Dominion përdor drone, kamera të fshehura dhe të dorës për të ekspozuar pjesën e errët të bujqësisë moderne të kafshëve, duke vënë në pikëpyetje moralin dhe vlefshmërinë e dominimit të njerëzimit mbi mbretërinë e kafshëve.
Në vitin 1904 një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter goditi Oslon, me epiqendër në "Grabenin e Oslos", që ndodhet nën kryeqytetin norvegjez. Shenja të ngjashme lajmërojnë për një tërmet të ngjashëm.
Adoleshenti Majlls Morales bëhet Spidermen i realitetit të tij, ku rruga e tij kryqëzohet me pesë homologët e tij nga dimensione të tjera kohore. Atyre u duhet të ndalin një kërcënim të rëndë për të gjitha realitetet.
Bazuar në histori të vërtetë | Nuk po tallemi :) Filmi tregon vet për... |
një grup të vogël djemsh që kanë qenë shokë klase, ku ata organizojnë një lojë vjetore të ndërlikuar, e cila kërkon që disa të udhëtojnë në të gjithë vendin.
Krisi trajnohet me një njësi speciale të policisë, një jetë e përditshme plot aksion dhe presion të lartë. Kur qëllon dikë gjatë një operacioni, për sa duket si vetëmbrojtje, kolegët e konsiderojnë hero, por bota e jashtme reagon gjithë kritikë.
Riley është duke luftuar për të bërë miq pasi transferohet në një shkollë të re të mesme ku babai i saj, Chris, është mësues anglishte. Kur ajo takohet me Kylën, ato shpejt bëhen miq të ngushtë. Megjithatë, miqësia merr një kthesë të çuditshme kur Riley mëson se Kyla është e fiksuar pas babait të saj.
Një adoleshente nis të bashkëbisedojë me reflektimin e saj. Në fillim, reflektimi e ndihmon të përballet me vështirësitë që ka, por shpejt, dëshirat e saj më të errëta marrin jetë.
I ndjekur nga një kriminel hakmarrës, federalët dhe një bandë e ushtarëve nga jashtë planetit, një ish i dënuar dhe një vëlla adoleshent i adoptuar, detyrohen të shkojnë në arrati me një armë me origjinë misterioze, si mbrojtja e tyre e vetme.
Në orbitën e një planeti në prag lufte, shkencëtarët testojnë një pajisje për të zgjidhur krizën e energjisë dhe përfundojnë ballë për ballë me një realitet të errët.
Tobi, një regjisor filmi i zhgënjyer, përhumbet në një botë të trilluar që kthehet pas në kohën,
kur një këpucar spanjoll beson se është Sanço Panço. Ai gradualisht nuk arrin më të dallojë ëndrrat nga realiteti.
Një histori nga epoka e kalorësve trima, princeshave të bukura dhe magjistarëve të këqij. Ruslani, një artist që ëndërron të bëhet kalorës, takon dhe bie në dashuri me bukuroshen Mila, pa e kuptuar që ajo është vajza e Mbretit.
Në korrik të vitit 1976, katër terroristë rrëmbejnë një avion që udhëton nga Tel-Avivi për Paris dhe e detyrojnë ekuipazhin e fluturimit të shkojnë në Entebe të Ugandës. Atje, udhëtarët hebrenj mbahen peng, si pengje për lirimin e dhjetëra terroristëve të burgosur në Izrael, Gjermani dhe Suedi. Një film që nxjerr edhe një herë në pah konfliktin e gjatë Izrael-Palestinë...
Në një botë të ardhshme ku librat ndalohen dhe digjen, një zjarrfikës fillon të lexojë në fshehtësi dhe zbulon një grupim rebel të përkushtuar ndaj mbrojtjes së letërsisë.
Kapiteni i kombëtares ruse Juri Stoleshnikov nuk shënon penallti në minutat e fundit të ndeshjes vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës. Më pas rrëzon kundërshtarin, i bërtet gjyqtarit, merr kartonin e kuq dhe, duke u larguar nga fusha, nis një sherr me tifozët. Si rezultat, skuadra humbet dhe Stoleshnikovi tërhiqet nga futbolli. Ai ikën në një qytet të vogël, ku i ofrohet të drejtojë ekipin e tyre lokal, që luan në ligën e dytë të kampionatit rus. A është ky fundi apo fillimi i një rruge të re në jetën e tij?