Një vajzë që quhet Sofi, ndeshet me Gjigantin e madh e miqësor që, krahas pamjes së tij frikësuese, del që ka një shpirt të mirë, i cili konsiderohet nga gjigantët e tjerë i dëbuar, pasi ndryshe nga ata, ai nuk pranon të hajë fëmijët.
Peshku blu miqësore, por harraqe, fillon një kërkim për prindërit e saj të humbur, dhe të gjithë mësojnë rreth kuptimit të vërtetë të familjes, përgjatë udhëtimit të saj.
Tom Reding mëson që ka një motër vetëm pasi e ëma vret veten. Ai ikën së bashku me motrën që as nuk flet e as nuk lëviz te shtëpia e mamasë për të xhiruar një film. Aty fillojnë të ndodhin gjëra shumë të frikshme.
Një biznesmen i famshëm është aq i dhënë pas punës sa e ka lënë pasdore familjen e tij. Kur vajza e tij e vogël i kërkon një mace si dhuratë për ditëlindje, ai ia plotëson dëshirën por në atë moment pëson një aksident dhe e gjen veten të ngecur brenda trupit të maçokut që bleu.
Filmi tregon historinë e një miqësie të veçantë mes një vajze dhe një kuzhinieri të talentuar me emrin zoti Kisha. Një miqësi e cila fillon si marrëveshje për 6 muaj, zgjat për 15 vite dhe krijon një lidhje familjare që zgjat përgjithmonë.
Bazuar në historinë e jashtëzakonshme të vërtetë të operacionit Antropoid, misioni i luftës L.II.B për të vrarë drejtorin e SS, Reinhard Heidrik, arkitektin e Zgjidhjes Përfundimtare dhe njeriut të tretë në hierarkinë naziste, pas Hitlerit dhe Himlerit.
Eli O’Brajën po përpiqet të bëjë gjimnastike ritmike dhe të shkaktojë telashe së bashku me shoqen e saj të ngushtë. Ndërkohë, shoku i saj i klasës Xhek Maloi po përpiqet të jetojë në rrugën e vëllait të tij, i cili ishte një yll hokeji dhe me pritjet e babit të tij, si dhe me dashurinë e tij të pamundur.
Kur tre mama të mbingarkuara dhe të nënvlerësuar arrijnë limitin e durimit te tyre, ato heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre tradicionale për një harbim të tej zgjatur lirie, qefi dhe vetë-kënaqjeje komike.
Në ishujt Kanari ndodh një vetëvrasje masive që përfshin anëtarët e një kulti. Motra e vogël e Gabrielit, Kordelia, të cilën ai ka vite pa e parë, ishte një nga ndjekëset e atij kulti. Gabrieli vendos të shkojë atje për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Pasi babai i tij ka vdekur në një aksident me makinë, Xhek kthehet në shtëpi në Kolorado për të ndihmuar mamanë e tij (e cila ishte dëmtuar në aksident) të rifitonte shëndetin. Atje, ai zbulon sekrete të groposura, që shtriheshin në historinë e familjes së tij, të prindërve, të miqve, madje edhe të identitetit të tij.
Kur korrieri me biçikletë, Kris është dëshmitar në një vrasje, instikti i tij i parë është të largohet. Por kur kurioziteti e rikthen në atë ngjarje, ai zhytet në botën e korrupsinit, fuqisë politike dhe garave të paligjshme të biçikletave.
Murgesha e re Kolin po shmang çdo kontakt me familjen e saj derisa një email nga nëna e saj e njofton që i është kthyer vëllai në shtëpi. Teksa kthehet në shtëpinë e saj të fëmijërisë në Asheville, N.C., ajo gjen dhomën e saj njëlloj siç e kishte lënë - me bojë të zezë dhe të mbuluar me afishe gotike. Megjithëse prindërit e saj janë të lumtur ta takojnë, shfaqet shqetësim dhe bezdi, dhe vëllai i saj jeton i tërhequr nga bota në shtëpinë e mysafirëve që kur u kthye në shtëpi nga lufta në Irak.
Në vitin 1930, një e ri nga Bronksi lëviz për në Hollivud dhe aty bie në dashuri me sekretaren e xhaxhait të tij të fuqishëm, një agjent të yjeve. Pas kthimit në Nju Jork, ai përfshihet në një botën e gjallë të jetës së klubeve të natës me shoqëri të lartë.
Captain Fantastic: Në pyjet në veri-perëndim të Oqeanit Paqësor, një baba i përkushtuar për rritjen e gjashtë fëmijëve të tij me një edukim rigoroz fizik dhe intelektual, detyrohet të lërë parajsën e tij dhe të hyjë në botë, duke sfiduar idenë e tij se çfarë do të thotë të jesh prind.
Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës "e vërtetë apo guxim". Çdo lëvizje e saj
do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një "guxim", por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas "guximit" të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
Filmi fokusohet te doktor Markusi, një psikiatër i famshëm i cili ka zgjedhur 6 pacientë me sëmundje të rënda mendore dhe të rrezikshëm për t'i marrë në pyetje si pjesë e një kërkimi për librin e tij të ri. Teksa doktor Markusi merr në pyetje çdo pacient, fillojnë të shpalosen veprimet e tmerrshme që ata kanë kryer. Gjithsesi, doktor Markusi mëson se ekziston një pacient, i cili i lidh të gjithë bashkë dhe ai është pacienti shtatë.
Një 30-vjeçar mërzitet me jetën e përbashkët që bën me shokët dhe kjo do të bëjë që ata të ndahen për 6 muaj nga njëri tjetri dhe të fillojnë të rriten e të bëjnë përpara në jetë.