Një grupim macesh që quhen Xhelliket duhet të vendosin një herë në vit cili pasardhës do shkojë në Hivsajd Lejër dhe do kthehet në jetën Xhellike të re.
Përshkallëzimi i ndryshimit klimaterik, po e dobëson ekonominë botërore. Mos prodhimi i drithit dhe rritja e çmimit të ushqimeve, i bën këto të fundit, mallin më të vlefshëm në botë. Ndërsa pak toka mbeten ende pjellore, Indonezia rritet shpejt si superfuqia e ardhshme ekonomike, por pangopësia qeveritare zgjon zemërimin e popullit dhe jo vetëm atë...
Në qytetin e Bregdetit, Xhudi dhe Panç përpiqen të rikthejnë në skenë shfaqjen e tyre me marioneta. Shfaqja arrin suksesin për shkak të talentit të Xhudit, por ambicia e tepruar e Pançit rezulton në një tragjedi, për të cilën Xhudi vendos të hakmerret.
Pjesëtarët e mbijetuar të rezistencës përballen edhe njëherë me Urdhrin e Parë, dhe konflikti legjendar midis Jedit dhe Sith arrin kulmin duke i dhënë fund historisë Skajuoker.
Një profesor ambicioz e gjen veten të kapur në vrasjen e një prej vullnetarëve të tijnë projektin për studimin e gjumit dhe maktheve.Realiteti dhe makthet do të ngatërrohen duke e bërë këtë film intrigues deri në momentin e fundit.
Një grua e re, shtëpiake, në dukje lumturisht e martuar, zhvillon një çrregullim psikologjik, të njohur si "pica" ose ndryshe, dëshira e pashmangshme për të konsumuar objekte apo materiale jo të ngrënshme.
Ndërkohë që janë akoma duke u sitemuar në jetesën e re në një lagje periferike, një nënë beqare me dy fëmijë adoleshentë merr letra të kuqe me udhëzime për të vrarë ose për tu vrarë.
Pas një aksidenti tragjik që i merr jetën bëshkëshortit të saj, Maksit, Abi shpërngulet në kabinën e tyre në mal, që të ndihet më pranë tij. Aty, ajo takon shpirtin e Maksit dhe të dy e kanë të vështirë të shkëputen nga njëri tjetri dhe të vazhdojnë përpara. Një histori dashurie që tregon që dashuria e vërtet nuk ka fund.
Një djalosh i quajtur Kuba ka një motër të sëmurë dhe duhet të mbledhë paratë për operacionin e saj. Kështu vendos të marrë pjesë në garat e paligjshme me makina, ku përveç aventurave të shumta, njeh edhe një vajzë simpatike me të cilën ndan dashurinë për garën dhe makinat.
Riki dhe familja e tij janë në gjendje shumë të keqe ekonomike pas falimentit bankar të vitit 2008. Mundimet e një familjeje për t’ia dalë mbanë ekonomikisht, me dy prindër që rraskapiten me orë të tëra në punë, marrin një kthesë edhe më të keqe, kur lindin problemet me fëmijën e tyre adoleshent. Një film mbi luftwn e gjithanshme, për të mbajtur në këmbë një familje të shëndetshme...
Ndjek një vajzë me probleme që kthehet në qytetin e lindjes në Ujëvarat e Niagarës, ku kujtimi i një rrëmbimi të ndodhur shumë kohë më parë e zë në grackë.
Një roje sigurie, Richard Jeuell, shpëton mijëra jetë nga shpërthimi i një bombe në Lojërat Olimpike të vitit 1996, por më pas i duhet të përballet me shtypin dhe FBI-në të cilët e akuzojnë për akte terroriste.
Xho March reflekton dhe kujton jetën e saj duke treguar historinë e dashur të motrave March. 4 motra të cilat duan ta jetojnë jetën e tyre sipas mënyrës se vet.
Një çift të sapomartuarish blejnë një shtëpi të bukur me një sipërfaqe të madhe toke, vetëm për të zbuluar që njeriu të cilit ia kanë blerë refuzon të heqë dorë nga prona.
Fermeri austriak Frans Jegersteter përballet me kërcënimin e ekzekutimit, sepse refuzon të luftojë për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dilema e një njeriu mes së mirës dhe të keqes, mes të drejtës dhe kompromisit… ndërkohë që në lojë është dhe jeta e familjarëve të tij të pashpresë.
Një vit pas zhdukjes së mistershme të një vajze 8-vjeçare, ngjarje të çuditshme fillojnë t'i ndodhin familjarëve të saj. Shkëputje energjie, drita në qiell, qënie jo njerëzore, që duan të tregojnë çfarë?
Danimarka katër vjet në të ardhmen. Pas një sulmi të madh në Kopenhagen dhe me tensionet etnike gjithnjë në rritje, një udhëheqës racist po udhëheq sondazhet e votimeve politike.
Pasi ngatërrohet padashje me një grup vrasësish të çmendur Majls mbështetet në aftësitë e tij të pa eksploruara të luftëtarit për të shpëtuar ish-të dashurën e tij nga rrëmbyesit.
Grupi i njohur rikthehet, por loja ka ndryshuar. Në përpjekje për të shpëtuar Spenserin, lojtarët duhet të kalojnë shtigje të panjohura, nga shkretëtirat e thata në malet me dëborë, për t'i shpëtuar lojës më të rrezikshme në botë.