Dy djem shtiren sikur nuk janë të interesuar për vajza në mënyrë që të marrin një apartament nga një grua në Majemi. Kur të dy bien në dashuri me shoqen e tyre të dhomës, të qeshurat pasojnë tek ata përpiqen ta bindin që nuk janë të interesuar pas saj dhe në fshehtësi ata përpiqen ti fitojnë zemrën.
Jeta e dy familjeve, daneze dhe suedeze ndërthuret me njëra-tjetrën me gjithë peripecitë e së përditshmes. Kristian, një djalosh që ka humbur të ëmën nga kanceri dhe Elias, një djalë që vuan bullizmin e shokëve të klasës, njihen bashkë për t'u bërë shokë në të mirë e në të keqe.
Në vitin 1984, në Berlinin Lindor, një agjent i policisë së fshehtë, vë në mbikëqyrje një shkrimtar dhe të dashurën e tij. Me kalimin e ditëve, ai gjen veten duke u përvetësuar gjithnjë e më shumë nga jeta e tyre.
Një balerinë e vetë-trajnuar në rrugët e Detroitit bashkë me një grup hip-hopi ekstrem dhe me ndihmën e një ish lojtari hokei të kthyer tashmë në kërcimtar, ka ende mundësinë që ta bëjë ëndrrën e saj realitet, (të arrijë akademinë më prestigjioze të baletit në Nju Jork, etj...).
Dy agjentë turkë të anti-terrorizmit dërgohen në Nju Jork me një mision për të gjetur e për të kthyer mbrapa udhëheqësin e rrezikshëm islamik me emrin e koduar “Daxhal”, i cili besohet se fshihet aty. Duke punuar me FBI-në dhe policinë e Nju Jorkut, agjentët orkestrojnë arrestimin e Haxhi Gumush, një dijetari mysliman tepër të rrespektuar i cili ishte arratisur në SHBA pasi ishte liruar nga një burg turk, ku kishte kryer një dënim për vrasje. Ky tregim dashurie, miqësie, paqeje dhe paragjykimesh, na çon në një udhëtim që kërkon t’i japë përgjigje pyetjes nëse pafajësia ose faji kanë rëndësi për dikë që është i etur për hakmarrje.
Për të fituar Kampionatin e Kërcimit të Rrugës, një skuadër kërcimi detyrohet të punojë me kërcimtarë baleti të Shkollës Mbretërore në shkëmbim të një vendi për prova...
Çelios përballet me një kriminel kinez i cili i ka vjedhur zemrën e durueshme dhe e ka zëvendësuar me një rrahëse baterie e cila kërkon elektricitet për të punuar...
Vrasësi profesionist Çev Çelios mëson se kundërshtari i tij i ka injektuar një helm që do ta vrasë nëse rrahjet e zemrës ngadalësohen...
Mirë se erdhët në Cirkun e Përbindëshave, një shfaqje rruge të mbushur me krijesa magjike, përbindësha të keqkuptuar dhe vampirin misterioz, Larten Krepsli. I tërhequr nga errësira, bota e paparashikueshme e Cirkut, 16 vjeçari Darren vendos të këmbejë jetën e tij të zakonshme për mundësinë e t’u kthyerit në një vampir të pavdekshëm. Ndërkohë që Darreni eksploron fuqitë e tija të sapogjetura dhe përballet me armiq të papritur, do të zbulojë se ekzistenca e tij si pjesëtar i të pavdekshmëve është e mbushur me më shumë sfida, suspans dhe gallatë nga sa kishte menduar. I bazuar në librin best-seller dhe aktorë si Salma Hayek, Josh Hutcherson, Ken Watanabe dhe Willem Dafoe, ky është një udhëtim emocionues që kritikët e quajnë, “Imagjinar!”
Bazuar në librin e Frenk Miler, filmi frymëzohet nga beteja e lavdishme e Termopilëve ku 300 spartanë dhe 700 aleatë u përballën me mbretin pers Kserksi, duke dhënë një betejë legjendare kundër një ushtrie që ishte me dhjetra mijëra. Filmi qëndron besnik në legjendën e luftëtarëve spartanë që zgjodhën vdekjen sesa përuljen.
Një javë në Los Anxhelos në 1983. Pjesëmarrje drejtorësh filmash, yje roku, një vampirë dhe karaktere të tjera në aventura të lidhura me seksin, drogën dhe dhunën.
