Në një provincë osmane në Hixhaz gjatë Luftës së parë Botërore, një djalë i vogël beduin përjeton një rritje të parakohshme teksa ndërmerr një udhëtim të rrezikshëm nëpër shkretëtirë me pelegrinët për të çuar një oficer britanik në destinacionin e tij sekret.
Pas vdekjes së papritur të nënës së tij, një burrë me sjellje të butë, por të mbushur me ankth përballet me frikën e tij më të errët ndërsa nis një odise epike gjatë kthimit për në shtëpi.
Një grua që drejton restorantin e makaronave të familjes së saj merr një ftesë
për t'u bashkuar me industrinë e ngrënies së nivelit të lartë nën udhëheqjen e një kuzhinieri famëkeq.
Adoleshenti Majlls Morales bëhet Spidermen i realitetit të tij, ku rruga e tij kryqëzohet me pesë homologët e tij nga dimensione të tjera kohore. Atyre u duhet të ndalin një kërcënim të rëndë për të gjitha realitetet.
Zhvillimet e ngjarjeve kriminale të ndodhura në rrugicat si labirint në Amanin Lindor, ku një vëzhgues shantazhues nis një seri ngjarjesh të paqëllimshme, duke bërë që jetët e banorëve të përplasen dhe që të shpërthejë kaosi.
Një ish-specialiste Amerikane e Inteligjencës pati dënimin më të gjatë ndonjëherë për shkak të nxjerrjes për median, të një informacioni qeveritar të paautorizuar mbi ndërhyrjen Ruse të zgjedhjeve në 2016 në Amerikë nëpërmjet një operacioni nga posta elektronike.
Pas shumë misioneve dhe mosmarrëveshjeve që kanë mposhtur, Dom Toreto dhe familja e tij, tani përballen me kundërshtarin më vdekjeprurës: Një kërcënim i tmerrshëm që del nga hijet e së kaluarës, i cili ushqehet nga hakmarrja dhe është i vendosur të shkatërrojë këtë familje dhe gjithçka që Dom do.
Bazuar në histori të vërtetë | Nuk po tallemi :) Filmi tregon vet për... |
një grup të vogël djemsh që kanë qenë shokë klase, ku ata organizojnë një lojë vjetore të ndërlikuar, e cila kërkon që disa të udhëtojnë në të gjithë vendin.
Djaloshi D'Artanjan shkon në Paris në një kohë turbullirash me shpresën për tu bërë Musketier dhe rastësisht njihet me Tre Musketierët që do bëhen shokë besnikë të tij. Mirëpo, ngatërrimi i një prej shokëve në vrasjen e një gruaje të panjohur, i detyron të gjithë të kërkojnë të vërtetën, duke zbuluar edhe komplotet që janë planifikuar kundra mbretit dhe mbretëreshës së Francës, të cilët shpëtojnë falë besnikërisë së Musketierëve.
Ben dhe Kejt janë në një krizë të madhe martesore pas 15 vitesh, dhe pasi dërgojnë fëmijët në kamp veror, planifikojnë të ndahen. Por, dashuria e tyre është më e fortë se çdo gabim apo problem gjatë jetës familjare dhe dashuria për fëmijët e mposht çdo mendim për ndarje.
Ky është një film i frikshëm, goditës, emocionues, i zymtë, dhe me përfundim befasues. Filmi tregon për një aeroplan i cili kaplohet nga një virus misterioz. Kur avioni ulet, vendoset në karantinë dhe të mbijetuarit duhet të bashkohen për t'i mbijetuar karantinës.
Në ditën e ekzekutimit të tij të planifikuar, një vrasës serial i dënuar merr një vlerësim psikiatrik gjatë të cilit ai pretendon se është një demon, dhe më tej pretendon se para se të shkojë drejt vdekjes psikiatri do kryejë tre vrasje për të.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.