Një rrjedhje informacioni hedh dritë mbi korrupsionin midis qeverisë amerikane dhe industrisë farmaceutike. Pas daljes së këtij informacioni, fillon një seri vrasjesh që përfshin drejtorë
të rëndësishëm në industrinë farmaceutike.
Një bandë djemsh adoleshentë kërcasin rrugët e Napolit të armatosur me armë në ndore dhe AK-47 duke pritur ofertat e bosëve të tyre, e duke u ndeshur me bandat e tjera të Napolit.
Rémy, një parisien i ri me një punë të pakualifikuar. Mélanie, një pariziane e re që punon në kërkime shkencore. Dy njerëz të rënduar psikologjikisht që jetojnë afër por nuk njihen me njëri-tjetrin. A do takohen ndonjëherë?
Niku shkrimtari i "I urrej fëmijët", po martohet kur 13 vjeçari Mejson pretendon të jetë fëmija i tij. Një fallxhor dhe një test ADN e konfirmojnë. Mejsoni ka qenë i adoptuar dhe nuk e di se kush është mamaja e tij e vërtetë. Bashkë me Nikun shkojnë të takojnë ish të dashurat që ka pasur para 14 vjetësh....
Historia e reperit Tomaz Çada, me shpirtin e një poeti dhe prirjen për t’u ngatërruar në telashe serioze. Çada, i vërtetë dhe i sinqertë ndaj dhimbjes në tekstet e tij, vdiq në rrethana të pashpjegueshme, duke tronditur fansat dhe vajzën që ai e donte.
Një histori dashurie mes një babai me sëmundje mendore i cili akuzohet në mënyrë të padrejtë për vrasje, dhe vajzës së tij të dashur 6 vjeçare. Burgu do të jetë shtëpia e tyre. Bazuar në filmin Korean të 2013, “Mrekullia në qelinë numër 7.”
Në kohën e luftëtarëve Vikingë dhe zotave të fuqishëm nordik, dy fëmijë të vegjël ndeshen me përbindësha dhe perëndi të inatosura që të parandalojnë një profeci të vjetër që mund të shkatërrojë botën.
Detektivi Foks e dashuron punën dhe alkoolin. Pasi shkon tek Alkoolistët Anonimë, sponsori i tij, Çip, bëhet i dyshuari kryesor në hetimin e tij për një fëmijë të humbur. Foks fillon të besojë gjithashtu që njerëzit po zhduken brenda prapanicës së Çipit.
Disa të rinj nga klasa të ndryshme sociale në Pekin bashkohen për të formuar grupin e kërcimit më të mirë në Kinë dhe për të mësuar që familja është gjëja më e rëndësishme.
Një grua rreth të 30-ve përballet me dashuri dhe ndarje gjatë një periudhe një vjeçare. Gjatë kësaj kohe, ajo do të zbulojë sekretet e jetës së saj nëpërmjet ngjarjeve dhe vendeve më të papritura.
Në 1844, një zotëri feudal, dërgon burrat e tij në një maratonë torturuese, për të zbuluar nëse janë mjaftueshëm të fortë për t’u përballur me ardhjen e Amerikanëve. Duke keqkuptuar qëllimin e tij,, Shoguni nis vrasësit e tij.
Xhejms është një fizikant gjeni por përtej shkencës ai nuk di të bëjë asgjë tjetër. Ai është gati të shpikë udhëtimin në kohë por vetja e tij do të kthehet nga e ardhmja për ta ndaluar këtë gjë pasi pasojat e kësaj shpikjeje do jenë shumë të rënda. A do mundet ai të sfidojë vetveten?
Gjatë një periudhe 4 ditore, zhvillohet një betejë e ashpër midis milicisë koreane dhe forcave japoneze imperialiste në Mançuri të Kinës. Milicia përfshin një mjeshtër shpatë dhe një qitës të zotin.
Majkëlli bën një jetë monotone me babanë e tij vetmitar, në një vijë bregdetare të shkretë. Por, kur ai krijon lidhje të ngushtë me një pelikan, jeta e tij merr një kthesë të re dhe të papritur.
Lauren dëshiron të rindërtojë komunitetin e saj, përfshirë shtëpinë e familjes, pas një stuhie shkatërrimtare dhe bie në dashuri me shokun e saj të fëmijërisë.
Fshatarët turq të sunduar nga "magjia e zezë", tani duhet të kërkojnë për Zbulues dhe Ekzorcistë që t'i ndihmojnë të shpëtojnë ose ta mposhtin "djallin e myslimanëve"