Një dokumentar që eksploron se sa të rrezikshme janë rrjetet sociale për njeriun. Nga ekspertë të teknologjisë që japin alarmin rreth krijimeve të tyre.
Një personazh i famshëm në rrjetet sociale udhëton bashkë me shoqërinë e tij në Moskë për të bërë filmime të reja për kanalin e tij në internet. Duke kaluar limitet dhe duke kërkuar rrezikun hyjnë në një botë të ftohtë misteri, dhune dhe rreziku.
Autorja e suksesshme Veronika Henli, e gjen veten të ngujuar në një realitet të tmerrshëm dhe duhet të zbulojë misterin e frikshëm të asaj çfarë po ndodh, përpara se të jetë shumë vonë.
Angel punon në shërbimin e ndihmës së shpejtë. Pas një aksidenti tragjik, jeta e tij personale fillon të keqësohet, ndërsa ai bëhet gjithnjë e më i dyshimtë ndaj partneres së tij Vane.
Kur një motër dhe vëlla, zbulojnë se nëna e tyre, në dukje normale, është një ish-hajdute në mbrojtjen e dëshmitarit, e detyruar të bëjë një punë të fundit, bashkohen për ta shpëtuar atë gjatë një nate të mbushur me aksion.
Ky film bazohet në histori të vërtetë. Në vitin 1990, 49 të burgosur politik u arratisën me anë të një tuneli i cili iu desh 18 muaj për ta hapur duke gërmuar.
Lesi është qenushja e Flosë. Ata kanë një lidhje shumë të fortë së bashku. Vështirësitë financiare do të detyrojnë familjen të heqë dorë nga Lesi. Edhe pse me kilometra larg, Lesi do arrijë të arratiset nga pronari i ri për tu rikthyer në gjirin e familjes.
Për të shpëtuar babanë e saj të sëmurë në mënyrë që mos shkonte në luftë, një femër e re e patrembur maskohet si burrë të mbroj perandorinë e saj nga pushtuesit veriorë.
Një ish-ushtar bashkëpunon me një polic dhe një vajzë të re për të gjetur burimin e një pilule të rrezikshme, që i siguron superfuqi të përkohshme njerëzve që e pinë.
Një muzikant ambicioz niset në një udhëtim epik, përtej qytetit për të gjetur vajzën e ëndrrave të tij, e cila mund të jetë pjesë e imagjinatës së tij.
Në prag të nxjerrjes në treg të Syrit të Kuq 2, një lente që regjistron të dhëna dhe rishfaq kujtime të harruara, Margo, një studjuese e Departamentit të Kujtesës zbulon për vrasjen e themelueses së programit. Ajo bashkohet me Tomasin, një detektiv në arrati të së shkuarës së tij, për të zbuluar të fshehtat që mban kjo shpikje futuriste.
Xhimi njihet me Anunë në një faqe interneti takimesh dhe vendos të martohet me të. Nëna e Xhimit i kërkon kushëririt të tij Kevin, të zbulojë detaje në lidhje me Anunë. Tani është rradha e Kevin për të kërkuar të fejuarën e kushëririt të tij që zhduket pa lënë gjurmë, vetëm për të zbuluar të vërteta të errëta dhe tronditëse për të.
Përhapja e shpejtë e një infeksioni të panjohur ka lënë një qytet të tërë në një kaos të paqeverisshëm, por një i mbijetuar mbetet gjallë në izolim, është historia e tij.
Pas vdekjes se gruas, Jeon Sang Uon duhet të kujdeset për vajzën e tij. Ai është shumë i dhënë pas punës duke lënë pas dore vajzën e tij, e cila me zhgënjimin e saj bie pre e një djalli të fshehur në dollap. Sang Uon ka vetëm 3 ditë kohë për të kthyer të bijën sërish në botën e të gjallëve.
Frymëzuar nga jeta e një oficereje të re e cila shkroi historinë duke u bërë gruaja e parë indiane që i bashkohej forcave ajrore indiane në luftën e vitit 1999.
Kur një elefant e vogël i bashkohet cirkun në të cilin gorilla, Ivan, kishte vite që ishte ylli i shfaqjes, ndryshime fillojnë të ndodhin në jetën e anëtarevë të cirkut, ku ndryshimin më të madh e ndjen Ivani, i cili fillon të mendoj për të shkuarën e tij dhe për dëshirën për liri.
Një vrasëse me pagesë, futet në listën e zezë për t’u vrarë nga vetë organizata e saj, pasi vinte në diskutim urdhrat që merrte dhe kishte thyer protokollin.
Një gazetar nga Nju Jorku, të cilit i ngarkohet historia e zhdukjes së një vajze të vogël afro-amerikane, rrezikon karrierën dhe e merr çështjen në duart e tij duke u munduar ta gjejë.