Gjithçka është e lidhur me njëra-tjetrën: një ditar i vitit 1849 i një udhëtimi oqeanik përmes Paqësorit, disa letra të një kompozitori drejt një miku të tij, një triler që flet për një vrasje në një central bërthamor, një farsë për një botues në një azil pleqsh, një kloun rebel në Korenë futuristike dhe tregimi i një fisi që jeton në Havain post-apokaliptik, shumë larg në të ardhmen.
Kur senatori Kem Breidi, kandidon për herë të katërt në zgjedhjet e Kongresit, dy biznesmenë të fuqishëm të Karolinës së Veriut vendosin të nxjerrin kandidatin e tyre në arenën politike. Njeriu i tyre: Marti Hagins, që punon në një zyrë turistike dhe që nuk e ka idenë fare nga skena politike. Hagins në fillim duket si një kundërshtar i papërfillshëm, por me ndihmën e dy donatorëve të tij të fuqishëm, shumë shpejt ai do të bëhet një pengesë e madhe për Kemin.
Krijohet një gjëndje alarmi kur një grip shpendësh shpërndahet në një qytet në Korenë e Jugut, 20 kilometra larg Seulit.
Hajdi është një jetime tetë vjeçe nga Zvicra, të cilën tetoja ia jep gjyshit të saj të ashpër, që banonte në mal. Tetoja e merr sërish vajzën, fshehurazi, për të jetuar në shtëpinë e të pasurve Zeseman në Frankfurt të Gjermanisë, si shoqëruese e Klarës, një vajzë e paralizuar, në një karrige me rrota. Hajdi është e trishtuar, por përfiton maksimalisht nga situata, gjithmonë duke ndjerë mall për gjyshin e saj.
Një polici me lidhje me botën e krimit i zbulohet identiteti kur ai bashkë me kolegun e tij kapen duke vjedhur kokainë nga një shpërndarës droge të fuqishëm, duke e vënë djalin e tij në rrezik.
Kelly hynë fshehurazi në shtëpinë e të dashurit, por sonte ajo nuk është e vetmja vizitore e paftuar. Situata del jashtë kontrollit dhe shtëpia periferike kthehet në një skenë të tmerrshme dhune.
Gjenerali i Hitlerit, Von Choltitz, merr urdhër për të shkatërruar Parisin. Choltitz ka në plan të sulmojë monumentet e qytetit dhe të përmbytë lumin Sena, por një diplomat suedez i quajtur Raoul Nordling përpiqet ta ndalojë...
Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
Në Anglinë e shekullit të trembëdhjetë, një Kalorës Templari dhe disa nga burrat e Baronit, luftojnë për të mbrojtur Kalanë e Rochester kundër mbretit tiranik Xhonit.
Gjatë 12 muajve të fundit, agjenti i DEA-s Bobby Trench (Denzel Washington) dhe oficeri i Inteligjencës së marinës amerikane, Marcus Stigman (Mark Wahlberg) kanë punuar krah për krah. Gjatë kohës që punonin si anëtarë të një bande të trafikantëve të drogës, ata mësojnë sekretin e aleancës së tyre të lëkundur. Kur tentojnë për t'u futur në një rrjet meksikan të drogës që kërkon miliona dollarë të shkojnë në tym, Trench dhe Stigman mohohen menjëherë nga eprorët e tyre. Tani të gjithë i duan në burg ose të vdekur....
Lindur Për Të Qenë Blu është një risjellje e jetës së trumbetistit Çet Bejker në vitet ’60. Kur Çeti luan rolin e vetes së tij në një film për të, ndizet një romancë me aktoren kolege të tij, enigmatiken Xhejn. Produksioni i filmit ndërpritet kur Çetin kthehet ta ndjekë e shkuara dhe duket sikur ai nuk do të luajë kurrë më muzikë por Xhejni e sfidon që të bëjë një rikthim muzikor kundër të gjitha shanseve.
Në 1947 Xheki Robinson bëhet i pari Afrikano-Amerikan që luan në Ligën Majore të bejsbollit modern. Ai nënshkruhet nga skuadra e Bruklin Doxhers, por përballet me racizmin gjatë gjithë kohës. Do ta përulë racizmi Xhekin, apo do ta bëjë hero?
