Një epikë historike e frymëzuar nga ngjarje të vërteta që ndodhën në Mbretërinë e Dahomey-it, një nga shtetet më të fuqishme të Afrikës në shekujt 18 dhe 19.
Një sipërmarrës milanez i kohës së luftës formon një grup njerëzish të papërshtatshëm dhe mashtrues për të organizuar grabitjen e thesarit legjendar të Benito Musolinit.
Fioravante vendos të bëhet një Donzhuan profesionist, si një mënyrë për të fituar para për të ndihmuar mikun e tij të varfër, Murray. Me Murray që vepron si "menaxheri" i tij, dyshja shpejt e gjen veten të kapur në rrymat e dashurisë dhe parave.
Për të luftuar shkretëtirëzimin, njerëzit kanë zhvilluar ilaçe që nxisin riprodhimin e përshpejtuar të qelizave bimore,
por ato kanë çliruar aksidentalisht sistemin e stresit të bimëve dhe kanë zgjuar emocionet e bimëve.
Pasi u punësuan për të grabitur një vilë, një grup miqsh kapen nga pronarët e vilës dhe përndiqen përgjatë gjithë çiflikut. Për t'i mbijetuar çmendurisë së pronarëve, ata duhet të jenë të bashkuar dhe të luftojnë për të mbijetuar.
Infermierja Amy Loughren shokohet kur kolegu i saj, Charles Cullen, zbulohet se është fajtor i vrasjeve të shumë pacientëve gjatë 16 viteve në 9 spitale.
Një lojtar profesionist i cili abuzon me alkoolin, detyrohet të shkojë në rehabilitim në qytetin e tij të lindjes, duke gjetur shpresë të re kur tregon të kaluarën e tij dhe merr detyrat e trajnerit për një ekip fëmijësh.
Një grua e re zbulon se shtëpia me qira që ajo rezervoi online, është zënë tashmë nga një i panjohur. Përkundër gjykimit të saj më të mirë, ajo vendos të kalojë natën, por shpejt zbulon se në atë shtëpi, duhet të frikësohet për shumë më tepër sesa thjesht për një mysafir të papritur.
Një amvise e viteve 1950 që jeton me burrin e saj në një komunitet utopik
eksperimental fillon të shqetësohet se kompania e tij magjepsëse mund të fshehë sekrete shqetësuese.
Një burrë dhe ish gruaja e tij, nisen për në Bali të Indonezisë të pengojnë vajzën e tyre të martohet me një fermer bimësh detare. Teksa përpiqen dëshpërimisht të sabotojnë martesën e vajzës, dyshja grindavece e rigjen veten në ndjenjat e vjetra të dashurisë që dikur i kishte bërë të lumtur.
Pasi ringjallet nga një entitet i keq, Arti Kloun-i kthehet
në qytetin e trembur të Miles County, ku synon një vajzë adoleshente dhe vëllanë e saj më të vogël në natën e Hallouin-it.
Një adoleshente dhe vëllai i saj i vogël duhet të ndalojnë një personazh të tmerrshëm të internetit, i cili është krijuar nga histeria e prindërve të tyre.
Një grup i vogël udhëtarësh të përditshëm në një tren të Londrës janë në betejë me një shofer psikopat i cili ka nje plan të errët për secilin nga pasagjerët në tren.
Ndërsa Los Angeles përgatitet për Halloween, disa hajdutë të armatosur plagosin partnerin e detektivit James Knight gjatë një shkëmbim zjarri pas një grabitjeje. Hajdutët ikin nga Los Angeles për në Nju Jork. Gjatë hetimit të kësaj çështje zbulohet dhe e kaluara e errët e detektivit Knight.
Dy burra që takohen në një avion dhe nisin një bisedë që kthehet në miqësi. Për Henry Teague, i rraskapitur nga puna fizike dhe krimi gjatë gjithë jetës, kjo është një ëndërr e realizuar.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.