Kjo biografi tregon për jetën e të riut Thërgud Marshall, gjykatësi i parë afro-amerikan i Gjykatës së Lartë, teksa ai përballet me çështje që do t'i përcaktojnë karrierën.
Kur rrjeti i satelitëve të projektuar për të kontrolluar klimën globale nis të sulmojë Tokën, do të kemi një luftë me kohën për të zbuluar rrezikun e vërtetë, përpara se stuhia të zhdukë nga faqja e dheut gjithçka dhe këdo.
Historia bazohet në ngjarje të vërteta të zhvillluara në Rusi më 1985. Pasi humbën kontaktet me stacionin hapësinor Salyut-7, dy kozmonaut rus nisen në hapësirë dhe e riparojnë stacionin e dëmtuar.
Xhei-ho ka vendosur rregullat e tij për të burgosurit e tjerë në burg. Pasi takon një të burgosur të ri Hyon-so i cili nuk ulet përpara askujt, Xhei-ho ndjek ambicien e tij për tu bërë shefi i organizatës kriminale sapo lirohet nga burgu.
Dy detektivë bashkë me një gazetare punojnë fort për të kapur një vrasës serial shumë misterioz i cili frymëzohet nga loja e fëmijëve Hangman (Loja me njeriun e varur).
Një familje, me banim në Teksas, duhet të ngrihet mbi konfliktet personale, në mënyrë që të luftojë një krijesë kriptide të rrezikshme, që kërcënon jetën e tyre.
Pesë studentë të mjekësisë, të obsesionuar nga ajo që qëndron përtej kufijve të jetës, fillojnë një eksperiment të guximshëm: duke ndaluar zemrat e tyre për periudha të shkurtra, secili prej tyre shkakton një përvojë afër vdekjes - duke u dhënë atyre një pamje të parë të jetës së përtejme.
Historia e Mark Felt i cili nën nofkën ''Informatori'' ndihmoi gazetarët Bob Uduard dhe Karl Bernstein të
zbulonin skandalin e Uatergeit në vitin 1972.
Në vitin 2008, gazetari rishtar Xhei Bahadur formon një plan gjysmë të pjekur për t'u futur në mesin e piratëve të Somalisë. Në fund të fundit ai është i pari që arrin të sigurojë vështrimin nga afër se kush janë këta njerëz, si jetojnë dhe gjërat që i shtyjnë ata përpara.
Një kampion botëror i MMA që ka hequr dorë nga ndeshjet përfshihet në një klub sekret ndeshjesh që quhet "Cirku i Gjakut"
dhe i duhet të ndeshet që të mbijetojë dhe të shpëtojë familjen e tij.
Një film i bazuar mbi ngjarje të vërteta. Erno Blaskoviç humbi gjithçka pas revolucionit hungarez të 1848-ës. Kincsem, një kalë mahnitës, i jep kuptim jetës së tij të shkatërruar. Ernos i jepet mundësia të marrë gjithçka që ka dashur: hakmarrjen, dashurinë dhe famën.
Katër filma vizatimorë, me personazhe të Walt Disney-t, në katër aventura argëtuese dhe komike. “Festa e trollëve”, “Baba Njëshi”, “Dita me borë” dhe “Agimi i Krudëve”… Trollët e lumtur, krijesa e vogël Oh që dëshiron të bëhet Babagjysh, Tipi që ndihmon miqtë e saj jashtëtokësorë dhe familja e rrallë e shpellarëve Krudë, që nuk e kërkojnë aventurën, por është aventura që i ndjek ata…
Historia frymëzuese e dashurisë së Robinit dhe Dianës, një çift aventurier që refuzojnë
të heqin dorë përballë një sëmundje shkatërruese. Sfida për të jetuar dhe jo thjesht mbijetuar
e Robinit mundëson një të ardhme të re për të gjithë të sëmurët me aftësi të kufizuara.
Në një botë ku krijesat mistike jetojnë krah për krah me njerëzit... Një polic detyrohet të punojë me një ork për të gjetur një armë për të cilën gjithë janë të gatshëm për të vrarë.
Maraja është një vajzë e vogël e cila ëndërron të marrë një qenush Krishtlindje pas Krishtlindjeje.
Këtë vit, dëshira e saj bëhet më e madhe pasi pa te dyqani i kafshëve një qenushe të quajtur Princesha.
Me babain e burgosur nën akuzën e vrasjes, Alisona dhe Brendoni, vëlla e motër, bëhen të dyshuarit e parë, kur qyteti i tyre i vogël preket nga një seri vrasjesh. Atyre u duhet të luftojnë për të pastruar emrin.
Në burgun Laknau, një burg me famë të keqe për shkak të të burgosurve problematikë që vuajnë dënimin aty, përfundon edhe një i pafajshëm, i cili ëndërr ka muzikën. Shansi i tij i vetëm për ta ndjekur këtë ëndërr, është të bindë bashkëvuajtësit e tij të formojnë një grup muzikor për të performuar në një garë mes burgjesh.