Një shërbim i thjeshtë në jurinë e një procesi gjyqësor, kthehet në një makth të vërtetë për njërin prej anëtarëve të jurisë, sepse është i vetmi që di sekretin e krimit të kryer në një natë Tetori me shi.
Kur një djalosh i vogël i dërgon një letër Babagjyshit të Krishtlindjes me një gabim të madh drejtshkrimor, mbërrin një plakush djallëzor për ta kthyer Krishtlindjen në një katrahurë të vërtetë.
I tronditur nga korrupsioni dhe dhuna, një oficer police i drejtë kthehet në një vigjilent me maskë për të ndëshkuar si kriminelët, ashtu dhe policët e korruptuar.
Një kuzhiniere e re dhe një e divorcuar kohët e fundit e gjejnë jetën e tyre të ndryshuar përgjithmonë kur një takim i rastësishëm i bashkon, në një romancë thellësisht prekëse që përfshin një dekadë.
Ka në qendër një personazh melankolik
që grumbullon kërmij. Gjatë gjithë filmit, ky personazh përballet me sfida dhe pengesa
të ndryshme personale. Tregon morinë e vuajtjeve dhe njerëzit e pakët që i rrinë pranë.
A do e zënë ato vendin e kërmijve? Teksa lundron në rrëmujën e jetës së përditshme,
ajo nis një udhëtim për të njohur veten, për të mësuar të gjejë besim te vetja.
I rrethuar nga udhëheqës të fuqishëm fetarë në sallat e Vatikanit, kardinali Lorenc zbulon një gjurmë sekretesh të thella që mund të tronditin themelet e Kishës Katolike Romake, teksa po bëhen zgjedhjet për Papën e ri.
Një çift i ri joshet në kthetrat e një vampiri 500-vjeçar gjakatar; I huaji ekzotik përpiqet t'i bindë ata të shkëmbejnë partnerë dhe t'i bashkohen llojit të tij.
Një telefonatë nga Shqipëria trondit Aleksin. Babai I tij humb jetën dhe pa u menduar më gjatë ai kthehet për tu hakmarrë. Aleksi është I ri dhe duhet të vërë në punë gjithë eksperiencën e tij për të zëvendësuar babain në klanin mafioz ku gjërat nuk janë asnjëherë sic duken…
Melodi Bruks është një vajzë me paralizë cerebrale që përdor karrocën me rrota dhe nuk mund të flasë.
Ajo përballet me shumë sfida në klasën e gjashtë, por me ndihmën e teknologjisë asistive dhe mbështetje
nga miqtë e saj të përkushtuar. Melodia tregon se ajo ka shumë për të thënë dhe se zëri i saj është i rëndësishëm,
pavarësisht se si mund ta shprehë. Ajo dëshmon se aftësitë e saj janë më të rëndësishme se kufizimet dhe
se mund të arrijë të bëjë një ndryshim, duke shpërthyer barrierat që shoqëria ka vënë për të.
Gjatë viteve 90-të në Sllovakinë e pas komunizmit, një ish-druvar i quajtur Miki merr përsipër të nis biznesin e tij në nivel lokal dhe pastaj ngjit shkallët duke u shndërruar në bosin më të madh të mafias në vend.
Në Luftën e Dytë Botërore në Londër, George nëntëvjeçar evakuohet në fshat nga nëna e tij Rita, për t'i shpëtuar bombardimeve. Sfidues dhe i vendosur për t'u kthyer në familjen e tij, George nis udhëtimin për në shtëpi ndërsa Rita po e kërkon.
Në prag të një turneu të ri pas një viti shkëputje, një këngëtare e famshme e popit, fillon të përjetojë sekuenca të tmerrshme dhe të pashpjegueshme. E trembur dhe e lodhur prej trysnisë së famës së saj, i duhet të mendojë për të marrë në dorë kontrollin ndaj vetes dhe për të shpëtuar nga halucinacionet që po e përndjekin çdo çast.
Elisa e sapo divorcuar fillon të rinovojë bujtinën që trashëgoi nga gjyshërit e saj, duke rënë në sy të Lukës, shefit financiar të një zinxhiri të madh hotelesh.
Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maksimus nga duart e dajës së tij, Luciusi detyrohet të hyjë në Koloseum pasi vendi i tij pushtohet nga perandorët tiranë që tani udhëheqin Romën me një grusht të hekurt. Me zemërimin në zemër dhe të ardhmen e Perandorisë në rrezik, Luciusi duhet të gjejë forcë për t'i kthyer lavdinë Romës.
Në orën 23:30 të 11 tetorit 1975, një trupë e egër komedianësh dhe shkrimtarësh të rinj ndryshuan televizionin përgjithmonë. Zbuloni se çfarë ndodhi prapa skenave në 90 minutat para transmetimit të parë të Saturday Night Live (1975).
I kapluar nga paranoja në mes të trazirave politike në Teheran, gjyqtari hetues Imani tronditet kur i zhduket arma. I dyshimtë ndaj gruas dhe vajzave të tij, ai fillon të vendosë masa të ashpra që thyejnë lidhjet familjare, ndërsa shoqëria përreth tij fillon të rrënohet.
Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.