Adoleshenti i ardhur nga qyteti, Ren Makormak, zhvendoset në një rrethinë të vogël ku muzika dhe rrok dhe kërcimi janë të ndaluara, por shpirti i tij rebel e tund mirë popullsinë e atij vendi.
Duke lëvizur nëpër Manhatan në një limuzinë për të vajtur të presë flokët, dita e një 28 vjeçari multimiliarder zhvillohet në një odise me një shumëllojshmëri karakteresh që fillojnë t'i shkatërrojnë botën.
Liera dhe Artemi kalojnë një histori dashurie verore. Në përfundim të verës, ata vendosin që të mos
ndahen. Por, gjërat do të shkojnë keq dhe jeta do ti vendosë ata në vështirësi të mëdha.
Dy të apasionuar pas sërfit, marrëdhënia e të cilëve është duke përfunduar, e gjejnë veten të përfshirë në një valë dimensionale udhëtimi në kohë që i dërgon ata në një film muzikor plazhi të viteve '60.
Ajdini, një ish-aktor, drejton një hotel të vogël në Anadollin qendror me gruan e tij të re, Nihalin, me të cilën ka një marrëdhënie të vështirë dhe motrën e tij, Neklën, e cila vuan ende pasojat e divorcit të saj.
Dy hajdutë, një magjistar, një haker kompjuterash, një aspirues për aktor dhe një ekspert eksplozivësh planifikojnë një grabitje për të përmbushur ëndrrën e Viktor Braganzës. A do të kenë sukses apo fati ka planifikuar diçka ndryshe për ata?
Shtator, 1945. Sebastiani pret me padurim kthimin e shoqes së tij Anxhelina, të cilën nuk e ka parë për dy vite. Kur aeroplani i saj raportohet të jetë përplasur në male, Sebastiani është i bindur që Anxhelina është akoma gjallë. Bashkë me qenin e tij besnik Bela, Sebastiani merr përsipër aventurën më të rezikshme të jetës së tij.
Në fushë, ai luftoi 'Luftën e Ftohtë'. Në mendjen e tij, ai luftoi çmendurinë e tij.
Një film i përshtatur në kohën kur "Kampioni Amerikan i shahut Bobby Fischer" përgatitet për një ndeshje legjendare kundër rusit Boris Spassky.
Brenda Luin Dejvis ndjek një javë në jetën e një këngëtari të ri popullor teksa ai navigon në skenën e muzikës të fshatit Grinuiç në vitit 1961. Me kitarën në krah, i përballur me dimrin e ashpër të Nju Jorkut, ai po mundohet t’ia dalë si muzikant pavarësisht pengesave, shpesh të shkaktuara nga vetë ai.
Një studente e shkëlqyer në një shkollë Katolike ka frikë për familjen e saj kur një murgeshë dhe mësuese e re në kampus
nuk është siç duket dhe është e fiksuar fizikisht pas vëllait të saj...
Një djalosh i ri pakistanez është në kërkim të suksesit në Wall Street. Ai e gjen veten të përfshirë në një konflikt mes Ëndrrës së tij Amerikane, një krize pengjesh dhe një thirrjeje të fortë nga atdheu i tij.
Një vështrim brenda historisë së dy sapo-martuarve që ndahen nga njëri-tjetri dhe kalojnë gjysmëshekullin tjetër të jetës së tyre duke u përpjekur të ribashkohen.
Semi dhe Rei, dy breshkat e ujit, kapen dhe futen brenda një akuariumi gjigant në Dubai. Dy shokët e vjetër, bashkë me të gjitha kafshët e tjera detare, do të bëjnë të pamundurën për të dalë që atje dhe për të fituar sërish lirinë.
Një burrë iranian braktis gruan e tij franceze dhe dy fëmijët e saj për t'u rikthyer në atdheun e tij. Ndërkohë, gruaja e tij fillon një marrëdhënie të re, një realitet me të cilin burri i saj ballafaqohet kur gruaja e tij i kërkon divorcin.
Skiteri, një autore aspirante gjatë lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1960 vendos të shkruaj një libër ku jepen detaje nga pikëpamja e shërbyesve afrikano-amerikanë mbi familjet e bardha për të cilat ato punojnë, si dhe vështirësitë që ato kalojnë çdo ditë.
Një shikim në jetët e femrave të forta të familjes Ueston, rrugët e të cilave kanë marrë drejtime të ndryshme derisa një krizë familjare do t’i sjellë përsëri mbrapa në shtëpinë në të cilën u rritën dhe tek femra jofunksionale që i rriti.