Ngjarja e cila zhvillohet në Dehli në luginën Kashmir, një vajze e verbër Zoni bie ne dashuri me një shoqërues turistesh Rehanin i cili mëson shume gjera Zonit, por ai person mbarte me vete një sekret shumë të errët që do e shpije deri tek ndarja nga Zoni e cila pas ndarjes fiton aftësinë e të pamurit pas një kohe shume të gjate Zoni takohet me Rehanin ku ajo e sheh për here të pare njeriun qe e dashuroi dikur e qe e dashuron akoma...
Sara ndjek shkollën e artit në Nju Jork, për të përmbushur ëndrrën që ndante me mamanë për t'u bërë prima balerina. Ajo miqësohet me Zoin dhe Majëllsin që është një kantautor i ri. Por orët e mësimit me të ngurtën zonja Delakrua ia vështirësojnë jetën. Kur Majëllsi e fton Sarën që të ndërtojë një koreografi, zemra e saj gjen dhe një pasion tjetër. Ajo ndihet e dyzuar mes baletit dhe asaj çka po ndërton me Majëllsin. A mund të heqësh dorë nga ëndrrat? Apo mund t'i zëvendësosh me të tjera dhe më të bukura?
Një komedi Turke me shume batuta kur Ibrahimi vendose të kthehet në fshatin e ti të vogël me të dashurën e ti Xhesikën gjerat do marrin kah tjetër me thashetheme dhe intriga...
Frymëzuar nga historia e vërtetë e jetës së Pjer Dulein, mësuesi që besoi në talentin e adoleshentëve problematik. Që kur ai krijoi 'kërcimin e Sallës', ky lloj kërcimi përfshiu 42 instruktorë dhe më shumë se 12 mijë studentë në 120 shkolla të Nju Jorkut. Dhe aktualisht vazhdon të përhapet në Amerikë. Një film plot sharmë dhe me aktorët e njohur si, Antonio Banderas, Rob Brown, Yaya DaCosta, etj..
Një zbluim i rastësishëm afër shtëpisë së një doktori sjell kujtime të dhimbshme tetë vjet pas vrasjes së gruas, dhe tani ngjarjet do të marrin një kthesë të papritur. E di doktori se çfarë po zbulon?
Pushimet dimërore të tetë studentëve të mjekësisë, shndërrohen në një ankth të vërtetë pasi përballen me një kërcënim të paimagjinueshëm: zombiet nazistë.
Xhejku është nxënësi i ri në shkollë. Kur një vajzë e bukur bëhet shoqe me të, Xhjeku mendon se është në rregull. Por në vend të kësaj, i dashuri i saj boksier, Rajan, i uron një mirëseardhje Xhejkut që i nxin syrin. I poshtëruar, Xhejku atëherë kërkon ndihmën e një mjeshtri të arteve të përziera, i cili i mëson se si të ndeshet... dhe si të shmang zënkat. Por bëhet e qartë që një ndeshje tjetër është e pashmangshme nëse Xhejku do që ta ndalojë Rajanin një herë e përgjithmonë.
Historia epike e luftëtareje kineze, Mulanit,e cila lufton për të mbrojtur babanë e saj.
Dy promotor narkomanë, marrin një reper të famshëm për një shfaqje të dështuar pa filluar mirë. Rruga e tyre është plot probleme dhe gjëra të paparashikuara sepse janë promotorët më dështak në treg.
Tre fëmijë punësojnë një truprojë me buxhet të ulët për t'i mbrojtur ata nga bullizmi i shkollës së mesme.
Në një mbrëmje të vjeshtës së vitit 2003, studenti i Harvardit dhe gjeniu i programimit të kompjuterave Mark Zakerberg ulet në kompjuterin e tij dhe fillon të punojë me një ide. Në një vrull shkrimesh në blog dhe programimi, ajo çka fillon në dhomën e tij të konviktit kthehet në një rrjet social global dhe në një revolucion në komunikim. 6 vjet dhe 500 milionë shokë më vonë, Mark Zakerbergu është miliarderi më i ri në histori... por për këtë sipërmarrës, suksesi çon në ndërlikime si personale ashtu dhe ligjore.
Daren Malleti është në mbipeshë, përdor pompë astme dhe ngacmohet vazhdimisht nga shokët e tij të klasës. Vetëvrasja e tij bëhet pikënisja e një sërë vrasjesh në grupin e Bredlit, torturuesit kryesor të Darenit. Është hakmarrje? Por, e kujt, nëse Dareni ka vdekur?
Dy miq punojnë si sherifë në një qytet të vogël që po vuan nga sundimi i një kaubojsi. Atyre do u komplikohet puna nga ardhja e një vejushe të re.