Një ish-kampion i motocross-it dhe veteran i ushtrisë, tani po kujdeset për vëllanë e tij më të vogël. Ai pranon të bëjë një punë të fundit të mistershme, por kjo do ta përballë me të kaluarën së cilës po përpiqej aq shumë t’i largohej...
Pas vitesh në Nju Jork, 14-vjeçarja Ema kthehet në pyllin tropikal të Amazonës për të shpëtuar fshatin e saj të fëmijërisë dhe mikeshën e saj të dashur jaguare.
Li përpiqet të mbrojë dy mbesat e saj jetime Imogjen dhe Mejvi nga një botë vetëshkatërruese duke i rritur në izolim të plotë derisa një i panjohur kërcënon ekzistencën e tyre paqësore.
Pasi makina e tyre prishet në mes të një qyteze të vogël, të frikshme, një çift i ri, detyrohet ta kalojë natën në një kabinë të veçuar. Pason paniku ndërsa ata terrorizohen nga tre të panjohur, të maskuar, të cilët godasin pa mëshirë dhe me sa duket, pa arsye.
Është përballja përfundimtare. Luftëtarët më të fuqishëm nga “Baki Hanma” dhe nga “Kengan Ashura” përplasen në këtë kryqëzim të arteve të fuqishme e të papritshme marciale.
Kur një peshkaqen gjigant shfaqet në Senë, për të shpëtuar Parisin nga një masakër e dhunshme, një shkencëtare detyrohet të përballet me të kaluarën e saj tragjike.
Zhvillimi i robotikës i bëri atletet para olimpik yjet e rinj të sportit, Maria u ndje e lenë në hije dhe ëndërronte të sfidonte motrën e saj. Për këtë asaj iu desh t'i futej botës së krimit dhe dhunës.
Hart planifikon një film inovativ aksioni me skena të pakontrolluara dhe të papritura për të treguar trashëgiminë e tij si më i madhi. Por, një pikë e verbër e bën atë të bjerë viktimë e një komploti hakmarrës nga e kaluara e tij.
Ushtarë elitë, prindër garojnë me kohën për të shpëtuar vajzën e tyre nga trafikantët e fëmijëve. Duke lundruar në rrezik dhe mashtrim, përballen me traumat e së kaluarës në botën brutale të krimit.
Në kufirin e Hokkaido-s, një veteran lufte dhe një vajzë Ainu garojnë kundër kriminelëve dhe ushtrisë për të gjetur thesarin e vendosur si hartë në kriminelët me tatuazhe.
Një grua e re amerikane dërgohet në Romë për të filluar një jetë shërbimi ndaj kishës, por ndeshet me një errësirë, që e bën atë të vërë në dyshim besimin e saj dhe zbulon një komplot të tmerrshëm që shpreson të sjellë lindjen e mishërimit të së keqes.
Një analiste e shkëlqyer të dhënash, me një mosbesim të thellë për inteligjencën artificiale, i bashkohet misionit për të kapur një robot tradhtar, me të cilin ajo ndan një të kaluar të mistershme.
Një njësi e forcave speciale të ushtrisë amerikane zihet në pritë gjatë një misioni për të shpëtuar një aset të inteligjencës dhe e vetmja shpresë e tyre e mbetur qëndron tek një operator droni i largët i Forcave Ajrore që i ndihmon ata gjatë një beteje brutale 48-orëshe për mbijetesë.
I detyruar të largohet nga sheshi i xhirimeve pas një aksidenti, dublantit Kolt i duhet të rikthehet një vit më vonë, kur ylli i një filmi të madh zhduket papritur. Ndërsa misteri rreth aktorit të zhdukur thellohet, Kolti e gjen veten në mes të një komploti që e shtyn atë në buzë të greminës më të rrezikshme në jetë...
Një udhëtim nëpër Amerikën e të ardhmes plot vuajtje, bën fjalë për një ekip gazetarësh të përfshirë në ushtri, teksa ata garojnë me kohën për të arritur në Uashington përpara se fraksionet rebele të futen në Shtëpinë e Bardhë.
Kur Therese zbulon se ditët e saja janë të numëruara, kërkon ndihmën e shoqes së saj Maddie për të gjetur djem për të bërë seks, por shpejt zbulon dëshirat e saja të vërteta seksuale.
Një grua misterioze në arrati dhe agjenti e ndjek atë. Dy historitë e tyre unike lidhen pazgjidhshmërisht, pasi ndjekja mund të ketë përmasa apokaliptike.
Pasi mëson se vdekja e gruas së tij nuk ishte një aksident, një ish shef i CIA-s detyrohet të kthehet në spiunazhin e botës së krimit, duke u bashkuar me një kundërshtar për të zbuluar një komplot, që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte.
Tashi, një ish-teniste fenomen e kthyer në trajnere, e bëri bashkëshortin e saj kampion. Por për të kapërcyer një seri humbjesh, ai duhet të përballet me ish-mikun e tij më të mirë dhe ish të dashurin e Tashit.