Një lojë pokeri ngatërruese zë në kurth katër shokë, banditë, kultivues të barit, fajdexhinj dhe mbledhës të borxheve dhe i përplas përballë njëri-tjetrit në ndodhi të papritura, gjithçka për hir të parave, barit dhe dy shotganëve antikë.
Gjimnazisti Ed Uollis pasi transferohet në një qytet të ri bashkë me mamanë, hyn në shoqëri me fqinjin e tij, Eshbi, një ish vrasës i CIA-s të cilit i kanë mbetur edhe pak muaj për të jetuar.
Një komedi rreth një detektivi privat që futet në një anije udhëtimesh plot me padronë, femra të mrekullueshme, terroristë, vrasës, dhe ushqim të pamjaftueshëm.
Vrasësi i tërhequr Ezio po shijon kohën e tij me familjen, por pasi një Vrasës tjetër shfaqet në derën e tij për të kërkuar ndihmë, jeta e tij s'do jetë më njësoj...
Pasi avioni i skuadrës së futbollit të SHBA-së rrëzohet në det, ata strehohen në një ishull, por shumë shpejtë do të përballen me vështirësitë për të mbijetuar.
Oficerja fillestare Xhesika Loren caktohet të presë skuadrën e pastrimit kimik për mbetjet e rrezikshme në depon e armëve të stacionit. Por ajo nuk është ne dijeni që fantazma e një lideri kulti Xhon Majkëll Pejmon ka pushtuar departamentin që kur ai dhe dy nga ndjekëset e tij kryen vetëvrasje para një viti. Tani Xhesika duhet të zbuloj se sa të rrezikshëm mund të jenë ata kur ajo ngel e vetme ne turnin e saj të parë.
Kur një adoleshente ruse që jeton në Londër vdes, një infermiere e cila gjeti ditarin e saj do të fillojë të kërkojë për të vërtetën, e cila mund të shkatërrojë një familje mafiozësh ruse.
Konor Midi është lloji i mashkullit që ndahet me tre të dashura njëkohësisht, Me anë të një video-telefonate. Kështu që kur shkon në dasmën e të vëllait ai ka një qëllim të vetëm: të shkojë në shtrat me shoqëruesen e vetme të nuses që për njëfarë arsyeje i ka shpëtuar. Por fantazma e xhaxhait të tij të ndjerë Uejn, i cili ishte njeriu që i mësoi t’i dashurojë dhe t’i lërë femrat, ka një tjetër qëllim në mendje: të vendosë në vend besimin e humbur të Konorit ndaj dashurisë, një detyrë e vështirë që kërkon bashkëpunimin e shumë, shumë fantazmave të ish të dashurave.
Gjatë dimrit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, në Holandën e pushtuar nga nazistët, një djalë adoleshent përfshihet në rezistencën holandeze pas ardhjes në ndihmë të një piloti të plagosur.
Kur një terrorist arratiset gjatë një dorëzimi rutinë, Uill Hollouei duhet të bashkëpunojë me shefin e çnderuar të MI5 Herri Pirs për ta gjurmuar dhe për të ndaluar një sulm terrorist në Londër.
Vazhdimi i sagës së familjes Korleone tregon historinë e Vito Korleones kur ka qenë i ri në Nju Jorkun e 1920-ës dhe më pas ndjek Majkëll Korleonen në 1950-ën i cili po përhapte biznesin ne familjes në Las Vegas, Hollivud dhe Kubë.
Leni Kol, një bos në Londër ka në zotërim të gjitha transaksionet e ndërtesave. Tani ai po ndihmon Juri Omoviç, një ndërtues miliarder nga Rusia. Si shenjë besimi Juri i jep Lenit një pikturë të tij me shumë vlerë e cila më pas iu vodh Lenit në shtëpinë e tij. Tani ai po kërkon pikturën e ortakut të tij para se Juri ta marrë vesh që piktura është vjedhur.
Një doktoreshë merr në vilën e saj një djalë të plagosur i cili u gjet në bregun e liqenit. Shumë shpejtë ata mësojnë se vrasësit po vijnë për të mbaruar punën teksa një stuhi ka goditur ishullin.
Aleksi, Emili dhe djali i tyre, Ar Xhej, janë të rinj në Los Anxheles. Një takim rastësor në park i lidh me Kërtin misterioz, Sharlotën dhe Maksin. Një takim familjar bëhet shumë interesant me kalimin e mbrëmjes.
Për t'u hakmarrë ndaj vdekjes së vëllait të tij një ish veteran i ushtrisë amerikane ndjek dhe vret një grup ushtarak që merreshin me tregtinë e opiumit.
Superyll ndërkombëtar i aksionit Jackie Chan është i përfshirë në një operacion shpëtimi të një panda të dashur të kopshtit zoologjik të quajtur Hu Hu.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.