Është një botë ku të gjithë thonë vetëm të vërtetën dhe çdo gjë që ato mendojnë. Mark Bellison është një skenarist që do të pushohet dhe është i dashuruar me Anën të cilës nuk i pëlqen pamja e tij e jashtme. Gjërat për Markun do të ndryshojnë kur ai “shpik” një gënjeshtrër.
Nga rrënojat dalin dy armiq: një ushtar nga një botë tjetër, Keinani dhe një krijesë e etur për gjak e njohur si Muruen. Njeriu dhe përbindëshi kërkojnë të dy hakmarrje për dhunën që u krye kundër tyre. Ndërkohë që Murueni shkatërron botën vikinge, duke vrarë gjithçka që i del përpara, Keinani formon një aleancë me luftëtarët primitivë por të patrembur. Duke kombinuar teknologjinë e tij të përparuar me armët e hekurta të epokës së lashtë, heroi udhëheq një përpjekje të dëshpëruar për të vrarë përbindëshin, përpara se ai të shkatërrojë gjithçka.
Një film i bazuar mbi ngjarje të vërteta, që vë jetën e një çifti dhe motrës së tyre, nën kërcënimin e një prej kafshëve më të rrezikshme që fshihet në moçalet e Australisë veriore.
Në thellësi të maleve Korvatunturi, 486 metra thellë, gjendet sekreti me i ruajtur i Krishtlindjeve.
Ka ardhur koha për ta zhgroposur. Këtë Krishtlindje të gjithë do besojnë te Babagjyshi.
Kur një udhëtim i mrekullueshëm merr një kthesë rrënuese, katër miq përballen me një vendim jete a vdekjeje: të qëndrojnë aty ku janë dhe të luten që dikush t’i shpëtojë, apo të marrin jetën në duart e tyre dhe të bëjnë një lëvizje dëshpëruese për të shpëtuar? E vetmja gjë që është e sigurt është se do të ketë gjak në ujë. I bazuar në ngjarje të vërteta, THE REEF është një triler i fortë mbijetese që lind pyetjen, “çfarë do të bëja unë në këtë situatë?”
Lufta sekrete mes agjentëve të Francës kundër grupeve terroriste përfshin Dianën, një studente e rekrutuar nga shërbimet sekrete dhe Pierin, një i ri i trazuar i cili mendon se terrorizmi do t'i sjellë atij shpëtim. Trajnuar dhe indoktrinuar për misionet që janë përtej tyre, ata të dy janë tërhequr në një zinxhir ngjarjesh nga të cilat janë të paaftë të ikin. Ndërkohë, që të dy janë sakrifikuar në emër të shkaqeve të tyre "fisnike"...
Një grup miqsh e gjejnë veten në një telash, në dukje shumë banal. Askush nuk kujtohet të ulë shkallën e jahtit dhe nuk munden më të hipin sërish në të.
Është një nga kohërat më të errëta në Kinë. Batalionet të Liangut dhe Ueit përplasen në një masakër që zgjat nga agimi në muzg. Vetëm dy burra mbeten gjallë, një ushtar i rekrutuar me detyrim, i cili ekspert për të luajtur rolin e të vdekurit dhe një gjeneral armik i plagosur. Shansi i madh i ushtarit për të fituar lirinë, vjen kur ai përleshet me gjeneralin armik të plagosur dhe e rrëmben atë, duke synuar të kërkojë meritën për kapjen...
Një drejtues i lartë i një ndërmarrje, i cili ruan një të fshehtë të errët, njeh një të panjohur shpirt-lirë e cila e nxit t'i largohet jetës së tij të programuar në hollësi për të jetuar një jetë më të lirë.
Pas vdekjes së xhaxhait të tij, djaloshi 14-vjeçar Alex Rider detyrohet nga Divizioni MI6 i Operacioneve Speciale të shërbimit sekret të Britanisë së Madhe për një mision që do të shpëtojë miliona jetë...
