Duke pasur frikë nga fundi i botës, një veteran lufte me çrregullime të stresit post-traumatik, fillon të ndërtojë një strehë nëntokësore. Por njohja me Xhesikën e bukur do t'ia trazojë edhe me keq mendjen...
Rizvan Ahmed lë pas Allahabadin, dhe bashkë me të edhe mentalitetin e qytetit të vogël. Ai shpërngulet në Mumbai, një qytet me qiell-gërvishtëse shumë të larta dhe me ëndrra që fluturojnë akoma më tej. Dëshira e tij e madhe është të punojë me idhullin e tij, Shakun Kotharin, por bota lakmitare dhe manipuluese e parave, pushtetit dhe tregut të aksioneve, e rrëmben shumë shpejt Rizvanin.
Deadpooli takohet me Rasëllin, një mutant i zemëruar që jeton në jetimore. Kur Rasëlli bëhet objektivi i Kabllit (një ushtar që vjen nga e ardhmja), Deadpooli e kupton se do të ketë nevojë për ndihmë që të shpëtojë djalin. Komedi, aksion dhe satirë mbi kinematografinë.
Hakerja e kompjuterëve, Lisbet Salander dhe gazetari Mikael Blomkvist, e gjejnë veten të kapur në një rrjet të spiunëve, kriminelëve kibernetikë dhe zyrtarëve të korruptuar të qeverisë.
Chela dhe Chiquita, kanë qenë së bashku mbi 30 vite. Pas përkeqësimit të gjendjes së tyre financiare, Chela detyrohet të përballet me një realitet të ri. Një realitet i cili e bën të dalë nga guaska e saj dhe të jetë e lirë për bindjet e saja seksuale.
Kur familja e tij vdes në një aksident, Uilliami, një shkencëtar i zoti, kërkon me çdo kusht të përdorë aftësitë e tij për të kthyer sërish gruan dhe fëmijët e tij në jetë... duke i klonuar.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një artiste 16-vjeçare lituaneze dhe familja e saj dëbohen në Siberi, ndërsa Stalini brutalisht shkatërron rajonin e Balltikut. Jeta në internim i vë ata përballë vuajtjesh, mes të cilave, qëndron edhe një ushtarak ruso-ukrainas...
Krystal është një dramë-komedi për një djalosh që nuk ka pirë kurrë alkool në jetën e tij. Kur takon gruan e ëndrrave të tij, një ish- prostitutë- striptiste -të droguar dhe të alkoolizuar, ai pretendon se është në grupin e te Alkoolizuarve Anonimë që të gjente një mënyrë për ta gjuajtur. Për të pasur mundësinë më të vogël me të, atij i duhet të përballet me djajtë e tij dhe të mësojë se çdo të thotë të jetosh një jetë pa frikë e të bëhet një burrë i vërtetë.
Një kapiten i ri i Flotës Detare Amerikane duhet të bashkojë forcat me një skuadër ushtarake, për të shpëtuar Presidentin Rus nga një grusht shteti i organizuar nga një gjeneral që kërkon pushtet.
Projekti më i fundit i drejtorit të teatrit merr një kuptim të veçantë kur aktorja adoleshente Madaline e merr seriozisht performancën e saj. Linjat midis aktrimit dhe realitetit fillojnë të turbullojnë botën e saj të brendshme.
Disa astronautë të modifikuar gjenetikisht me sisteme robotike të avancuara nisen në një mision drejt një vrime të zezë të zbuluar së fundmi e njohur si Boshllëku. Kur misioni merr një kthesë të papritur, agjencia duhet të zbulojë se me çfarë u ndeshën astronautët në atë udhëtim...
I dënuar në mënyrë të gabuar për vrasje, Henri Charriere formon një marrëdhënie të fortë me shokun e burgut dhe falsifikuesin e dënuar Luis Dega, në një përpjekje për të shpëtuar nga një koloni penale famëkeqe në Ishullin e Djallit.
Një studente e shkëlqyer humbet rrugës për në një intervistë pune. Një kthesë e gabuar e bën të ngecë në pyjet e Kentakit. Ajo duhet të mbrojë veten nga faktorët e ashpër të natyrës si dhe nga një bandë kriminelësh të pamëshirshëm. Si pasojë, detyrohet të krijojw një aleancë të ankthshme me një vetmitar të panjohur, qëllimet e të cilit janë të panjohura.
Bazuar ne një histori të vërtetë, për jetën e Forrest Tucker, i cili pas 16 arratisjesh nga burgu takon një grua që mund t'ia ndryshojë jetën përgjithmonë. Por a mundet dashuria të triumfojë mes tundimit të tij që ai t'i rikthehet botës së krimit?
Ky thriller-aksion eksploziv rrëfen për një burrë të dëmtuar nga betejat në Luftën e Terrorit, i cili është i detyruar të shkojë në Londër për të ndjekur një operacion të CIA-s. Kjo gjë e çon në një betejë vdekjeprurëse me një ish-mik ushtrie dhe ushtrinë e tij private.
Roja perandorake dhe tre miqtë e tij tradhtarë të fëmijërisë, të urdhëruar për ta ndjekur, varrosen aksidentalisht dhe mbahen të ngrirë në kohë. Pas 400 vjetëve shkrihen për të vazhduar betejën që lanë pas. A mund ta ndryshojë njeriu fatin e tij, kur ka në dorë një rruzull kohor magjik?
Pas vitesh torturë, një djalë i ri arrin të shkëputet nga duart e një vrasësi sadist, por a do jetë në gjendje ai t’i shkëputet mësimeve që rrëmbyesi I tij i ka treguar?