Eli, një adoleshente nga një qytet bregdetar australian, i drejton miqtë e saj në një kamp në thellësi të pyllit, të quajtur Ferri. Por, ferri i vërtetë, nis pas kthimit të tyre, kur të rinjtë zbulojnë se qyteti i tyre është pushtuar nga një ushtri armike dhe familjarët e tyre janë burgosur...
Kur identitetet e agjentëve të fshehtë nga "Control" vihen në rrezik, Shefi promovon analistin e pafat, por të zellshëm, Maxwell Smart dhe e bashkon në skuadër me agjentin 99, elegant dhe të aftë, të vetmin spiun të pazbuluar. A mund të punojnë ata së bashku për të penguar planet dashakeqe të KAOS-it?
Një këshilltar ligjor, pasi del në pension, fillon të shkruajë një roman, duke shpresuar të gjejë fundin e një nga çështjeve të tij të pazgjidhura të vrasjeve si dhe dashurinë e tij të pajetuar me eproren e tij - dashuri që ende të dy e kërkojnë edhe pas 25 vjetësh.
Pas zhvendosjes me mamanë e tyre në qytezën Spajdëruik, binjakët Xhared dhe Simon Grace së bashku me motrën e tyre Mel, do ta gjejnë veten në një botë alternative të mbushur me zana dhe krijesa magjike.
Si çdo oficer i CIA, Evelyn Salt është betuar ti shërbejë vendit me besnikëri. Por një detektor e akuzon atë se është një spiune Ruse dhe besnikëria e saj vihet në dyshim. Salt arratiset dhe përpiqet të provojë pafajësinë e saj, por dyshimi përsëri mbetet: “Kush është Salt?”
Duke jetuar me njerkun tiranik në një shtëpi me nënën e saj shtatzënë, Ofelia 10-vjeçare ndihet e vetmuar, por kur ajo zbulon një labirint të prishur që ruhet nga një satir misterioz, i cili supozohet që njeh fatin e saj. Dhe nëse dëshiron Ofelia të kthehet babai i saj i vërtetë, ajo duhet të kryejë tri detyra të tmerrshme.
Një vrasje brenda një galerie dhe disa të dhëna në pikturat e Da Vinçit, çojnë në zbulimin e një misteri fetar të mbrojtur nga një shoqëri sekrete për dy mijë vjet, sekret i cili mund të shkundë themelet e krishterimit...
Një polic i moshuar i alkoolizuar ka për detyrë të shoqërojë një dëshmitar nga komisariati i policisë në gjykatë. Ka persona të dhunshëm me qëllime mizore që duan t'i ndalojnë për të shkuar gjallë.
Një menaxher i suksesshëm i pasurive, i cili sapo ka marrë një promovim të madh, është plotësisht i lumtur në karrierën dhe në martesën e tij. Por kur një zëvendësuese fiksohet ndaj ti dhe i vihet mbrapa, të gjitha gjërat që ai ka punuar kaq shumë janë vënë në rrezik.
Punonjësi i ri i FBI-së Erik O'Nill hyn në një hetim për shefin e tij, Robert Hansen, një agjent që doli në gjyq sepse i shiti sekrete Bashkimit Sovjetik.
Ngjarjet e grevave të urisë në Irlandë nga të burgosurit republikanë. Bobi Sends është i pari që kërkoi të drejtën për t'u njohur si të burgosur politikë. Po ashtu i pari që do të niste grevën e urisë që do të mbaronte ashtu...
KUJDES: KY FILM NDALOHET TË SHIKOHET NGA SHIKUES NËN 18 VJEÇ!
PËRMBAN SKENA ME PËRMBAJTJE TË RËNDE GRAFIKE DHE NUDITET!
Një pornstar i vjetër në profesion pranon të marrë pjesë në një "film artistik" me një pagesë të majme,
por shpejt kupton se filmi përmban skena pedofilie dhe nekrofilie...
Pas vrasjes së kolegut të tij Tom Loun dhe familjes së tij nga vrasësi i rrezikshëm Rog, agjenti i FBI-së Xhak Kroford betohet të hakmerret, pasi ndihet fajtor pas asaj që ndodhi. Do t’ia dali ta zbulojë pas një gjakderdhje të madhe midis Triadës kineze dhe Jakuzës japoneze. Por kur xhaku dhe Rogu do të përballet bashkë, një e vërtetë nga e kaluara do të zbulohet.