Tre delikuentë të mitur janë dënuar në institucionin korrektues ku ata ndeshen me dhunë bandash, vdekje, dhe ngacmimet nga stafi dhe të burgosur të tjerë.
Është viti 1987 dhe Daniela, ''vajza e keqe'' e shkollës po arratiset. Me të është shoku i saj bullafiq Klarku, një pako me miell dhe një radio plot me muzikë të viteve '80.
Fituesi i çmimit Oscar Russell Crowe luan si figura legjendare e njohur me breza të tërë si “Robin Hud”, bëmat e të cilit kanë rezistuar në mitologjinë popullore dhe kanë nxitur imagjinatën e atyre që kanë të përbashkët me të shpirtin aventuresk dhe ndjenjën e drejtësisë. Në shekullin e 13-të në Angli, Robini dhe banda e tij e grabitësve përballen me korrupsionin në një fshat vendas dhe udhëheqin një kryengritje kundër kurorës që do të ndryshojë përgjithmonë ekuilibrin e pushtetit në botë. Dhe qoftë hajdut apo hero, një njeri nga hiçi do të bëhet një simbol i përjetshëm i lirisë për popullin e tij.
Me një punë të udhëtojë nëpër vend dhe të pushojë njerëzit nga puna, Ryan Bingham gëzon jetën e tij jashtë orarit të punës, por kupton që kjo jetesë kërcënohet nga prania e një punonjëse të re dhe një interesi dashurie.
Një perëndimor i quajtur Kasei, studion arte marciale në Japoni. Atij i kërkohet të kthehet në Nju Jork në mbrojtje të Yoroi Bitsu, një arkë që përmban armët e nixhës së fundit Konga.
Në X-Men: Qëndresa e Fundit, kapitulli i tretë i këtij filmi flet për një “kurë” ndaj mutantëve që kërcënon të ndryshojë rrjedhën e historisë. Për herë të parë, mutantët kanë një zgjidhje: t’i mbajnë fuqitë e tyre, edhe pse këto i izolojnë dhe i bëjnë të huaj, apo të heqin dorë prej tyre dhe të bëhen njerëz. Pikëpamjet e kundërta të udhëheqësve të mutantëve, Çarls Ksavier, i cili përfaqëson tolerancën, dhe Magnetos, i cili beson në mbijetesën e më të aftëve, kanë hyrë në provën më të madhe të nisin luftën për t’iu dhënë fund të gjitha luftërave.
Një film mbi ngjarjet e 11 shtatorit. "United 93" falë shpirtit heroik të pasagjerëve ishte i vetmi nga katër avionët e rrëmbyer që nuk e goditi shënjestrën.
Një thriller për një mister të pazgjidhur në Alaskë, ku në një qytet kanë ndodhur zhdukje të pashpjegueshme gjatë 40 viteve të fundit dhe akuzohen qeveritarët për ndonjë mision të fshehtë...
Gjatë një vere të gjatë në fillim të viteve '80, dy djelmosha shkolle nga mjedise të ndryshme bashkohen për të bërë një film bazuar tek filmi 'Rambo: First Blood'.
Viti 2030. 3 milion refugjatë jetojnë në Japoni, të ftuar për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore. Megjithatë, prania emergjente e refugjatëve shkaktoi rritjen e incidenteve terroriste. Një grup i quajtur Individi 11 kryen vetëvrasje ku njëri prej anëtarëve i mbijeton planit. Ky incident shkakton një rrjedhë ngjarjesh të panumërta dhe hetimi i tyre fillon për t'i dhënë një shpjegim situatës emergjente.
Pas hekurave të brugut, një njeri ka planifikuar vetëm një gjë... të hakmerret për vrasjen e vëllait të tij. Tani i lirë dhe vetëm me një qëllim në jetë, ai po eliminon një nga një të gjithë fajtorët. Por sa më shumë i afrohet fundit të “listës”, aq më në rrezik vihet jeta e tij dhe pas i janë vënë, një polic në prag të pensionit dhe një vrasës me pagesë shumë i zoti.