Një vështrim mbi ditën e punës së një asistenteje të një drejtori të fuqishëm. Xheini ndjek rutinën
e përditshme dhe bëhet e kujdesshme nga kërcënimet e vazhdueshme në punën e saj.
Një oficer i nderuar policie, shkon të takojë një mëngjes, mikun e tij më të mirë që
është edhe prokuror. Po atë mëngjes, prokurori gjendet i vrarë dhe oficeri i policisë është personi
i fundit që e ka parë të gjallë.
Një histori dashurie e vërtetë që zgjat gjithë jetën por përfundon me një humbje të dhimbshme. Xhen është vajza e një babai shumë protektiv që ka punuar në ushtri por kjo nuk e ndalon atë të bie në dashuri me Stivin, një ushtar i ri në forcat ajrore.
Kristi është një polic rumun, i cili i shërben si spiun, mafias. Për të bërë këtë rol, i duhet të shkojë në ishullin Gomera, që të mësojë gjuhën e fishkëllimave. Detyra e tij ndërlikohet, kur vihet në lojë jeta e tij dhe e njerëzve të dashur.
Oficeri i ri, Ivan Demarin, dërgohet me shërbim në thellësi të Siberisë. Aty, Ivani takon dashurinë e tij të parë dhe së bashku me regjimentin e tij nisen me mision për të gjetur ar në Jerkend dhe duhet të përballet me komplotin shtetëror në të cilin e gjen veten të ngatërruar.
Inspektoria Amaia Salazar kthehet ne luginën e Baztanit për një çështje të re. Kësaj here as njerëzit e saj më të dashur nuk do jenë të sigurtë, pasi problemet mendore të nënës së saj do i vënë në rrezik.
Bazuar në ngjarje të vërteta, kjo është historia se si guximi dhe përkushtimi i disa njerëzve ndryshuan jetën e një fisi të tërë dhe që me besim dhe vullnet asgjë nuk është e pamundur.
Nën mbikqyrjen e vazhdueshme të një qyteti të vogël, vajza e tërhequr e një fermeri formon një miqësi të ngushtë me një vajzë, sa të mirëpranuar nga shoqëria por aq edhe të pakujdesshme, e cila sapo ka ardhur në Oklahoma.
Dy shkencëtarë përdorin ADN-në e lashtë për të klonuar një neandertal të quajtur William, por tiparet e tij dalluese fizike dhe mënyra e ndryshme e të menduarit së shpejti provokojnë frikë dhe armiqësi tek ata që e hasin.
Kur zgjohet në një botë të re dhe të rrezikshme, një djalë i ri duhet të përballet me sfida dhe mistere për zbuluar se çfarë është reale dhe çfarë është një fantazi.
Një vajzë adoleshente viziton në burg mamanë e dënuar me vdekje dhe bie në një kurth të
rrezikshëm që të marrë përsipër fajin për krimet e mamasë së saj.
Një i ve zhvendoset në një nga pyjet e Norvegjisë pas vdekjes së gruas së tij. Në atë vend, një takim i rastësishëm rikthen kujtimet nga e kaluara e tij.
Një yll i njohur i radios përjeton natën më të keqe të jetës së tij kur disa persona sulmojnë stacionin ku ai po punon. Diçka e keqe e së shkuarës do rikthehet në skenë.
Një njerkë e ardhshme do të kalojë pushimet me dy fëmijët e të fejuarit të saj në një fshat të largët. Ashtu si marrëdhëniet fillojnë të shkrijnë mes treshes, ndodhin disa ngjarje të çuditshme dhe të frikshme.
Me regji të Andrew Lau, filmi bazohet në një incident real të ndodhur në maj 2018, kur thyhet xhami i kabinës së një avioni pasagjerësh. Dhe kapiteni bashkë me ekuipazhin e tij, vendosen në rrezik mbi rrafshnaltën Tibetiane ku përballen dhe me një stuhie.
Në një periferi të njohur të Dakarit, punëtorët e ndërtimit në një kullë futuriste, pa paguar me muaj, vendosin të largohen jashtë vendit nga oqeani, për një të ardhme më të mirë. Midis tyre është Sulejmani, i dashuri i Adës, i premtuar një tjetri.
Një balerinë e divorcuar rishtas hyn në një konkurs vallëzimi në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar studion e saj të kërcimit nga mbyllja. Çfarë ndodh kur besimi, shpresa dhe dashuria shkrihen në një?