Kur gazetari i Uashington Post Jamal Khashoggi, zhduket në Stamboll,
e fejuara e tij dhe disidentët në të gjithë botën zbulojnë të dhëna për një vrasje dhe
ekspozojnë një tentativë globale për të mbuluar te vërtetën.
Xhoshua duhet të mbrojë motrën e tij binjake Eman që ka aftësi të mbinatyrshme dhe ta mbajë të fshehtë nga një agjent sekret që e kërkon për një program të fshehtë qeveritar.
Në përpjekje për të shpëtuar anëtarin e fundit të familjes së tij, Gutjuk-u, një djalosh Aboriginal (autokton), bashkohet me ish-ushtarin Trevis për të gjetur Bajuara-n, luftëtarin më të rrezikshëm në vend, xhaxhain e tij.
Një familje kasapësh sadistë ndodhet në një zonë të thellë, ku nga dimrat e acartë e deri në ditët e nxehta të verës, kushdo që kalon rrugën e tyre është në telashe serioze.
Bazuar në një histori të vërtetë, pesë të diplomuar në kolegj vendosin që mënyra më e mirë për të ndryshuar ekonominë e padrejtë dhe për të jetuar jetën që kanë dashur gjithmonë është të vjedhin nga më të pasurit e Çikagos dhe t'ia japin vetes së tyre.
Kur motra e tij adoleshente rrëmbehet gjatë një feste, Rajani garon me kohën për ta shpëtuar përpara se të zhduket përgjithmonë në botën e trafikut të qenieve njerëzore.
Disa studentë të çmendur qëllojnë kudo në kafenenë e shkollës, ku mbajnë peng të gjithë studentët që janë brenda teksa Zoi, 17-vjeçarja e guximshme merr në dorë një detyrë të vështirë për t'iu kundërvënë pengmarrësve dhe për t'i shpëtuar të gjithë.
Dy vëllezër adoleshentë vjedhin banesën e një gruaje të moshuar për të ndihmuar nënën e tyre të sëmurë. Gjatë vjedhjes ata do hasen me një roje i cili në ndjekje e sipër përfundon në një gropë të errët.
Gjatë një vere piktoreske në bregdetin e Nantucketit, Niko dhe Tili po jetojnë ëndrrën e një romance verore. Por, kur vëllai terrorist i Nikos vjen në Shtetet e Bashkuara, Niko duhet të dalë kundër familjes së tij në mënyrë që të mbrojë vajzën që do dhe mijëra njerëz të pafajshëm.
Një veteran i luftës civile pranon të dorëzojë një vajzë të vogël të marrë nga populli Kioua shumë vite më parë. Udhëtimi prej qindra kilometrash sjell rreziqe të mëdha ndërkohë që bashkë kërkojnë një vend që ta quajnë shtëpi.
Një grup miqsh të vjetër mblidhen së bashku për të qenë me teton/gjyshen e tyre të dashur, e cila u kujdes për ta kur ishin fëmijë, për ditët e saj të fundit. Dhe gjërat ndërlikohen.
Ish-zonja e parë Mishel Obama në një dokumentar intim për jetën e saj, shpresat dhe lidhjen me të tjerët gjatë turneut të saj të librit në 2019 për 'Becoming'.
Kur lindja në shtëpi e një nëne të re, përfundon në një tragjedi të pabesueshme, ajo fillon një odise zie, që pasohet me prishjen e marrëdhënieve me të dashurit, në këtë histori thellësisht personale të një gruaje që mëson të jetojë së bashku me humbjen e saj.
Axhai një major ushtrie shumë i aftë ngarkohet me një mision shumë të rëndësishëm në familjen e një dëshmori të rënë në detyrë. Duke qenë vetë jetim ai do përfshihet shumë emocionalisht duke luftuat kundër ministrit i cili ka synim shkatërrimin e familjes së tij.
Idetë e Gizemit dhe Sulltanes për martesën janë të ndryshme, por tashmë ato janë kunata dhe kjo mjafton, për të hyrë në një garë pa kufij me njëra-tjetrën.