8 garues konkurrojnë në 8 lojëra klasike fëmijësh por tepër vdekjeprurëse. Ata kërkojnë famë përtej ëndrrave të tyre më të çmendura, duke konkurruar për mundësinë për të marrë përsipër kanalin e YouTuber-it të famshëm por misterioz për ta, të njohur si "JaxPro’’
I filmuar për rreth 14 muaj në brendësi të rrethit të një sportisti, ky është dokumentari i vetëm i autorizuar i një prej futbollistëve më të mirë të futbollit në kulmin e karrierës. Për herë të parë tregohet jeta e Kristianos me familjen dhe miqtë si dhe çastet pas fitimit të tre Topave të Artë.
Pasi është vrarë nga një grup kriminelësh, një burrë ringjallet me fuqi si të kafshëve dhe e bën mision të tijin zëvendësimin e së ligës me të mirën, në qytetin e tij.
Në pranverën e vitit 1840, një familje mblidhet në shtëpinë e saj të vjetër, të izoluar në fermë për të vajtuar humbjen e matriarkut të tyre. Ndërsa zija vazhdon, rrethanat e vdekjes së matriarkut vihen në pikëpyetje.
Pas një sërë veprimesh të çuditshme, Loris ngatërrohet me një vrasës serial. Xhesika, një police e fshehtë, do të përpiqet ta shtyjë atë të kryejë një vrasje.
Sherifi Roi Pilsifer nuk është shumë i emocionuar pasi vritet gjatë një grabitje nga një bandë lokale, por ka një shans të dytë të kthehet në tokë pasi rekrutohet nga R.I.P.D (Departamenti i Prerjes në Paqe). Duke u munduar të hakmerret për vdekjen e tij, duhet të shpëtojë njerëzimin kur porta e Ferrit që hapet dhe kërcënon të gjithë botën.
Një film-dokumentar për jetën e Lionel Mesit, nga futbolli në rrugët e Rosarios derisa u bë kampion Europe me Barcelonën dhe fitoi 4 topa të artë. Në këtë film-dokumentar flasin shokë te Barcelona dhe Argjentina, Johan Krujf, Diego Maradona, familjarë dhe miq të tij.
Kur pilotja e Forcave Ajrore Mbretërore, Toger Kate Sinclair, rrëzohet mbi Afganistan, ajo gjen strehë në një bunker të braktisur nëntokësor, ku zgjohen armët biologjike vdekjeprurëse të bëra nga njeriu ,gjysmë njerëzor-gjysmë të huaj.
Një student universitet ka një lidhje me gruan e një roje sigurie. Një ditë, burri i saj merr vesh për tradhëtinë teksa futet në shtëpi dhe i kap së bashku.
Një i dënuar, i kthyer në mekanik të policisë për të rritur shpejtësinë e makinave të tyre, detyrohet të mbrojë pafajësinë e tij kur mentori i tij vritet nga policët e pistë.
Sapo del nga burgu, ku kishte hyrë për shkak se ja punon një ish-partner në një garë makinash ku vdes shoku i tij i ngushtë, ai arrin të marrë pjesë në një garë të madhe me synimin e vetëm për tu hakmarrë. Ish partneri i tij mëson për planet që ka ai në mendje dhe vendos si shpërblim makinën e tij 2 milionëshe për atë që do mundet t'a ndalojë...
Tani një detektive e punësuar, Enola Holmes merr përsipër çështjen e saj të parë zyrtare për të gjetur një vajzë të zhdukur, ndërsa shkëndijat e një komploti të rrezikshëm ndezin një mister që kërkon ndihmën e miqve dhe vetë Sherlok-ut për ta zbuluar.
Kur një ushtar i ri, i sapo kthyer nga lufta, kapet nga policia gjatë një grabitjeje. Ai rekrutohet nga autoritetet për të shkuar i
fshehtë në një burg shumë të rrezikshëm, në mënyrë që të kuptojë se çfarë po ndodh në të vërtetë atje brenda.
Pasi një mbidozë kokaine gati i merr jetën, Laura vendos të kthehet në fshat, te nëna e saj, nga ku është larguar 20 vjet më parë. Shumë shpejt, pas kthimit, ajo kupton se demonët e fëmijërisë janë ende aty dhe se vetë fshati i izoluar nga bota, fsheh një sekret ogurzi...
Në një udhëtim në shkretëtirën afrikane, një shkencëtar vritet brutalisht nga një tregtar armësh. E dashura e tij përpiqet me çdo kush, të mbrojë vajzën e tij adoleshente.
Ivi dhe Bean janë shumë të lumtura të regjistrohen në kursin e baletit, derisa kuptojnë që nuk do të ketë luftra me shpata apo shkelmime e beteja deri në vdekje. Si do të shpëtojnë ato nga kursi i baletit? Dhe kush do jenë yjet e vërtetë të baletit në fund të kësaj aventure?
Djali adolëshent i biznesmenit akuzohet padrejtësisht për trafikim droge. Ndërkohë që djali përballet me një dënim të paktën 10 vjeçar, Xhoni i dëshpëruar vjen në mrrëveshje me prokuroren ambicioze dhe merr përsipër të bëhet spiun për llogari të saj, me qëllim që të ulet dënimi i djalit të tij. Ai futet në rrugët e errëta të mafies duke bashkëpunuar me njërin nga baronët e rrezikshëm, por gjërat do bëhen akoma më të vështira kur...
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.