Një agjent sportiv gjen një klient të ri basketbollist si një mundësi biznesi intriguese dhe kontradiktore gjatë një mbylljeje të përkohshme të ndeshjeve.
Ndërsa punon si striptiste në një klab, jeta e Destinisë ndryshon përgjithmonë kur miqësohet me Ramonën, striperen më të rëndësishme të klubit (Xhenifer Lopez). Shumë shpejt ato, bashkë me grupin e tyre, gjejnë mënyrën se si të zhvatin pasanikët e Uoll Stritit e te tjerë, derisa gjërat dalin jashtë kontrollit...
Për shkak se donte të mbronte vëllanë e tij të vogël nga një baba shumë i dhunshëm, Tedi, një i ri pa histori, akuzohet për vrasjen e babait të tij dhe dërgohet në një qendër të mbyllur arsimore, në pritje të gjyqit të tij për vrasje. Më pas ai zhytet në një univers brutal rregullat e të cilit nuk i njeh.
Pasi humb babanë, një djalosh humb edhe besimin në Zot, por e rifiton atë 20 vite më vonë, kur detyrohet të ndihmojë një ekzorcist të luftojë Peshkopin e Zi.
Në një nga zonat më të varfra të Parisit, populluar nga emigrantë, një këshilltare shkolle i përkushtohet punës me nxënës që kanë ndër të tjera edhe probleme sociale, ndërkohë që përballet me sfidat e jetës së saj.
Vendimi nën panik i një gruaje për të mbuluar një vrasje aksidentale del jashtë kontrollit kur ndërgjegjja e saj kërkon që ajo t'ia kthejë trupin e të vdekurit familjes së tij.
Verën e vitit të parë të shkollës së mesme, Hodaka ia mbath nga shtëpia e tij në ishullin e largët, për të shkuar në Tokio, ku zë miqësi me një vajzë që duket se është në gjendje të manipulojë motin.
Një mësuese franceze ka transformuar jetën e saj personale pasi fillon një lidhje me një student të ri.
E tashmja përplaset me të kaluarën ndërsa çështjet e varrosura prej kohësh familjare zbulohen në këtë dramë komplekse, ndër breza.
Irlandë, 1845. Ndërsa zia e bukës përparon, një peshkatar i paaftë për të mbrojtur familjen e tij përfshihet nga errësira derisa një vajzë e vogël e pafuqishme e shpëton atë nga dëshpërimi.
Pasi lidhet me një polic, i cili shndërrohet në një përndjekës të fiksuar, një vajzë e një qyteti të vogël duhet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar nga hakmarrja e tij e dhunshme.
Ukrainë, 1918. Ndërsa një ushtri Bolshevike rreth 4.000 burrash, e komanduar nga gjenerali Muraviov, përparon drejt Kievit, me synimin për të pushtuar qytetin. Një njësi e vogël ukrainase prej 400 ushtarësh që rreth 300 prej të cilëve ishin studentë, rezistojnë pranë stacioni të Krutit. Tërbohet përplasja mes forcave të kundërta dhe atyre të pabarabarta, me furi të tmerrshme. Të rinjtë, si ushtarët spartanë, sakrifikojnë veten në një luftë kundër agresorëve.
Princat që janë kthyer në xhuxh kërkojnë këpucët e kuqe të një zonje për të thyer magjinë, megjithëse nuk do të jetë e lehtë. Një parodi me një kthesë.
Pas vdekjes së të vëllait në duart e ISIS-it, Zilani kthehet tek vendlindja e saj, ku njerëzit protestues po shtypen në mënyrë brutale. Në luftën për lirinë e popullit të saj ajo nuk mbetet thjesht një dëshmitare pasive.
Gjatë mbrojtjes së Leningradit, disa vajza të reja, vendosin të trajnohen për të punuar në trenat rusë. Ato kanë për detyrë të dërgojnë mallra dhe pajisje ushtarake përmes sulmeve naziste, duke rrezikuar jetën e tyre në çdo hap.