Lulëkuqja zbulon se Dega dikur ishte pjesë e grupit të djemve 'BroZone' me vëllezërit e tij, Floyd, John Dory, Spruce dhe Clay.
Kur Floyd rrëmbehet, Dega dhe Lulëkuqja nisin një udhëtim për të ribashkuar vëllezërit e tjerë të tij dhe për të shpëtuar Floydin.
Marko, Tato, Serena dhe Leo janë katër miq të ngushtë e te pandashëm, të gatshëm ta mbrojnë njëri-tjetrin nga shokët e klasës që i ngacmojnë.
Secili prej tyre ndihet i lënë pas dore në familje.
Në festën e ditëlindjes së Markos, të katër shokët shprehin një dëshirë që do t'iu ndryshojë tërësisht jetët.
Ngjarjet rrotullohen rreth brigadierit Balram Singh Mehta i skuadrës së tankeve të Kalorësisë 45 i cili luftoi në frontin lindor gjatë luftës Indo-Pakistaneze të vitit 1971 së bashku me vëllezërit e motrat e tij.
Një studente kolegji e çuditshme që shfrytëzon mundësine për të forcuar popullaritetin e podkasitit të saj ‘krimi i vërtetë nën radar’ duke hetuar zhdukjen e shokut të klasës.
Në një fshat të largët, dy vëllezër gjejnë një burrë të pushtuar nga demonët që sapo do të "lindte" vetë të keqen. Ata vendosin të heqin qafe trupin, vetëm për të përfunduar duke përhapur pa dashje kaos.
Teksa vazhdon krijimi i inteligjencës artificiale, një bombë sjell fillimin e luftës mes robotëve dhe njerëzve teksa agjenti i veçantë Xhoshua vendoset në mes të luftës pasi kërkon krijuesin misterioz me emrin Nirmata.
Një veteran i Luftës së Dytë Botërore ikën nga azili në Irlandën e Veriut dhe nis një udhëtim të mundimshëm por frymëzues në Francë për të marrë pjesë në 75 vjetorin e zbarkimit të D-Day, duke gjetur guximin për t'u përballur me fantazmat e tij të së kaluarës.
Karriera pjellore pothuajse 50-vjeçare e Silvester Stalones, i cili ka argëtuar miliona, shihet në retrospektivë në një pamje intime të aktorit, shkrimtarit, regjisorit-producentit, paralelisht me historinë frymëzuese të jetës së tij.
Në peizazhin e errët të Deltës së Misisipit, një luftëtar në kafaz kërkon të shlyejë borxhet e tij në një përpjekje të fundit, të dëshpëruar për të shpëtuar shtëpinë e familjes së nënës së tij kujdestare e cila po vdes.
Dumb Money është bazuar në historinë e vërtetë e të çmendur të njerëzve të zakonshëm që ndryshuan skenarin e Wall Street-it dhe u pasuruan, duke e bërë GameStop-in (dyqanin e videolojërave nëpër qendra tregtare) kompaninë më të madhe në botë.
Ajo, një grua e suksesshme dhe nënë e një vajze të rritur, ndërsa ai, një i ri i pashëm në kërkim të shijimit të jetës. Diferenca 15-vjeçare mes tyre dhe dy botët e kundërta të cilave u përkasin, do ta testojnë seriozisht marrëdhënien e tyre.
Katër vite pas zhdukjes së bashkëshortit të saj dhe në prag të një martese të dytë, Ema merr një telefonatë nga bashkëshorti i zhdukur i cili nuk kishte vdekur dhe po kthehej në shtëpi, duke krijuar kështu një situatë të ndërlikuar për të tre personazhet kryesorë të kësaj drame dashurie.
Ana dhe Rajan kanë gjetur dashurinë e vërtetë, dhe kjo vërtetohet nga një teknologji e re e diskutueshme. Ka vetëm një problem, pasi Ana ende nuk është e sigurt. Pastaj ajo merr një pozicion në një institut testimi dashurie dhe takon Amirin.
Një grua e fiksuar pas lojërave dhe motra e saj e larguar punojnë së bashku për të ndihmuar në mbulimin e borxheve të nënës së tyre në lojërat e fatit.
I detyruar të shoqërojë në timon një pasagjer misterioz nën kërcënimin e armës, një burrë e gjen veten në një lojë mes jetës dhe vdekjes, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Fëmijët e agjentëve më të mëdhenj sekretë në botë ndihmojnë padashur një zhvillues të fuqishëm lojërash të lëshojë një virus kompjuterik që i jep atij kontrollin e të gjithë teknologjisë, duke i bërë ata të bëhen spiunë vetë për të shpëtuar prindërit e tyre dhe botën.
Atletja Diana Niad nis në moshën 60-vjeçare të kërkojë një ëndërr pothuajse të pamundur të jetës: të notojë nga Kuba në Florida përtej më shumë se 100 milje oqean të hapur.