Tetë vjet pasi Ana Eliot u bind të mos martohej me një burrë të guximshëm me origjinë modeste, ata takohen përsëri. A do ta shfrytëzojë shansin e dytë për dashurinë e vërtetë?
Një baba punëtor, jakë blu, i cili thjesht dëshiron t'i sigurojë një jetë të mirë vajzës së tij 8-vjeçare të zgjuar. Puna e tij e zakonshme e pastrimit të pishinave
në Luginën e San Fernandos është një mbulim për burimin e tij të vërtetë të të ardhurave: gjuetia dhe vrasja e vampirëve.
Ndërsa janë duke kaluar kohë pas shkolle, Çarli dhe miqtë e tij zbulojnë bazën e superheroit më të fuqishëm në botë, të fshehur nën shtëpinë e tij. Kur keqbërësit sulmojnë, ata duhet të bashkojnë forcat për të mbrojtur bazën.
Megjithëse dëshira e shkrimtarit italian novelist Luixhi Pirandelo ishte që hiri i tij të transportohej në Sicili pas vdekjes, qeveria fashiste e varrosi në Romë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një burrë nis misionin për t'i bërë dëshirat e Pirandelos realitet.
Jeta e ikonës amerikane të muzikës, Elvis Presli, që nga fëmijëria e tij e derisa u bë një këngëtar dhe aktor filmash në vitet 1950, së bashku me marrëdhënien e ndërlikuar me menaxherin e tij, Kolonelin Tom Parker.
Fokusi i vetëm i Honor është të shkojë në Harvard. E gatshme të bëjë çfarë të jetë e nevojshme, Honor thur një plan që të rrëzojë tre kundërshtarët e saj,deri sa gjërat marrin një kthesë dhe ajo dashurohet me kundërshtarin e saj më të madh.
Botët përplasen në një darkë të vitit 1959 në Anglinë e re kur një çift progresiv biracial arrin në shtëpinë e një psikiatri të dyshimtë. Së shpejti ata e gjejnë veten peng në një lojë cinike duke ekspozuar të çarat në fasadat e tyre.
Një mision shpëtimi organizohet në Tajlandë ku një grup djemsh të rinj dhe trajneri i tyre i futbollit janë bllokuar në një shpellë nëntokësore që po përmbytet.
Inteligjentja Selene bie në dashuri me djalin e keq Tristan në në gjimnazin e saj të ri në Biarritz, pa e ditur se ajo është pjesë e një basti mizor që ai ka bërë me mbretëreshën e rrjeteve sociale, Vanesa.
Daisy trashëgon një pasuri të vjetër drithëruese nga gjyshi i saj i ndjerë, një mjeshtër i arteve marciale të cilin nuk e takoi kurrë. Kur ajo shfaqet në pronë, ajo shpejt zbulon se shtëpia është e pushtuar nga shpirti i gjyshit të saj dhe fantazma e një burri misterioz të quajtur William. Kur krimineli i gjuetisë së thesarit zbret në shtëpinë e re të Dejsit, ajo detyrohet të thërrasë miqtë e saj të rinj të mbinatyrshëm që t'i shmang.
I vendosur në një mision të rrezikshëm, pa asnjë nga kujtimet e tij, një burrë duhet ti shpëtojë vdekjes ndërkohë që është duke u përpjekur të zbulojë se kush është, si ka përfunduar aty, dhe kush është zëri misterioz në veshin e tij që e quan “Karter”?
Në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, një herë në 20 vjet, ka ditë që vendasit i quajnë pakohë. Në këtë kohë perënditë, të cilëve fisi i lashtë Aztek u bëri flijime, zbresin në tokë për të marrë shpirtrat e njerzve.
Historia e origjinës së Predatorit në botën e Kombit Comanche 300 vjet më parë. Naru, një luftëtare femër e aftë, lufton për të mbrojtur fisin e saj kundër një prej Predatorëve të parë shumë të evoluar që zbarkoi në Tokë.
Popoi punon si truproja i bosit të lojërave të fatit Rodolfos. Pasi vrasin djalin e një politikani, atyre iu duhet të paguajnë miliona para për t'i shpëtuar burgut. Para, të cilat do t'i nxjerrin nga 1 lojë ku nuk ka aleatë.
Në një strukturë të nëndheshme, pesë shkencëtarë zgjohen nga gjumi krio pa kujtuar se kush janë dhe sa kohë kanë qenë në gjumë. Ata së shpejti bëjnë një zbulim tronditës: një vrasës po i gjuan atje poshtë dhe madje ai mund të fshihet midis tyre.
Betriek jeton buzë një moçali në veri të Holandës. Kur ajo dhe familja e saj sulmohen nga një i huaj i rastësishëm një natë, Betriek vendos të gjejë një shpjegim. Sa më shumë që gërmon, aq më shumë bindet se po e gjuan diçka e lashtë.
Sally, një shofere kamioni, për të shpëtuar vëllain e saj nga një bandë kriminale, pranon të trafikojë mallra të paligjshme. Personi që do të transportojë është një vajzë me emrin Laila. Ndërsa Sally dhe Laila nisin këtë udhëtim të rrezikshëm, një agjent i FBI është i gatshëm për të bërë çfarë mundet për ti shpëtuar ato dhe për të ndaluar trafikimin e një qënieje njerëzore.
Angi dhe Mike janë dy prindër amerikanë që hasin vështirësi në përkujdesin e vajzës se tyre të vogël. Pasi doktorët nuk e gjenin problemin e vajzës, prindërit e saj zbulojnë se po i ndjek një demon.
Bazuar në jetën e majorit Sandeep Unnikrishnan, i cili ra dëshmor në aksion gjatë sulmeve të nëntorit 2008 në Mumbai dhe si pasojë iu dha Ashoka Chakra, çmimi më i lartë i galantizmit të Indisë në kohë paqeje, më 26 janar 2009.