Kur Davidi, një polic, qëllohet gjatl një ballafaqimi me një kriminel, partneri i tijë, Kal, i ndjek kriminelët në një fermë të vetmuar që është pronë e Erikut, një veteran lufte, me probleme. Ndërsa Kali dhe Eriku planifikojnë mbrojtjen, banda rrethon fermën -- së bashku me Davidin e plagosur. Të paktë në numër, ata të tre duhet të planifikojnë diçka të zgjuar për të kapur kriminelët, dhe për të shpëtuar.
Një mashtrues vendos të fshihet nga një vrasës brenda një stacioni policie të një qyteti të vogël. Kur vrasësi i paguar vjen aty, një police që s'di asgjë, e gjen veten nën shënjestër...
Një nënë dhe vajzë e shurdhër ndërpresin një psikopat serial ndërsa ai përpiqet të pretendojë viktimën e tij të radhës, vetëm për të gjetur zemërimin e tij të drejtuar drejt tyre.
Ida Uollker është një e moshuar që vuan dënimin në burg në ditët e fundit të saj për grabitje me armë. Ajo i drejtohet djalit të saj, Uajatit, për një punë të fundit që siguron të ardhurat për t'i dhënë sërish asaj lirinë.
Herri, një burrë i lënduar që përpiqet të pajtohet me vrasjen e gruas dhe vajzës së tij. Kur zbulon vendndodhjen e vrasësve ai zgjohet nga pikëllimi dhe i mbushur me hakmarrje, kërkon të shkatërrojë ata që shkatërruan jetën e tij.
Një film aksion western rreth një fermeri i cili strehon në shtëpi një burrë të plagosur me një çantë parash. Kur vjen puna tek paratë, atij i duhet të vendosë kujt t’i besojë. Duke i bërë rezistencë një sulmi të armatosur, ai zbulon një talent të lënë në harresë duke vënë në dyshim identitetin e tij të vërtetë.
Kur një vajzë e re bëhet nënë zëvendësuese për një burrë rreth të 40-ave, këta dy të huaj kuptojnë se kjo marrëdhënie e papritur do të sfidojë perceptimet e tyre për lidhjen, kufijtë dhe veçoritë e dashurisë
Asistentja e modës, Maka sapo ka marrë jetën në duar pas një ndarje shkatërruese, kur Leo, burri që i theu zemrën kthehet. Duke kërkuar mbështetje nga mikeshat më të mira, Adriana dhe Himeja, të tria do të mësojnë se dashuria mund të jetë e komplikuar.
Një emigrante në kërkim të ëndrrës amerikane, e cila pasi detyrohet të marrë një dhomë me qira e gjen veten në një makth nga i cili nuk mund të shpëtojë.
Një mësues shkolle detyrohet të përballet me një akt mizor nga e shkuara kur dy djem endacakë e marrin peng me familjen në një udhëtim të gjatë me makinë.
Filmi përshkruan jetën e një familjeje të lumtur, Kartikut, Madusë dhe vajzës së tyre të vogël Kavit. Shiva është bashkëpunëtor në fabrikën e tij. Guruja, një punëtor i fabrikës zbulon një sekret të madh në lidhje me Shivën dhe Madunë. Ai është në rrezik të madh.
Një gruaje të re që po lufton i është vendosur një çip eksperimental inteligjence artificiale.
Ajo duhet të luftojë për të mbijetuar, kur ai merr kontrollin.
Një pleh i përdorur në një komunitet të pasur, të pajisur me porta hyrëse, bëhet burim i një mutacioni gjenetik që transformon banorët e tij në zombi. A do të munden një adoleshent dhe motra e tij e vogël të dalin nga ishulli i karantinuar para se të kthehen në bar?
Një vit e gjysmë pas shkatërrimit të qyteteve për shkak të një shpërthimi viral, një ish agjent FBI-je detyrohet të mbrojë një vajzë të re imune ndaj sëmundjes, prej një udhëheqësi të rrezikshëm bande që i është vënë pas asaj.
Pas rrëzimit të anijes së tij në Mustafar, Poe Dameroni dhe BB-8 vizitojnë kështjellën Vader. Shërbëtori i Darth Vaderit, u tregon mysafirëve të tij tri histori të frymëzuara nga Sithi, me synimin për të arritur në fund qëllimin e tij të lig...
Dëshmoni krijimin e Toni Sopranos. Historia që zbulon anën njerëzore të Tonit, vështirësitë e tij dhe ndikimin që familja - veçanërisht xhaxhai i tij, Diki Moltisanti- kishte mbi të, duke u bërë bosi më ikonik i të gjitha kohërave.
Një burrë i fiksuar pas karrierës dhe punës fillon të rimendojë gjithçka që është e rëndësishme për të, kur një njeri i çmendur dhe i rrezikshëm vendos në rrezik jetën e familjes së tij.
Historia e emigrantit dhe matematikanit polak Stan Ulam, i cili u transferua në SHBA në vitet 1930. Stan përballet me largimin nga familja dhe miqtë, ndërkohë që ndihmon në krijimin e bombës me hidrogjen dhe kompjuterit të parë.