Një burrë merr përsipër një stacion televiziv dhe ka një numër të pengjeve si një platformë politike për të zgjuar njerëzimin në vend të parave.
Një shkëndijë rindez tërheqjen mes dy adoleshentëve të dikurshëm të cilët takohen në një festë rastësisht...
Xhoshi, një shpirt i humbur me një talent muzkor të jashtëzakonshëm, bën një udhëtim gjatë të cilit vlerëson gjëra që as i mendonte, por për të cilat kishte kaq shumë nevojë. Duke u ndjerë sikur ishte i vetëm kundër botës, në fillim rruga e tij kryqëzohet me shumë njerëz të cilët kërkonin fatin e tyre, dhe që më në fund, prezenca e tij në jetët e tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Ndërsa kërkon për prindërit e tij biologjikë, Korkuti, një jetim i varfër, takon Xhejlanin, një vajzë e re. Sidoqoftë, kur mëson për stilin e jetës së privilegjuar të familjes së tij, ai vendos të kërkojë hakmarrje ndaj tyre.
Kali i Luftës: Nga regjisori legjendar Steven Spielberg, vjen një film kandidat për 6 çmime Oskar dhe 39 çmime të tjera kinematografike. Në prag të Luftës së Parë Botërore, Alberti një djalë i ri krijon një miqësi të veçantë me kalin e tij, Xhoi. Por kur lufta i detyron të ndahen dhe Xhoi blihet për t’u përdorur në beteja, udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm do të prekë dhe ndryshojë jetën e kujtdo që e takon.
Pesë të panjohur zgjohen në një kështjellë të zhytur thellë nën tokë. Nuk kanë as ushqim, as ujë dhe nuk mbajnë mend si kanë përfunduar aty. Dhe s'kanë as rrugëdalje. Ata duhet të organizohen dhe të luftojnë së bashku për aventurën ogurzezë që i pret.
Një polic i vrarë detyrohet të marrë pjesë në një skuadër policësh të pavdekshëm që punojnë për Departamentin e Prehjes në Paqe, por sigurisht duhet të jesh i vdekur që të bësh pjesë aty! Ai dërgohet përsëri në Tokë me Roin (Bridges), që të ndihmojnë disa shpirtra të vdekur të bëjnë kalimin në jetën e përtejme ashtu siç duhej ta kishin bërë. Një punë jo e lehtë, por dikush duhet ta bëjë. Me sa duket, për ta bërë këtë, ata duhet të gjejnë pjesët e një statuje, e cila do t’i kthejë të gjithë shpirtrat e vdekur në Tokë nëse nuk ndalohet. Ai gjithashtu duhet të përballet me personin që e vrau edhe pse kanë qenë miq.
Pas vdekjes së gruas së tij, Konti Drakula harton dhe ndërton një hotel me pesë yje për të rritur vajzën e tij Mavis dhe për të shërbyer si një vendstrehim për të gjithë përbindshat e botës.
Biznesmeni i sjellshëm dhe i butë Sendi Paterson udhëton nga Denveri në Florida për t'u përballur me një grua që në dukje duket naive, por ka vjedhur identitetin e Sendit.
Kur Sidni shkatërron padashje gurin e vyer të Krishtlindjeve të Manit, ai përfundon në listën e të këqinjve të santës.
Denzel Washington luan rolin e një piloti që arrin të ulë një avion që pëson papritmas një defekt serioz, duke shpëtuar kështu jetën e pasagjerëve nga vdekja e sigurt. Bota e konsideron protagonistin hero, por ai lufton për t'u mësuar me famën e papritur dhe të miqësohet me fantazmat e së kaluarës që e pushtojnë. Kur pas disa hetimesh nga kompania ku ai punon, lindin disa të dhëna shumë shqetësuese në lidhje me sjelljen e tij gjatë mbrëmjes para fluturimit, lindin shumë pyetje në lidhje me atë çka ndodhi në atë fluturim dhe kush është përgjegjës si përfundim. Mos ndoshta ai që sillet si hero nuk është ai që duket? Një aventurë dramatike me performanca të fuqishme, shumë suspans dhe shumë të papritura deri në skenën e fundit, që pritet t'i lërë me gojë hapur shikuesit.
Teksa Damian Uejni ka probleme me rregullin për të mos vrarë, ai fillon të mendojë se e ka vendin në shoqatën sekrete të Bufave.