"Më thuaj si vdes" : Kur një grup studentësh u bënë pjesë e një eksperimenti të një droge klinike, një efekt anësor i papritur bën që ata të shohin vizionet e vdekjeve të tyre... të cilat bëhen realitet. Teksa, përpiqen t'u shpëtojnë fatit të tyre, zbulojnë që vrasësi është mes tyre dhe ka aftësinë e të parit të ardhmen- vetëm se ai duket se është një hap përpara përpjekjeve të tyre për të mbijetuar.
Dy gjimnazistë të prapë krijojnë iluzionin e një përndjekjeje te një fqinj i tyre. Gjatë vëzhgimit të çdo reagimi të tij në kamera, shohin më shumë se ç'kishin pritur.
Dy vëllezër këngëtarë që nuk flasin me njëri-tjetrin, bëjnë një udhëtim me makinën e vjetër të babait të tyre të vdekur në mënyrë që të plotësojnë dëshirën e tij të fundit për të kënduar në një dasëm në Urla.
Arjuni do të shkojë për të takuar të fejuarën e tij në Gjykatën e Lartë, por e fejuara e tij do të vritet atje. Ai do të marrë peng 7 persona dhe
do t'i japë një limit prej 7 orësh për të gjetur vrasësin një policeje nga një qytet tjetër.
Në kohët antike, ekzistonin 7 dorëshkrime të shenjta që besoheshin se i jepnin fuqi dhe mirëqenie atyre që i kishin në kontroll. Profecia tregonte se një fëmijë i lindur nga gjaku Mbretëror, një ditë do i shfrytëzonte fuqitë e tyre, dhe të sundonte kombet. Teksa njerëzit luftonin për dorëshkrimet, në mënyrë që të ruante paqen, një mbret nga Mbretëritë Angleze i mori këto dorëshkrime, dhe ia dha Këshillit të Krishterë
për t'i ruajtur të sigurta. Lufta për këto dorëshkrime bëhet shumë e madhe, teksa do të ketë edhe shumë të vdekur.
Filmi është një biografi për Budia Singun, vrapuesin më të vogël të maratonës në botë, historia e të cilit ngjalli debat dhe inspirim në të gjithë botën.
Kur vëllai i saj i vogël, Martin, përjeton të njëjtat ngjarje që dikur provuan çmendurinë e saj, Rebeka përpiqet të zbulojë të vërtetën që fshihet pas terrotrit, gjë që e përball atë me një ekzistencë që ka një lidhje me mamanë e tyre, Sofinë.
Gaj është një pilot britanik, i cili qëndron në krye të një misioni në hapsirë. Ai është trajnuar për tre vjet dhe tani ndodhet i vetëm në hapsirë, me një anije që nuk funksionon mirë. Ai ka kontakte të pakta me Britaninë, disa komunikime të pazakonta me Shtetet e Bashkuara dhe disa komunikime jokonformiste me Rusinë. Kush do ta ndihmojë atë? Do bëjë ai zgjedhjen e duhur?
Një roje sigurie i një qendre tregtare dhe ish agjent federal, ndeshet me një njeri të një trafikanti të rëndësishëm droge, pasi shpëton një grua nga rreziku.
Katër shokë janë nisur për një udhëtim gjatë pushimeve pranverore. Gjatë rrugës për në Koaçela, do të ndalojnë dy ditë në Los Anxhelos për një xhiro të vendeve ku kanë ndodhur vrasje të vërteta. Por ky udhëtim do të marrë një tjetër drejtim kur grupi i shokëve do të njihet me një vajzë të re të mistershme. Ajo do i drejtojë në një rrugë të errët duke e shndërruar në horror.
Kur ka festë, çdo gjë del nga kontrolli. Kejti ka vetëm pak ditë kohë për të shndërruar jetën e saj para se të mbushë 30 vjeç, por kur 3 mikeshat nuk kanë asnjë rregull, çdo gjë mund të ndodhë.
Më 1945 në Poloni, një doktoreshë e re e Kryqit të Kuq francez, e cila është dërguar në kampet gjermane për t'u kujdesur për të mbijetuarit, njihet me disa murgesha që ishin në muajt e fundit të shtatzënisë gjatë vizitës së saj në një manastir.
Rentoni ka krijuar një makineri, e cila ka shkaktuar që koha të ripërsëritet gjatë një grabitjeje në shtëpinë e tij. Gjithashtu ai do të përpiqet të shpëtojë ish të dashurën e tij dhe ndërkohë do të mësojë se kush e ka vënë nën shënjestër dhe përse.
Një përshkrim fiktiv i së ardhmes ku një organizatë terroriste globale bashkohet me Kombet e Bashkuara për të prishur rrjetin elektrik të Shteteve të Bashkuara dhe për të vendosur ligjin ushtarak. Do duhet një familje e dedikuar patriotësh të armatosur me aftësi të mira mbijetese dhe pjesa e mbetur e amendamentit të dytë për të shpëtuar Amerikën dhe për të rivendosur lirinë e saj.
Pas pushtimit të Manhatanit nga fantazmat, entuziastet e aktiviteteve paranormale, Erin Gilbert dhe Ebi Jats, inxhinierja nukleare Xhilian Holtzman, dhe punonjësja e metrosë Peti Tolan, bëhen bashkë për të ndaluar kërcënimin që vjen nga bota tjetër.
Një njeri pa shpresa i bllokuar në një ishull të pabanuar bëhet shok me një kufomë dhe bashkë ndërmarrin një udhëtim surreal për t'u kthyer në shtëpi...
Pesë bashkëbanorë, të mbushur me armiqësi, bëjnë një komplot për të organizuar një festë të shfrenuar, pa e marrë vesh pronarja e tyre. Gjërat dalin jashtë kontrollit dhe të gjithë kalojnë më tepër nga çfarë kishin menduar.