglat e Afrikës për një jetë të qytetëruar si John Clayton III, Lord Greystoke, me bashkëshorten e tij të dashur, Xhejn (Robbie) krah tij. Tani, ai është ftuar përsëri në Kongo për të shërbyer si misionar tregtie në emër të Parlamentit, por pas shpinës së tij janë ndërtuar plane nga Belgu, Kapiteni Leon Rom (Ualtz) dhe ai po përdoret si një gur shahu për lakmi dhe hakmarrje. Por ata që fshihen pas këtyre planeve mizore nuk e dinë se çfarë bishe janë duke provokuar...
Disa vjet pasi kurseu burrin që i vrau djalin, ish rreshteri i policisë Barnsi është bërë kreu i sigurimit të senatores Çarli Roan, kandidate për Presidente, e cila është shenjestër e Spastrimit si pasojë e betimit të saj për ta hequr këtë ditë.
Zonja Suzan Vernon jeton përkohësisht në shtëpinë e motrës të saj, dhe ndërsa është atje, është e vendosur të gjejë një bashkëshort për vajzën e saj, Frederikën dhe për veten e saj, sigurisht.
Laura miqësohet me Marinën, një vajzë e vetmuar, por pas një zënke midis të dyjave, Marina kryen vetëvrasje dhe do që ta bëjë Laurën të ndihet e vetmuar ashtu si ajo.
Fatet e Henrit - një reporteri amerikan e cinik, i cili ka humbur shpirtin e tij dhe Terezës, një nga censoret Republikane, me detyrë për të mbikëqyrur lajmet që gazetarët mund të dërgojnë jashtë shtetit, kryqëzohen në Gerrnikë.
Pesë punëtorë karnavasesh rrëmbehen dhe mbahen peng në një ndërtesë të braktisur, si ferr, ku detyrohen të luajnë një lojë të dhunshme, qëllimi i të cilës është të mbijetosh 12 orë kundër një grupi klounësh të dhunshëm.
Një i huaj vjen në një fshat të vogël dhe shpejt pas kësaj fillon të përhapet një sëmundje e mistershme. Një polic përfshihet në këtë incident dhe detyrohet të zgjidhë misterin në mënyrë që të shpëtojë vajzën e tij.
Një vajzë takohet me një djalë në Hong Kong dhe të dy bëjnë një shëtitje e cila do t'u shtrojë këtë pyetje: Çfarë ndodh kur takohesh me personin e duhur në kohë të gabuar?
Një skuadër elitë e agjentëve të DEA-s u caktohet që të mbrojnë një nga lordët më të rrezikshëm të drogës, Xhozef "El Tiburon" Salazar. Detyrohen që ta fshehin pasi të gjithë kujtojnë se ka vdekur. Duke pritur në suitën e një nga hoteleve më prestigjioze, e gjejnë veten në mes të një plani të organizuar e mjaft të ngatërruar.
Teksa ish-polici Garza kërkon hakmarrje tek Santosi, lordi i krimeve që e mashtroi, ai formon një skuadër me një haker të ri që i kishte vjedhur 10 milionë dollar Santosit.
Për tre agjentët e Policisë Kufitare të një postblloku në shkretëtirë, ndalimi i një makine do të zbulojë një komplot të fshehtë. Në 24 orët e ardhshme ata do të marrin një udhëtim që mund t'u kushtojë jetën e tyre.
Një version modern i historisë së Hirushes, e cila është jetime, që i shërben njerkës së keqe dhe dy motrave të saj. Hirushja tani ka një ëndërr të marrë pjesë në shfaqjen muzikore të Resorteve Rojal ku do të këndojë pranë yllit të muzikës Rid Test.
Vu-Li, truproja e vajzës së familjes më të pasur në Lengçeng, duhet ta mbrojë atë nga armiqtë e babait të saj, nga ana tjetër, i duhet të marrë hak për të shkuarën e tij.
Mbretëria e Azeroth gjendet në prag lufte teksa popullsia e saj përballet me një rracë të frikshme pushtuesish: luftëtarët Ork, të cilët largohen nga shtëpitë e tyre që janë drejt shkatërrimit për të kolonizuar një tjetër. Teksa një portë hapet për të lidhur të dy botët, një ushtri gjen shkatërrimin dhe tjetra zhdukjen. Nga palët e kundërta, dy heronjtë vendosen në një përballje që do të vendosë fatet e familjes, njerëzve dhe shtëpive të tyre.
Një agjent idealist i FBI-s Neit Foster do bëjë të pa mundurën të mposhtë një grup terrorist të "Supermacise" së bardhe. Ai duhet të luaj rolin e një intimitetit tjetër...
Pasi FBI-ja merr një kërcënim që vë në rrezik të gjithë qytetin, marrësi në pyetje dhe një specialiste në kompjuterë, përfshihen në disa lojëra të një krimineli të zgjuar. Ndërsa garojnë me kohën që të gjejnë planin e vërtetë të armikut, ata luftojnë të mbrojnë mijëra jetë.
Një i papunë detyrohet që përgjatë një dite të vetme, të shkojë në Londrën ogruzezë e të çuditshme, me kusht që të shpëtojë të dashurën që i kanë rrëmbyer.
Lou sëmuret pas një feste dhe më pas zbulon se është shtatzënë edhe pse ka shumë kohë pa kryer marrëdhënie seksuale. Ajo do të fillojë të mundohet të kujtojë se çfarë ka ndodhur në atë festë.
Një dezertor i ushtrisë së konfederatës gjatë luftës civile në SHBA, krijon një ushtri të formuar nga dezertorë, skllevër të arratisur, të cilët ngrihen kundër qeverisjes së korruptuar të konfederatës.
Një çift e gjejnë veten të përfshirë në planin e një oligark rus, dhe shpejt gjenden midis Mafias ruse dhe Shërbimeve Sekrete Britanike, asnjërit prej të cilëve nuk mund të besojnë.