Kur Toni Stark përpiqet të fillojë një program paqeruajtës, gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet dhe tani është në dorën e Avengers të ndalojnë Ultronin e lig dhe planet e tij të tmerrshme.
Kur një truprojë në Las Vegas me aftësi vdekjeprurëse dhe vesin e kumarit futet në telashe me mafien, ai ka një letër të vetme në dorë... ose gjithçka, ose asgjë...
Nju Jorku është përfshirë nga erërat e Artikut, nga netë të errëta dhe drita të bardha. Një ditë dimri, Piter Lejk (Colin Farrell), jetim dhe mekanik, tenton të vjedhë një shtëpi dhe do jetë e fundit. Edhe pse ai mendon se shtëpia është e zbrazët, e bija e shtëpisë është në shtëpi. Kështu fillon dashuria midis Piterit, dhe Beverli Penit (Jessica Brown Findlay), një vajzë e re, që është duke vdekur.
Dy shoqet e ngushta, Beth dhe Ana, vendosin të shkojnë për një fundjavë në mal së bashku, që të arrinin të rikrijonin lidhjet mes tyre. Por ajo që mendohej të ishte një fundjavë e rizbulimit të shoqërisë, kthehet të jetë veç një tregim i xhelozisë dhe konkurrencës që ekzistonte mes tyre. Konflikti do të çojë në ndryshime rrënjësore të jetës së të dyjave.
Ndërkohë që Bela Suan gërmon thellë e më thellë brenda mistereve të botës së mbinatyrshme që është e etur të bëhet pjesë, e gjen veten në një rrezik të jashtëzakonshëm. Bela ndihet e shkretuar nga ikja e papritur e të dashurit të saj vampir, Eduard Kallen por shpirti i saj ringjallet nga miqësia e saj me bukuroshin Xhejkob Bllek. Papritmas, ajo e gjen veten të tërhequr në botën e njerëzve-ujqër, armiqtë e lashtë të vampirëve dhe besnikërinë e saj të testohet.
Një histori e zezë psikoseksuale, midis Las Vegasit dhe Parisit, për dashurinë, maninë, seksin, tradhtinë, hakmarrjen dhe në fund të fundit, kërkimin e shpengimit.
Ndërsa detektivi Tomas Kreivën heton vdekjen e vajzës së tij aktiviste, ai nuk zbulon vetëm jetës sekrete të saj, por edhe një mbulim korporate dhe një marrëveshje të fshehtë qeveritare që punëson një agjent me detyrën e fshirjes së provave...
Bella Suan ka qenë gjithmonë paksa ndryshe nga të tjerët. S’ka qenë kurrë nga ata që ndjekin turmën. Kur mamaja e saj rimartohet dhe Bella zgjedh të jetojë me babain e saj në qytezën e vogël të Forksit ku bie vazhdimisht shi, nuk pret që të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Por ja që gjërat ndryshojnë kur ajo njihet me bukuroshin misterioz dhe magjepsës Eduard Kallen. Eduardi me të vërtetë nuk është si djemtë e tjerë. Ai është vampir, por sido që të jetë ajo nuk ka frikë prej tij. Drithërimat fillojnë kur një vampir i ri e gjen sfiduese ta kthejë Bellën në pre për gjakun e saj të parezistueshëm.
Kur nëna e tyre, e varur prej drogës lirohet nga burgu e vendosur për të rindërtuar familjen, Rei rrëmben vëllain e tij më të vogël, Oliverin dhe largohet në drejtim të bregdetit Kalifornian.
Një njësi e posaçme ushtarake lufton fuqishëm, kundër një super-kompjuteri, i cili ka dalur jashtë-kontrollit, dhe kundër qindra shkencëtarëve, të cilët kanë eskaluar në krijesat e mish-ngrënësve, pas një aksidenti në laborator.
Një reper i ri, duke luftuar në çdo aspekt të jetës së tij, dëshiron të jap nga vetja aq sa mundet, sepse kjo është mundësia e tij e fundit. Por, problemet e tij, do ta vënë në dyshim suksesin.
Pasi tërheqin vëmendjen e medias dhe të policisë për faktin që pa dashur hedhin Kate Moss në lumin Thames, Edina dhe Petsi shkojnë të fshihen në jug të Francës...
Studentit të vitit të parë Nilit, i interesojnë vetëm historitë... derisa njihet me Julian, më të rritur se ai, e cila e shtyn që t'i publikojë në internet veprat e tij. Kur administatori i faqes ku ai i publikon interesohet në punën e Nilit, atij i hapet një univers i ri.
Një gazetar e gjen veten të përfshirë në një komplot terrorist gjatë qëndrimit të tij në Moskë. Nga një udhëtim pune, Paul, do të përballet me një realitet tjetër.
Është koha e Krishtlindjeve. Zipi dhe Zapi vazhdojnë me truket e tyre të vjetra. Por këtë herë ata e kanë tepruar dhe dënimi i tyre nuk do të jetë më pushime për Krishtlindje dhe një udhëtimin i mrëzitshëm me prindërit e tyre. Si për çudi, destinacioni i tyre është një ishull i largët.
Sethi takon një vajzë në autobuz dhe pasi ai fiksohet me të, e rrëmben atë dhe e mbyll në një kafaz në vendin ku punon. Por cili është sekreti i kësaj vajze?
Përbindëshi më i famshëm në botë gjendet përpara një lufte me krijesën MUTO që krijohet nga ekperimentet arrogante shkencore, dhe i cili na kërcënon ekzistencën tonë.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.