Një grua e moshuar që lufton me sëmundjen e Alzheimerit pranon të lejojë një ekip filmimi të dokumentojë gjendjen e saj, por ajo që ata zbulojnë është diçka shumë më e keqe që po ndodh.
Në Francën e shekullit të 18, kalorësi de Fronsak dhe miku i tij i Amerikës së jugut u dërguan në Gevaudan me urdhrin e mbretit për të investiguar vrasjen e qindra njerëzve nga një bishë misterioze.
Në Manhatan, avokatja Liv dhe mësuesja e shkollës Ema kanë qenë shoqet më të mira që nga fëmijëria e tyre.
Ata të dy janë propozuar nga të dashurit e tyre në të njëjtën ditë dhe ata planifikojnë dasmën e tyre në Hotel Plaza,
duke përdorur shërbimet e të famshmes Marion St. Claire. Mirëpo, për shkak të gabimit të sekretarit të Marionit,
dasmat e tyre janë planifikuar për të njëjtën ditë. Asnjëri prej tyre nuk pranon të ndryshojë datën dhe bëhen armiq,
duke u përpjekur të sabotojnë dasmën e rivalit.
Cheng Tai-Nan (Kara Hui) është një shërbëtore e ndershme dhe besnike e një patriarku që po vdes, i cili nuk dëshiron asgjë më shumë se të mbrojë pasurinë e tij të madhe nga nipi i tij egoist Yung-Sheng. Tai-Nan është mjaft e re për t'u bërë gruaja e tij, por prapëseprapë pranon të martohet me zotërinë e saj, në mënyrë që e gjithë pasuria e tij të jetë e sigurt me të, në mënyrë që ajo të mund ta transferojë atë në Ching-Chuen..
Filmi përshkruan një hetim të paparashikueshëm bashkëpunues global nga detektivë të Koresë së Jugut, Koresë së Veriut dhe Amerikës, të cilët janë bashkuar për qëllimet e tyre.
Sofia dhe Egi e gjejnë veten në anët e kundërta të një beteje
epike kur ato shkojnë në një shkollë të magjepsur.
Ku heronjtë dhe djajtë janë të trajnuar
për të mbrojtur ekuilibrin midis së mirës dhe së keqes.
U RREGULLUA! Pas humbjes se 100.000 markave daneze që i përkisnin mafias, Mani i kërkon ndihmë të dashurës së tij Lolës për ti shpëtuar vdekjes. Sa situata mund të ndodhin për ti siguruar këto para brenda 20 minutave?
Një çift i ri udhëton në një ishull të largët për të ngrënë në një restorant ekskluziv ku shefi i kuzhinës ka përgatitur një menu luksoze, me disa surpriza tronditëse.
Një stiliste po vuan nga një sëmundje misterioze që shqetëson mjekët e saj dhe acaron burrin e saj, derisa ndihma arrin në formën e një kujdestareje Filipineze, e cila përdor shërimin tradicional popullor për të zbuluar një të vërtetë të tmerrshme.
Tomi Xhonson është anëtar i grupit të tifozëve të Chelseas. Jeta e tij sillet rreth pijeve alkoolike, drogës dhe dhunës, por makthet në rritje e bëjnë të vërë në dyshim zgjedhjen e tij të jetës. I xhiruar në stilin dokumentar, ky film tregon një pamje realiste të huliganizmit në futboll.
Filmi tregon një histori në vitin e 33-të të Perandorit Jiajing të Dinastisë Ming (1554), me urdhër të perandorit 18 murgj të Kung Fu-së Shaolin (duke përdorur shkopin e gjatë si armë) të kryesuar nga Murgu Wujue, nisen në jug për ndihmë në mbrojtjen e brigjeve të perandorisë kundër pushtimit të piratëve japonezë. Menjëherë pas mbërritjes së tyre në vijën e frontit, murgjit hasin vështirësi të pa llogaritura.
Me ndihmën e të një të mbijetuari nga Aushviku dhe me një letër, një burrë i moshuar me demencë shkon të kërkojë personin që beson se ka vrarë familjen e tij.
Dramatizon përpjekjet e një familjeje bashkëkohore amerikane
për t'u marrë me konfliktet e zakonshme të jetës së përditshme
duke u përballur me misteret universale të dashurisë, vdekjes dhe mundësisë së lumturisë në një botë të pasigurt.
Një detektive vrasjesh dhe partneri i saj i ri nisin hetimet për një trup të gjetur në pyll. Evidencat e gjetura i drejtojnë tek dy adoleshentë simpatikë dhe të zgjuar.
Juan Olmedo dhe Sara Gómez janë dy të huaj që ikin nga e kaluara e tyre dhe vendosen në një urbanizim në bregdetin Cádiz. Atje, qindra kilometra larg Madridit, ata përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre, megjithëse kujtimet janë ende shumë të forta: Sara, e cila i kishte të gjitha, pastaj i humbi; dhe Juan, i cili po ikën nga një tragjedi familjare, janë protagonistët e një historie në të cilën perëndimi...
Bashkëshorti i Fahrijes është zhdukur që nga lufta në Kosovë. Ajo ngre biznesin e saj të vogël për të siguruar jetesën e fëmijëve, por ndërsa lufton kundër një shoqërie patriarkale që nuk e mbështet, ajo përballet me një vendim vendimtar.
Një çift francez transferohet në një fshat spanjoll, për të qenë sa më pranë natyrës dhe për të jetuar me bujqësi, por prania e tyre është e mërzitshme për dy vëllezër vendas, të cilët arrijnë deri në kërcënime për t'i larguar nga fshati.
Një vajzë e mrekullueshme me një mendje të jashtëzakonshme dhe një imagjinatë të madhe vendos të luftojë për të ndryshuar fatin e saj, takoni Matildwn.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.