Violet është një adoleshente e ndrojtur e cila ëndërron të arratiset nga qyteti i saj i vogël për të ndjekur pasionin e saj për këngën. Me ndihmën e një mësuesi të pazakontë, ajo futet në një konkurs lokal këndimi që do testojë integritetin e saj,talentin dhe ambicien. I frymëzuar nga një kulturë popi, Teen Spirit është një kthesë e thellë dhe me stil të ngjashëm me historinë e Hirushes.
Pas një vjedhjeje që shkon keq, një kriminel e mbyll veten në një banjë. Rrethuar nga policia dhe me halucinacione, ai duhet t'i mbajë sa më larg për të bërë një plan dhe për të fshehur bizhuteritë që ka vjedhur.
Kur Cyrus Nollen bashkon forcat me yllin e shkollës së mesme Christian Newville për të ndjekur dashurinë e tij sekrete Roxy Rostand, pa dashje shkakton kërdi ndërsa Roxy bie keq për djalin e ëndrrave virtual me zgjuarsinë e Cyrusit dhe bukurinë e Christianit.
Kur xhaxhai i tij, pas një udhëtimi në Tajlandë, i sjell dhuratë kukullën-ninxha me kuadrate, Eske zbulon se kukulla është e gjallë dhe mund ta ndihmojë atë me problemet në shkollë. Eske dëshiron t’i kthejë nderin, por shpejt mëson se ninxha është në një mision hakmarrjeje dhe ai duhet të përfshihet në të...
Një adoleshent i talentuar dhe i ndjeshëm, me prindër të inatosur dhe të pakënaqur me jetën e tyre, takon dhe bie në dashuri me një vajzë të re, problematike dhe pa familje. Në përpjekje për t’u arratisur nga shqetësimet e jetës së tyre, ata përfundojnë në një botë të mbushur me alkool dhe drogë, nga e cila është e vështirë të shkëputesh.
Një histori për 4 fëmijë që jetojnë në një lagje të varfër të Mumbait të Indi. Kanu, 8 vjeç, i shkruan një letër Kryeministrit pas një incidenti dramatik që i ndodh së ëmës. Një djalë i vogël duhet të arrijë të pamundurën.
Një dyshe tregtarësh burse me frekuenca të larta, dalin kundër shefes së tyre të vjetër më përpjekjen për të bërë miliona me një marrëveshje për fibrën optike.
Merikat, Konstanca dhe xhaxhai i tyre Xhulian jetonin në izolim pasi kishin përjetuar një tragjedi familjare gjashtë vjet më parë. Kur kushëriri Çarles kthehet për të vjedhur pasurinë e tyre, ai rrezikon të zbulojë një sekret të cilin ata kanë shumë vite që e ruajnë.
Henk, një burrë i moshës së mesme që e jeton jetën në hije, ndjen ndryshime në gjendjen e tij kur takohet me një vajzë gjimnazi, të sapo-shpërngulur në lagje. Më vonë do ta kuptojë identitetin e saj të vërtetë.
Portretizimi unik, intim dhe i sinqertë i një vajze që vajton për humbjen e mikes së saj të ngushtë. Kjo rastësisht ndodh në ditën kur bota siç e njohim ne pushon së ekzistuari.
Një grup adoleshentësh pa dashje thërrasin një prani paranormale gjatë udhëtimit të tyre në fundjavë në shkretëtirën Joshua Tree. Ky përbindësh imiton pamjet e tyre për t'u fshehur dhe kërkon t'i ndajë në grupe pesëshe për të përfunduar një ritual vdekjeprurës.
Ëndrra e një çifti të ri për fillimin e një familjeje thyhet pasi ata zbresin në thellësitë e paranojës dhe duhet të luftojnë për të mbijetuar, një prani të keqe që nuk kërkon më shumë se jetën e tyre.
Bazuar në një histori absurde, por të vërtetë. Grabitja e bankës dhe kriza e pengjeve në vitin 1973 në Stokholm, që u dokumentua në "New Yorker" si origjina e Sindromës së Stokholmit.
Për të hequr mendjen nga lidhja me një burrë të martuar, një grua e fiksuar pas dashurisë miqësohet me një pastruese të djegur në fytyrë. Shumë shpejt mëson se shenjat janë më të thella se në sipërfaqe.
Kur ylli i muzikës Sharlota kërkon Elizabetën, muzikanten më të mirë të shkollës së saj të vjetër, përplasja i dërgon të dyja muzikantet në një rrugë të keqe me pasoja të mëdha.