Bazuar në një histori të vërtetë, dy shokë të vjetër fëmijërie, Efrëm Diveroli dhe Dejvid Pekauz punojnë së bashku për të shitur armë të konfiskuara nga policia për ushtrinë e SHBA. Në momentin që një nga marrëveshjet më fitimprurëse del në treg ata synojnë që të fitojnë e të marrin 300 milionë dollarët. Po ajo që ndodh me këtë marrëveshje është krejt ndryshe nga çfarë imagjinonin. Shqipëria do të jetë vendi i të ardhurave të mëdha për ta, por edhe fundi i këtij biznesi.
Në një teatër të pushtuar, mbushur me shpirtra hakmarrës të një trupe performuesish të vrarë tragjikisht para 13 vjetësh nga zjarri, fantazmat presin që ai teatër luksoz të rihapet me një shfaqje të re për të sjellë viktima të reja.
Një thertore e braktisur prej kohësh është shndërruar në apartamente moderne në një lagje të re urbane. Shpejt pasi ato banohen, njerëzit përndiqen nga një sekret i zi i cili ka mbetur aty prej 30 vjetësh.
Një vështrim nga Leonardo Di Caprio se si ndryshimet klimatike ndikojnë në mjedisin tonë dhe çfarë shoqëria mund të bëjë për të parandaluar zhdukjen e specieve të rrezikuara, ekosistemeve, dhe komuniteteve vendase në të gjithë planetin.
Një i alkoolizuar e kalon gjithë kohën duke përgjuar fqinjin e tij, duke pritur momentin e duhur për ta vrarë. Ndërkohë, një terapiste rehabilitimi për të alkoolizuarit, mundohet me çdo mënyrë të mundshme ta ndihmojë, por kjo i bën gjërat akoma edhe më të ndërlikuara për të.
Artur Bishop mendonte se mund ta linte pas të kaluarën e tij si vrasës, por një nga armiqtë e tij më të vjetër, Krein, nuk e lejoi. Duke i rrëmbyer të dashurën, Xhina, Arturit i duhet të ekzekutojë tre konkurrentë të Kreinit. I detyruar të udhëtojë përgjatë globit, do i duhet të bëj atë që ai di të bëj më mirë, të vrasë dhe ta bëj të duket si aksident. Do arrij ai ta shpëtoj Xhinën?
Nataniel Rid është tërhequr nga jeta e tij si një kriminel dhe jeton së bashku me gruan e tij duke e fituar bukën me ndershmëri, por ai do të vihet nën shënjestër nga një mareshal, i cili ka pasur një takim të mëparshëm me Natanielin.
Kur vajza e një kongresmeni amerikan po kalonte në një qytet të vogël të Misisipit, ajo vritet në një vrasje të trefishtë. Një skuadër e FBI-së vjen për të hetuar. Lideri i skuadrës lufton me djajtë e së shkuarës dhe të tashmes së tij.
7 miq të ngushtë takohen për një darkë së bashku. Kur ata vendosin të ndajnë mes tyre se çfarë mesazhesh apo telefonatash marrin, fillojnë të zbulohesh shumë sekrete dhe shumë ekuilibra prishen.
Një natë para se të diplomohen nga gjimnazi, Xhesi dhe miqtë e saj përdorin një aplikacion në celular për të gjetur celularin e saj që gjendet në një shtëpi ku banojnë psikopatë.
Historia e vërtetë e dhimbshme e ekuipazhit të ASHBA Indianapolis, të cilët ngecën në ujërat filipinë për pesë ditë pas dorëzimit të armëve atomike që do i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore. Teksa prisnin të shpëtoheshin, përjetuan etje dhe uri ekstreme, gjithashtu edhe sulme të pamëshirshme peshkaqenësh.
Në vitin 1951, Markus Mesner dezerton nga thirrja për të shkuar ushtar në luftën e Koresë dhe babai i tij kasap në Nju Xhersi, e regjistron në një kolegj në Ohaio. Por ai nuk ndjek rregullat dhe shumë shpejt do të përplaset me dekanin e kolegjit, z. Kaduell. Njëkohësisht ai do të krijojë një lidhje me Olivian, një vajzë të bukur por edhe shumë problematike. Ndërkohë që zemërimi i tij sa vjen dhe mblidhet, Markusi vendos të heqë dorë nga djali i bindur dhe i mirë.
Kur ndërtesa e Shideh goditet nga një raketë gjatë Luftës Iran-Irak, një fqinj hedh hipotezën se raketa ishte e mallkuar dhe mund të mbante shpirtra keqdashës të Lindjes së Mesme. Ajo bindet se një forcë e mbinatyrshme brenda ndërtesës po përpiqet të zotërojë vajzën e saj Dorsa. Dhe ajo nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me këto forca, nëse do të shpëtojë veten dhe vajzën e saj.