Një drejtues banke merr një kërcënim për bombë ndërsa i çonte fëmijët e tij në shkollë dhe se makina e tij do të shpërthejë nëse ndalojnë dhe dalin prej saj.
Në një përpjekje të dëshpëruar për t'u ribashkuar me vajzën e tij, një burrë i armatosur hyn në qendrën mjekësore ku punon gruaja e larguar dhe e rrëmben atë.
21-vjeçarja Ever Wong, e cila dërgohet nga Ohio në Taipei për të studiuar Mandarin për verën, e gjen veten të kapur në atë që quhet "Varka e Dashurisë".
Barbi dhe Ken dëfrehen në botën plot ngjyra dhe në dukje të përsosur të shtetit të Barbive. Megjithatë, kur ata kanë një mundësi për të shkuar në botën e vërtet, ata zbulojnë gëzimet dhe rreziqet e të jetuarit mes njerëzve.
Kur një grup shokësh zbulojnë se si të ngjallin shpirtra duke përdorur një dorë të balsamosur, ata përfshihen në emocione të reja, derisa njëri prej tyre shkon shumë larg dhe lëshon forca të tmerrshme të mbinatyrshme.
Vance po ndërton një bazë të re në periferi të largëta të Kirkcaldy, Skoci. Aty, asistentja e tij Elizabeth, së bashku me ish-studentin John, rekrutojnë një grup të ri shpresëdhënës shpirtrash të humbur për një tërheqje intensive për të zgjidhur problemet e tyre të rrënjosura thellë.
Zaidi humbi gjithçka kur u bë pjesë e botës së nëndheshme të Kopenhagenit shtatë vjet më parë, për tu hakmarrë për vrasjen e të vëllait. Kur një agjente e PET-as i jep mundësinë te jetë i infiltruar në bandat e Kopenhagenit, ai sheh mundësinë për të rifilluar jetën që dikur e kishte lënë pas krahëve.
Garani është pjesë e një grupi vrasësish ndërkombëtarë, të cilët janë kontraktuar për
të vrarë vrasësin më të rrezikshëm në botë, vetëm për të zbuluar se janë ata që po përndiqen.
Kur gruaja e tij nuk dëshiron të flasë me të, sepse ai e tradhtoi, një oficer policie merr peng dhe qëllon një koleg. Bazuar në ngjarje të vërteta, dëshmoni sesi një problem martesor çon në një fund tragjik.
Manon është studente në Paris, në një situatë të pasigurt financiare. Një ditë, e shtyrë nga kurioziteti, ajo shtyn derën e klubit të striptizit “Dëshira ime e vetme” dhe vendos të bëjë një provë për të punuar në të...
Një djalë i klasës së mesme në Ahmedabad, Satyaprem bie në dashuri të njëanshme me Kathën, e cila po përballet me ndarjen e saj me Tapan. Përmes udhëtimit, ata zbulojnë jetën e njëri-tjetrit dhe plotësojnë atë që ka mbetur në gjysmë të rrugës.
Një avokate përfshihet në një konspiracion ndërkombëtar
pasi e akuzojnë për një vrasje që nuk e ka kryer.
Mundësia e vetme që ka për të mbijetuar, është të zbulojë
sekretin e një avioni të vjetër gjerman të Luftës së Dytë Botërore
që është gjetur në akullnajën më të madhe të Islandës.
Tetë miq, adhurues të librave horror, luftojnë për jetët e tyre kur një kloun vrasës, i cili duket se e di sekretin e tyre të errët, fillon t'i përzgjedhë një nga një.
Ndjek historinë e punëtorëve të fshehtë që rrezikuan jetën e tyre për
të dërguar inteligjencën dhe për të mbrojtur atdheun, në periudhën pas sulmit
të Japonisë në Pearl Harbor, kur regjimi i Wang Jingweit i shpalli luftë Britanisë dhe SHBA-së.
Një ish-polic i vendosur të hakmerret për vdekjen e gruas së tij, nuk ka rrugë tjetër veçse ta bëjë këtë, duke bashkuar forcat me vajzën e tij rebele 14-vjeçare.
Kur në derën e një terapisti shfaqet papritur një pacient i dëshpëruar që kërkon ndihmë, ai lë pa vetes një krijesë të tmerrshme të mbinatyrshme që sulmon familjet dhe ushqehet me vuajtjet e viktimave të tij.
Pas një takimi të parë katastrofik, Nikola, një fëmijë rebel dhe Maksi me ankthin e tij social, zotohen se do ia fshijnë numrin njëri-tjetrit, derisa mësojnë se qenushët e tyre janë dashuruar dhe së shpejti do të lindin këlyshë.
Një udhëtim zhytjeje në det të thellë kthehet në luftë për mbijetesë për dy motra kur një rrëshqitje bën shkëmbinjtë të bien në oqean, duke bllokuar njërën prej tyre nën sipërfaqe.
Në një qytet të vogël, pjesëtarët një familje grabisin një depo ilaçesh, por pavarësisht se dukej diçka e lehtë, gjithçka merr një kthesë të fortë kur e kuptojnë se janë ngatërruar me një organizatë të madhe mafie, e cila vjen për të marrë hak.