Katër vite pas ngjarjeve të Halloween-it në 2018, Laurie vendos të largojë frikën dhe urrejtjen. Por kur një i ri akuzohet për vrasjen e një djali të vogël, kjo ngjarje sjell dhunë dhe terror dhe do të detyrojë
Laurie të përballet një herë e përgjithmonë me të keqen.
Në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania, e dëshpëruar për çdo mundësi të fundit për të mposhtur forcat aleate, bashkoi forcat për një mision të fundit, për të sulmuar Shtetet të Bashkuara të Amerikës.
Dy shoqe të pangjashme, e zhurmshmja dhe e patrembura Bean, dhe mendimtarja e qetë Ivi. Megjithatë, të dyja zbulojnë se një aventurë mund të nxjerrë në pah faktin që, edhe njerëzit e ndryshëm mund të bëhen miq të mirë.
Një film horror i vitit 1987 i Clive Barker-it, ku një vajzë e re lufton me varësinë ndaj alkoolit posedon një kuti të lashtë enigmash, ajo është e pavetëdijshme se qëllimi i kutisë është që të thërrasë Cenobitët.
Sophie reflekton mbi gëzimin e përbashkët dhe melankolinë private të një pushimi që bëri me babanë e saj njëzet vjet më parë. Kujtimet e vërteta dhe të imagjinuara mbushin boshllëqet mes tyre teksa ajo përpiqet të pajtojë babanë që njihte me burrin që nuk e njihte.
Dy shokë të ngushtë bashkohen me fshatarët për të luftuar kundër një bande të pabesë të prerësve të paligjshëm të pyjeve, që planifikojnë të vjedhin tokën e tyre për të shtuar pasuritë e korporatës.
Një e re ambicioze hyn në një marrëveshje të pazakontë me shefen e saj karizmatike. Në kohën kur dyshimet shtohen, mund të jetë tepër vonë për t'u tërhequr.
Në një mbrëmje të errët, një grup i fshehtë gjuetarësh mblidhen në tempullin Blodstone pas vdekjes së kryetarit të tyre. Në një memorial të çuditshëm, të ftuarit shtyhen të nisin gjuetinë për një përbindësh, por kjo gjueti do t'i përballë me diçka më të rrezikshme.
Një shkrimtar i izoluar dhe shumë i diskutuar fillon të marrë letra të pafundme nga një fans i fiksuar pas tij. Ai do të gjendet brenda një labirint të rrezikshëm gjatë kohë që kërkon personin që fshihet pas mesazheve të fshehta.
Gjatë udhëtimit me të dashurin e saj, Lein nis të ketë vizione të legjendës urbane të Kriperit. Ajo beson se diçka e errët po kthehet dhe ajo është në qendër të gjithçkaje.
Njerëzimi fshihet në vendet më të thella, më të errëta. Nxehtësia, hekuri, pluhuri dhe aroma e vajit, kështu është një ditë e zakonshme pune e të burgosurve të sigurisë maksimale, e cila kthehet në një ditë fatale, kur ata gjejnë diçka të jashtëzakonshme brenda një prej makinerie dhe një valë e papritur dhembshurie i bën të burgosurit të marrin pengje dhe të bllokojnë hyrjen në punishte, duke rrezikuar jetën e tyre. Sepse ndonjëherë dëshira për të qenë njeri është më e fortë se instinkti i mbijetesës.
Ndërsa Kano dhe Dragoi i Zi bëjnë kërdinë në mbarë globin,
një luftëtar i ri i quajtur Kenshi do të duhet të ngrihet mbi pengesat e tij
dhe të marrë përsipër kërcënimin e afërt të Outworld-it.
Dy vajza të reja i kthejnë aksidentalisht Motrat Sanderson në Salem-in e sotëm dhe duhet të kuptojnë se si t'i ndalojnë shtrigat e uritura për fëmijë që të bëjnë kërdi në botë.
Roni Selimes i ndodhur në kushte të rënduara psikologjike për humbjen e djalit të tij, habitet kur sheh Sokolin “armikun” e tij të përbetuar që i vjen t'i ofrojë ndihmë duke i thënë se i kishte gjetur personat përgjegjës që qëndronin pas atentatit të bërë ndaj tyre 3 vite më parë. Duke lënë pas inatet e së shkuarës Roni vendos të braktisë jetën prej endacaku që kishte zgjedhur të bënte dhe pranon të bashkëpunojë me Sokolin. Në këtë rrugëtim të tyre do u duhet të përballen me shumë pabesira e intriga nga miqtë e tyre por veç kësaj ende nuk dihen qëllimet e Sokolit, pasi Ronit do i duhet të përballet me një të vërtetë e cila do t'i ndryshojë komplet jetën. Nga ana tjetër kemi Elonën një femër gjakftohtë, e vendosur dhe me qëllime të qarta për hakmarrje, e cila thur vazhdimisht plane e intriga për të realizuar qëllimet e saj. Kë dëshiron Elona të eliminojë me patjetër dhe a do arrijë ajo t'i përmbushë planet e saj.
Një burrë zgjohet në një spital me kujtesë të humbur dhe shumë shpejt e gjen veten duke vrapuar nëpër spital me Kartelin e Drogës pas tij. Ai lufton për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë në mënyra nga më të egrat.