Viktor Karpa është një ish-mafioz rus, i cili është zhvendosur në Finlandë dhe ka krijuar familjen e tij. Gjithçka do të shkojë keq kur Presidentja
e re ruse do të bëjë një vizitë në Finlandë dhe atij i duhet që të ndalojë një komplot, i cili synon vrasjen e Presidentes.
Një grup shokësh të bllokuar në një fushë misri të braktisur gjejnë strehë në një shtëpi të vjetër, dhe së shpejti zbulojnë se banesa është qendra e një riti mbinatyror.
Zbuloni se pse janë zogjtë kaq të zemëruar. Kur një ishull i populluar nga zogj që nuk fluturojnë, por të lumtur, vizitohet nga derrkucë jeshilë misteriozë, është në dorë të tre të dëbuarve- Red, CCak dhe Bombi- për të kuptuar se çfarë po kurdisin derrkucët.
Karl Blek e lëviz familjen e tij nga Çikago me shpresën e një jete më të mirë. Shpërngulja e tyre në Beverli Hills përkon me Spastrimin vjetor të qytetit,ku çdo krim është I ligjshëm për 12 orë.
Në "pazaret" e viteve 1880 në perëndim, një baba duhet të largohet nga ferma e tij për në qytetin Dodge për të shpëtuar vajzën e tij nga një armik i vjetër, duke e vënë në provë reputacionin e tij si tërheqësi më i shpejtë i këmbëzës në ato vende.
Pasi kthehet në shtëpi për Krishtlindje, një djalë takohet me vajzën që donte në gjimnaz, e cila ishte shoqja e tij më e mirë: refuzimi i së cilës e ktheu në një feminist.
Barni Ros është lider, i një grupi mercenarësh me aftësi të jashtëzakonshme që paguhen nga Z. Kisha për të kryer një punë shumë të rrezikshme. Ata duhet të vrasin diktatorin e një ishulli të vogël në Amerikën e Jugut i cili është në ndikimin e një ish-agjenti të Cia-s dhe nën mbrojtjen e një ushtrie shumë të madhe në ishullin e Vilenës.
Satani sfidohet nga një rival i vjetër, i cili ka shpikur disa bioluftëtarë dhe ka ringjallur Brolin. Pasi ai ringjallet, Goteni, Tranksi dhe të tjerët duhet të bëjnë çmos për ta ndaluar Brolin dhe fuqinë e tij shkatërruese.
Një qenie misterioze e quajtur Hoi vjen në Tokë dhe u kërkon luftëtarëve Z të përdorin sferat e dragoit që ta ndihmojnë të çlirojë Tepionin. Tepioni është një luftëtar antik i burgosur në një kuti muzike, dhe Hoit i duhet për të shmangur përbindëshin Hildegarn, i cili po vjen të shkatërrojë Tokën. Por, kur ata zbulojnë se Hoi është i mbijetuari i fundit i një race të keqe të cilët kërkonin shkatërrimin e atyre që konsideronin inferiorë, dhe me çlirimin e Tepionit ata çliruan edhe Hildegarnin, ata duhet të luftojnë bashkë me Tepionin për të ndaluar përbindëshin.
Gjatë gjithë jetës së tyre, vëllezërit Stiven dhe Blum kanë perfeksionuar artin e mprehtë të mashtrimit. Tani, ata janë gati për një punë të fundit spektakolare - të joshin Penelopën, një trashëgimtare të çuditshme, brenda një komploti të përgatitur që do t’i çojë në një udhëtim mahnitës rreth botës.
London është një aventurë e ngarkuar me drogë e cila e ka qendrën në një festë në një apartament Nju Jorku ku një i ri po mundohet të rikthehet me ish-të dashurën e tij.
Polici i infiltruar Lukas Uait bashkohet me bandën e Vin Serentos në garat ilegale të rrugëve të qytetit. Ata janë të shpejtë si era dhe synojnë ta kalojnë të keqin Huan Karlos de la Sol. Plani i bandës është i rrezikshëm, po aq sa qesharak dhe do i vendosi ata në një përballje që mund ti jap fund gjithë qytetit.
Batman dhe Batgërl po punojnë së bashku, por midis tyre ka disa konflikte. Komisari Gordon do të rrëmbehet dhe Batmani duhet ta shpëtojë para se të jetë shumë vonë. Por kësaj radhe, Batmani dëshiron që t'i bëjë gjërat ndryshe.
U RREGULLUA! Një grup studentësh shkojnë në qytetin e Snikut për të marrë pjesë në të ashtuquajturën, "Java e Snikut", por kur mbërrijnë atje, do
t'u duhet që të përballen me diçka nga e shkuara e tyre.
Krimineli Ridik mbërrin në planetin Helion Prime dhe e gjen veten kundër perandorisë pushtuese Necromonger, të cilët duan të vrasin njerëzit në të gjithë universin.
Heroi Kapiten Amerika, po përpiqet të përshtatet me jetën normale. Por kur një agjent i agjencisë S.H.I.E.L.D. sulmohet brabarisht, ai bashkon forcat me agjenten bukuroshe Vejusha e Zezë, për të zbuluar një konspiracion të rrezikshëm dhe me ndihmën e Skifterit, ai përpiqet të mposhtë armikun më të fuqishëm, Ushtarin e Dimrit...
Kur disa të jashtëligjshëm zaptojnë shtëpinë e e një familjeje fshatare, në dukje të pafajshme për të kaluar natën, një lojë e papritur kapi macja miun që çon në joshje ndërrim rolesh dhe hakmarrje.
Po sikur të kishte kuptim nëse njerëz të zakonshëm do vrisnin njëri tjetrin për para? Më mirë se shkatërrimi financiar dhe e gjitha sipas një kodi strikt. Kjo është Tregtia.
KUJDES! FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! Një vajzë seksualisht agresive takon dhe fillon një lidhje të ndezur me një djalë po aq agresiv, por kjo lidhje do t'i dëmtojë jetët e të dyve...
Superyll ndërkombëtar i aksionit Jackie Chan është i përfshirë në një operacion shpëtimi të një panda të dashur të kopshtit zoologjik të quajtur Hu Hu.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.