Ky është një filmi emocionues i frymëzuar nga ngjarje të vërteta dhe këtu përzihet dashuria, humbja, ndarja, dëshira dhe një udhëtim të jashtëzakonshëm. Kur ishte akoma shumë e re Philomena, një vajzë që vinte nga një familje katolike Irlandeze pati një shtatzëni të padëshiruar. Si ndëshkim atë e dërgojnë në një manastir ku ajo lind fëmijën e saj. Por pas 3 vitesh ata ia marrin fëmijën dhe ia japin një çifti Amerikan për birësim. 50 vite më vonë ajo takon Martin Sixmith, një gazetar i investigimeve dhe i tregon historinë e saj. Martini, i prekur nga historia e bind që të nisen në kërkim të djalit të saj, dhe ata fillojnë një të mahnitshëm.
Në zonën Jugore të Çikagos konfliktin mes bandave vendos kush jeton dhe kush vdes. Pas vrasjes së Patit 7-vjeçare diçka ndryshon, a mundet që femrat me anë të grevës së seksit t’i japin fund kësaj situate?
Në moshën 21 vjeçare, Timi zbulon se mund të udhëtojë në kohë dhe të ndryshojë atë çfarë ndodh dhe ka ndodhur në jetën e tij. Vendimet për të bërë botën e tij një vend më të mirë duke gjetur një të dashur nuk dalin aq të thjeshta sa mund të mendoni.
Medeas është një eksplorim i guximshëm dhe lirik i tjetërsimit dhe dëshpërimit përmes vëzhgimit intim të jetës së brendshme të një familje, marrëdhënies së tyre me njëri-tjetrin dhe mjedisin e tyre. Pa gjykim moral, ky film tregon kufijtë e sjelljes njerëzore dhe limitet ku njerëzit mund të shtyhen për dashuri dhe vetë-ruajtje.
Tre gra, të cilat janë çmendur nga jeta e vështirë, do të transportohen nëpër të gjithë vendin me një karrocë nga një femër e devotshme dhe e pavarur, e cila punëson një njeri me jetë të ulët për ta ndihmuar.
Në vitin 1981 në Nju Jork, një emigrant ambicioz lufton për të mbrojtur biznesin dhe familjen e tij gjatë vitit më të rrezikshëm në historinë e qytetit.
Pas një fëmijërie të vetmuar, Xhein Eir del në jetë si guvernante. Gjatë kohës që jeton e qetë në Vilën Thornfild, ajo njihet me pronarin misterioz, të ftohtë dhe të paparashikueshëm të shtëpisë, Z. Roçester. Xhein dhe punëdhënësi i saj bëhen miq të mirë dhe shumë shpejt ajo e gjen veten të dashuruar me të.
Më në fund duket sikur lumturia e gjeti Xheinin, por a do ta shkatërroi përgjithmonë atë
sekreti i tmerrshëm i Z. Roçester?
Katër studentë latinë gjimnazi krijojnë një grup robotike. Pa eksperiencë, me 800 dollarë, pjesë të përdorura makinash dhe një ëndërr, kjo skuadër e dërrmuar konkurron ndaj shkollës më të mirë të robotikës MIT.
Adolf Hitleri zgjohet dhe e gjen veten në shekullin XXI, atje ku dikur ishte bunkeri i tij, pa kujtuar asgjë që ka ndodhur pas vitit 1945. Duke interpretuar situatat moderne nga një perspektivë naziste, ai gjen famën dhe suksesin si komedian.
Në Romë, turistja amerikane Hejli njihet me avokatin Mikelanxhelo. Prindërit e Hejlit, psikiatrja Filis dhe producenti muzikor në pension Xherri, udhëtojnë në Romë për t'u njohur me Mikelanxhelon dhe prindërit e tij. Kur Xherri dëgjon babain e Mikelanxhelos, Xhankarlon, të këndojë në dush, bindet se ai është një këngëtar i talentuar opere. Çifti Antonio dhe Mili udhëtojnë në Romë për t'u njohur me të afërmit e Antonios që i përkasin shoqërisë së lartë. Kur Mili humbet nëpër Romë dhe prostitutja e quajtur Ana gabimisht futet në dhomën e hotelit të Antonios, papritmas të afërmit e tij shfaqen dhe besojnë se Ana është gruaja e Antonios.
Kur dy vajza të reja mbeten të bllokuara në shkollë gjatë pushimeve të dimrit, një forcë djallzore dhe e rrezikshme sulmon jetët e tyre dhe punonjësve të shkollës.
Një eksplorim i çerek shekullit të fundit të piktorit të madh britanik, Uilliam Tërnër. Ai do të konsiderohej i çmendur për shkak të pikturave të çuditshme që realizonte.
Dy djem 13 vjeçar nga shtresa e varfër në Bradford kërkojnë të fitojnë duke bashkëpunuar me pronarin e një pike grumbullimi metalesh. Gjatë kërkimit për skrap përfshihen në veprimtari kriminale.
Princi i ashpër dhe kokëfort i Pritampurit, ndërsa po shërohej nga një atentat që iu bë katër ditë para kurorzimit, zëvendësohet nga një person i ngjashëm zemër mirë...
Një profesor universiteti e gjen veten papunë për shkak të mos financimit të kërkimit të tij shkencor. I gjendur ngushtë, me mjaft pagesa për të bërë, ai ndërmerr një vendim drastik, do të përdor zbulimin tij për të prodhuar një drogë të pastër e të ligjshme. Krijon me miqtë e tij profesorë një bandë shpërndarësish droge. Fillimi do të jetë emocionues, por situata do tu dalë jashtë kontrollit.
Dashuria e pashpërblyer e shtyn një djalë për të shkruar përvojat e veta, në një skenar filmi. Ai do shumë të besoj në dashuri, por eksperienca ia ka bërë të pamundur. Në këtë film shpalosen të gjitha: Që nga teoritë për dashurinë, idetë, zhgënjimet, mundësitë, kërkesat. Është një guidë që të ndihmon për të kuptuar më mirë lidhjet dhe për të gjetur personin e duhur në jetë.
Një histori e bazuar në realitet, kjo është komedia e zezë e 20 viteve histori të Siçilisë nga vitet 70 deri në vitet 90' me prezencën e mafias dhe bosit Toto Rina që urdhëron një seri vrasjes të heronjve antimafia. Historia fokusohet tek një djalosh të rritur në Palermo i cili mundohet të fitojë dashurinë e vajze të quajtur Flora.
Dy veteranët e luftës së Bosnjes, një amerikan dhe një serb, ndodhen papritur në një situatë të tensionuar me njëri-tjetrin, teksa njëri shfaq qëllimet e tij të vërteta…
Dy gjeneratat e ngatërrestarëve shumë shpejt krijojnë një lidhje, ndërsa mashtrojnë në rrugën e tyre përgjatë zemrës së Amerikës në një udhëtim gazmor me shumë shaka dhe rrenga mbi njerëz të vërtetë të cilët nuk e kanë fare idenë që po luajnë në një komedi vërtet tronditëse me kamera të fshehta.