Një komedi aksion kriminale e vendosur në ditët e fundit
të komunizmit në Poloni, një histori e një hajduti heroik popullor,
i cili u arratis 29-të herë nga policët.
Naymro po jetonte sipas kushteve të tij kundër sistemit.
Por dashuria dhe shembja e Murit të Berlinit ndryshoi gjithçka.
Laura dhe Massimo janë kthyer dhe më të fortë se kurrë. Por lidhjet familjare të Massimos dhe një burrë misterioz që kërkon zemrën e Laurës e ndërlikojnë jetën e të dashuruarve.
Një ngjarje nga e kaluara ndan fatin e tre miqve. Papritur, në jetën e Davidit ajo shfaqet përsëri. Dzika, dikur dashuria e jetës së tij, tani një police me përvojë, i bën një ofertë që nuk mund të refuzohet. I vendosur pas murit, Davidi më në fund dorëzohet. Së shpejti do të zbulojë se bota nga e cila u përpoq të çlirohej e tërheq me forcë të dyfishtë.
Në vitin 1983, Polonia komuniste tronditet nga rasti i gjimnazistit Regorz Przemik, i cili goditet për vdekje nga policia. I vetmi dëshmitar i rrahjes bëhet armiku numër një i shtetit.
Historia e kampionit të boksit të paraluftës Tadeusz "Teddy" Pietrzykowski, i cili në vitin 1940 mbërrin me transportin e parë të të burgosurve në kampin e përqendrimit të sapokrijuar të Aushvicit.
Poloni, 1985: I pakënaqur me rezultatin e hetimit për një vrasje, një oficer i ri në Varshavën komuniste nis të hetojë vetë për të zbuluar të vërtetën.
Pasi vëllai i tij vdes në një aksident me makinë, një boksier i dështuar i MMA, merr nën drejtim klubin e natës të familjes dhe shumë shpejt mëson se vdekja e vëllait të tij nuk ishte një aksident.
Polaku Jan Nowak-Jezioranski merr përsipër detyrën çlirimin e Polonisë së pushtuar në Londër për të siguruar informacione rreth betejave të Ushtrisë së Brendshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Masimo, trashëgimtari i një familjeje mafioze siçiliane dhe Laura, drejtoreshë shitjesh në një kompani polake. Jetët e tyre bashkohen, kur Masimo, pas 5 vitesh kërkimi, e gjen dhe vendos ta rrëmbejë duke i kërkuar 365 ditë kohë, si mundësi për të fituar dashurinë e saj. Një rrëfim dashurie në brigjet e mrekullueshme të Italisë.
Një djalosh i quajtur Kuba ka një motër të sëmurë dhe duhet të mbledhë paratë për operacionin e saj. Kështu vendos të marrë pjesë në garat e paligjshme me makina, ku përveç aventurave të shumta, njeh edhe një vajzë simpatike me të cilën ndan dashurinë për garën dhe makinat.
Daniel përjeton një transformim shpirtëror në një qendër paraburgimi. Edhe pse dosja e tij kriminale e pengon atë të aplikojë në shkollën e priftërinjve, ai nuk do të heqë dorë nga ëndrra e tij dhe vendos të drejtojë një famulli të një qyteti të vogël.
Lufta e polakëve gjatë luftës së parë botërore për të fituar pavarsinë e tyre. Dëshira e madhe për liri pas 123 vitesh pushtim nga tre perandori të mëdha të kohës, Rusisë, Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.
Janina Duzhejko, një grua e moshuar, jeton e vetme ne fshatin Klodzko, ku një seri me vrasje misterioze ndodhin. Duzhejko është e bindur se e di se çfarë i shkakton krimet, por askush nuk e beson atë.