Kloe falsifikon vdekjen e saj për të vjedhur prova nga një morg. Mjeku ligjor përdor morgun si një vend për të shitur organet. Mjeku kërkon të vrasë Kloen sepse ka parë se çfarë ndodh në të vërtetë në morg.
Një ekip agjentësh specialë zbulojnë një program të ri kompjuterik që përdoret për të futur në kurth dhe për të kapur grabitqarët në internet. Pasi u bashkuan me zhvilluesin e programit, ata shpejtë zbulojnë se Inteligjenca Artificiale po përparon me shpejtësi përtej qëllimit të saj origjinal.
Aventurat e një babai dhe vajzës së tij të vogël, në kërkimin e tyre për një libër të humbur prej kohësh, i cili do t'i ndihmojë në ribashkimin e një të afërmi të zhdukur.
Një film horror psikologjik i inspiruar nga Folklori Gjerman.
Historia e Nix flet për një tragjedi në një liqen misterioz
dhe për pasojat e frikshme që i zbulon një familje e copëtuar.
Riley është duke luftuar për të bërë miq pasi transferohet në një shkollë të re të mesme ku babai i saj, Chris, është mësues anglishte. Kur ajo takohet me Kylën, ato shpejt bëhen miq të ngushtë. Megjithatë, miqësia merr një kthesë të çuditshme kur Riley mëson se Kyla është e fiksuar pas babait të saj.
Një djalë australian që mendonte se e dashura e tij kishte vdekur, zbulon që ajo është gjallë dhe mbahet e izoluar nga mamaja e saj, e cila është bosja e një karteli meksikan dhe armikja e përbetuar e djaloshit australian që gjithmonë i shpëton vdekjes sa herë që përndiqet prej saj.
Në malet diku afër kufirit të Mongolisë, disa persona gjejnë fosile gjigante krijesash të panjohura. Nisin një gerrmin nëntokësor me udhëheqjen e Profesor Yang dhe zbulojnë diçka të mistershme.
Shumë vite pas dorëheqjes së saj si oficere policie, Pipa jeton bashkë me djalin në fshatin e të parëve të saj për të qëndruar sa më larg krimit, por, edhe aty përfshihet në një sërë vrasjesh misterioze, të cilat janë të lidhura me familjen më të pasur të zonës që është burimi i të këqijave për banorët vendas.
Në vitin 2063, bota është e shkatërruar për shkak të katastrofave natyrore dhe vetëm dy kontinente kanë mbijetuar. Në mes të oqeanit, katër ushtarë bëjnë roje në një kullë, duke mbrojtur atdheun e tyre nga pushtimi i një armiku që nuk e kishin parë kurrë. Por, a do mbijetojnë dot atje, në mes të hiçit dhe pa asnjë kontakt?
Një agjente e FBI-së duhet të hyjë me mision sekret në Konkursin e Miss Shteteve të Bashkuara, për të ndaluar një grup që rrezikon të shpërthejë një bombë.
I vendosur në të ardhmen e afërt, një humanoid kërkon një haker global për të hequr të gjitha kufizimet në mendimet dhe aftësitë e tij, duke shkaktuar një kryengritje A.I dhe një gjueti qeveritare për të eliminuar rritjen e ndërgjegjes.
Dy vëllezër, të nënshtruar ndaj fatit të tyre, mashtrojnë për një zhdukje në botën e egër të Alaskës në mënyrë që të kenë një histori të mrekullueshme shpëtimi për ta shitur, por mashtrimi rezulton të jetë më real se sa ata e planifikuan.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, disa minatorë britanik u rekrutuan në ushtri, për të hapur tunele poshtë frontit gjerman dhe të vendosnin bomba për të shaktërruar armikun. Minatorët ia dolën mbanë edhe pse sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar mijëra jetë të tjera.
Film i bazuar në histori të vërtet. Ndjek historinë e shitësit të këpucëve Sani Vakaro dhe mënyrën se si ai udhëhoqi Nike në ndjekjen e atletit më të madh në historinë e basketbollit, Majkëll Xhordan.
Filmi aksion, lufte, SISU Tregon për një ish-ushtar që zbulon flori në shkretëtirën e Laplandës 'Finlandë' dhe përpiqet të marrë plaçkën në qytet, ushtarët nazistë të udhëhequr nga një oficer brutal i 'SS', i marrin gjithçka që i përket atij dhe ai kthehet në një përbindësh.
#Sisumetitrashqip
Një grup mercenarësh marrin në kontroll një kompleks hoteli të largët e të izoluar gjatë një dasme dhe i takon dëshmitarit të dhëndrit, vetë dhëndrit dhe shokëve të tyre të dehur që të ndalojnë terroristët dhe të shpëtojnë pengjet.
Një adoleshente nis të bashkëbisedojë me reflektimin e saj. Në fillim, reflektimi e ndihmon të përballet me vështirësitë që ka, por shpejt, dëshirat e saj më të errëta marrin jetë.
Filmi është frymëzuar nga historia e vërtetë e 4 shoqeve të ngushta dhe fanse të New England Patriots, të cilat ndërrmarin një udhëtim që ndryshon jetën në Super Bowl 17 për të parë heroin e tyre Tom Brady.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.