Një komedi për një familje të çmendur pas krishtlindjeve, me përjashtim të vajzës 16 vjeçare. Kur i dashuri i saj vjen ta vizitojë, ajo vendos ta ruajë nga fiksimi i familjes së saj mbi krishtlindjet, ndaj punëson dy aktorë për t'u shtirur si prindërit e saj dhe organizon një darkë të rreme krishtlindje në shtëpinë e fqinjit të saj. Çfarë mund të shkojë keq?
Një grup ngatërrestarësh janë të detyruar të ndjekin shkollën e natës me shpresën se ata do të kalojnë provimin e diplomës për të përfunduar shkollën e mesme.
Agjenti i Komisionit Anti Korrupsion Uilliam Luk dhe oficeri i Njësisë Financiare Lau Po-keung po hetojnë një rast larje parash dhe korrupsioni,
por kanë mbetur në një rrugë qorre pa prova. Ndërkohë, Ching Tak-ming, i Skuadrës L (Hetimi Dishiplinar) merr një raport ku thuhet se Luk është i korruptuar. Luk pezullohet nga detyra dhe duhet të provojë që është i pafajshëm dhe t'i shkojë kësaj çështje deri në fund...
Soni dhe Semi janë dy adoleshentë që e quajnë veten gjuetarë thesaresh. Në kërkim brenda një shtëpie të braktisur, gjejnë një kukull të pazakontë ventrikulisti. Aventura e vërtetë fillon kur kukulla ngjallet dhe futet në jetën e tyre pikërisht një natë para Hallouinit.
Pasi martohet në Paris, jeta e Koletës nga fshati, ndryshon rrënjësisht. Ajo njihet me shoqërinë e lartë dhe pranon të shkruajë një roman që botohet nën autorësinë e bashkëshortit të saj batakçi. Suksesi, e frymëzon atë për të kapërcyer kufizimet shoqërore të shekullit të 20-të.
Xheik Bening del nga burgu ps 15 vitesh dhe kërkon të hakmerret ndaj shokëve të fëmijërisë që e lanë pas. Por mbi të gjitha ai do të hakmerret ndaj "vëllait të gjakut" Soni Karson i cili tashmë është bërë polic.
Kur një murg gjendet i vdekur në një mënyrë të tmerrshme, Kisha dërgon Mateo Inkuizitorin, një burrë racional të shkencës, që të hetojë 'shtrigën' që akuzohet për krimin. Kur Mateo e gjen veten në anën e të akuzuarve kur dhe disa murgj të tjerë vdesin në mënyrë misterioze, ai duhet të mësojë se shkenca nuk mund të shpjegojë tmerret rreth tij, para se të manipulohet nga ligësia që ka pushtuar manastirin.
Stefani, një mama beqare shtëpiake bëhet shoqe me Emilin një mama në karrierë e cila ka të birin në të njëjtën shkollë me atë të Stefani. Por shoqëria e tyre komplikohet kur Emili zhduket pa lënë gjurmë dhe me shumë pikëpyetje. Ka vdekur apo e kanë vrarë?
Keti dhe Tedi Pirs duan të kapin Santa Klausin në kamera teksa shpërndan dhuratat dhe kjo dëshirë u kthehet në një aventurë sa të bukur aq të rrezikshme. Nëse ndonjëherë e humbet shpirtin e Krishtlindjeve, kjo ka për të ta rikthyer.
Mësime të rëndësishme mund të nxirren edhe nga ngjarjet më tragjike në jetë. Kur kolegia e punë pëson një aksident të rëndë, Dani, nië djalë i ri, dembel dhe gjaknxehtë, fillon ta shikoj jetën nga një këndvështrim tjetër.
Një grup studentësh kolegji shkojnë një festë Krishtlindjesh në shtëpinë e një grupi shoqëror vajzash, që ka një të kaluar të keqe, dhe përndiqen nga një vrasëse e etur për gjak e maskuar si zonja Klaus.
Një vit pas mbretërimit te Riçardit, Amber do të bëhet mbretëreshë. Por një intrigë brenda familjes mbretërore, do të nxjerrë në dukje armiqtë e vërtetë të mbretërisë.
19-vjeçari Lion kthehet në shtëpi për t'u kujdesur për mamanë e tij të alkoolizuar.I dëshpëruar nga mungesa e edukimit dhe e parave, gjen paqe tek boksi. Takimi me bukuroshen Tuigi e vë në dilemë nëse duhet t'i bashkohet protestave mbi vrasjen e një njeriu me ngjyrë në lagjen e tij, apo një jete të re me të.
Në një botë post-apokaliptike njerëzit janë ndarë në banda të rrezikshme. Marku dhe Nina janë në sfidë me kohën për të kaluar në anën tjetër të shtetit në kërkim të sigurisë dhe duhet të punojnë bashkë dhe të kapërcejnë çdo pengesë që i detyron të prekin fundin në mënyrë që të mbijetojnë.
Një histori e sulmit më të rëndë terrorist që ka pësuar Norvegjia, në të cilin u vranë mbi 70 njerëz. "22 Korriku" na tregon për vetë fatkeqësinë, të mbijetuarit, sistemin politik të Norvegjisë, si edhe për avokatët që punuan me këtë çështje të tmerrshme.
Migo është një jeti miqësor i Himalajave, bota e të cilit tronditet kur zbulon diçka që nuk e dinte se ekzistonte: njeriun. Shumë shpejt ai përballet me dëbimin nga shtëpia, kur pjesa tjetër e fshatarëve nuk pranojnë të besojnë përrallën e tij fantastike. Duke shpresuar t’ua provojë se e kanë gabim, Migo fillon një udhëtim epik për të gjetur krijesën misterioze, njeriun...
“Veprimet e gabuara krijojnë histori interesante” do ishte shprehja që përkufizon jetën e Sanxhus. Por pas shumë vitesh kur të tërë kanë krijuar histori mbi jetën e tij, ai vendos të marr në dorë situatën dhe të rrëfej të vërtetën.
Film i prodhuar nga Eminem : Një student i zakonshëm gjen sukses dhe bën nam në betejat e rrepit pasi mbrojtja e një detyre rreth tyre kthehet në fiksim për të konkurruar...