Kur Monika kupton që e bija do të vdesë, merr masa ekstreme për të shpëtuar vajzën e saj, duke bërë një pakt me çmim më të lartë se mund ta imagjinonte...
Kjo është historia e një polici të ndershëm i cili është i rrethuar nga rrethana të pafavorshme. Është një film emocionues i drejtuar nga krimi dhe politika. Filmi sillet rreth sfondit të një shteti politikisht të pa qëndrueshëm, i cili tregon rrjetin e mafias së një politikani, një vend krimesh serioze, politikanësh dinakë, kriminelë të mjerueshëm.
Në një Amerikë politikisht të ndarë, Krisi përpiqet të kalojë Ditën e Falënderimeve pa shkatërruar familjen e tij. Por, gjërat dalin jashtë kontrollit me dy vizitorët e papritur.
Në qytetin e vogël dhe të qetë të Glimer Pikut fillojnë të zhduken fëmijë në mënyrë të mistershme. Kështu, adoleshentja rebele, Sofia, e dënuar me arrest shtëpie, fillon të dyshojë se legjenda urbane meksikane mbi lugatin Kukuji është e vërtetë dhe ai mund të jetë fajtori i këtyre zhdukjeve.
Një baba dhe vajza e tij 13 vjeçare bëjnë jetën perfekte në një park të madh në Portland, Oregon, por një gabim i vogël do t'i përmbysë jetët e tyre...
Një vrasës serial i maskuar kthen një park argëtimi në një shesh lojërash për veten e tij, duke terrorizuar një grup shokësh ndërkohë që të tjerët mendojnë se e gjitha kjo është pjesë e aktrimit.
Stefani, një programues i ri, po përpiqet të krijojë një lojë kompjuterike bazuar në romanin “Bandersnatch”. Por, ashtu si autori i romanit, Stefani fillon të përjetojë çrregullime mendore që e bëjnë të jetojë mes ëndrrës, realitetit dhe krimit...
Një nga të fundit i ndershëm në shoferët e kamionçinave të rimorkimit në qytet, rrezikon gjithçka në një udhëtim për tu bërë mbret i rrugës dhe për të furnizuar familjen e tij të vuajtur.
Jong-su ndesh rrugës një vajzë që jetonte dikur në një lagje me të, e cila i kërkon të kujdeset për macen e saj në kohën kur ajo të jetë në Afrikë. Kur kthehet, ajo e prezanton me Benin, një tip misterioz të cilin e ka njohur andej, i cili tregon pasionin e tij të fshehtë.
Filmi flet për historinë e adoleshentit Riçard Versh, i cili u bë një agjent i maskuar për FBI-në gjatë viteve 80' dhe në fund u arrestua për trafikim droge, për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm.
Musolinit shfaqet përsëri në Romë pas 72 vitesh duke gjetur vendin plot me probleme si racizmi dhe urrejtja për politikanët. Duke e ngatërruar si aktor ai bashkohet me një regjisor dhe fillon të udhëtojë në gjithë Italinë për ta sunduar sërish.
Pasi Nikun e lë e dashura në diplomim ai dhe shoku i tij Shein vendosin të shkojnë në një festival muzike "house" për të larguar mendjen. Por prapësirat dhe argëtimet që do ndodhin atje kanë për t'i futur në telashe.
Emi fillon punën e saj të re në turnin e natës në një hotel me një të kaluar të frikshme. Ajo bëhet dëshmitare e vrasjeve që përsëriten në një cikël. Emi duhet të gjejë një mënyrë për t'i shpëtuar vrasësit të çmendur dhe të shpëtojë klientët e hotelit.
Mbretëri tullumbacesh, dragonj policie të përgjumur dhe magjistarë të lumtur... kështu i mban mend Terri përrallat e gjyshes së tij. Vetëm se ato dalin të jenë të vërteta dhe jo aq të gëzueshme. Me çfarë do i duhet atij të luftojë për t'i kthyer gjërat e lumtura, siç ishin?...
Ky film përmban skena jo të
përshtatshme për fëmijët dhe përfshin lakuriqësinë dhe përdorimin e drogës. Këshillohet për më të rritur. Kjo histori është kopje e origjinalit.
Në vitin 1985, një grup kriminelësh tallen me sigurinë e Muzeut Kombëtar të Antropologjisë në qytetin e Meksikës për të nxjerrë 140 sende arkeologjike nga vitrinat e tyre.
Në natën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Kas, një promovues klubesh në L.A., ndërmerr një udhëtim emocional me Fridën, një vizitore nga Midwestern. Ajo e nxit Kasin të ndjekë ëndërrat e tij, teksa ai e ndihmon atë të gjejë të sajat.
Stivi një 13-vjeçar i cili jeton në Los-Angelosin e viteve 90', kalon verën e tij me një grup miqsh të rinj, ku të gjithë së bashku kalojnë një eksperiencë të rrezikshme, argëtuese dhe eksituese.
Pas vetëvrasjes së shokut të saj të ngushtë, 24- vjeçarja Lusi, duhet të përballet e vetme me jetën e saj në mes të drogës, shthurjes dhe boshllëkut...
Lisi, një organizuese eventesh në prag të martesës dhe Bili, një barmen, kanë vetëm diçka të përbashkët: pagjumësinë. Këta dy të huaj për njëri-tjetrin zbulojnë se mund të bien në gjumë vetëm nëse flenë së bashku.