Kur Xhejkob zbulon të dhëna për një mister që zgjatet me kohën, ai gjen shtëpinë e znj. Shtegtare për fëmijët e veçantë. Por, rreziku thellohet pasi ai njihet me banorët dhe mëson për fuqitë e tyre të veçanta.
Anastasia është një studente në prag të diplomimit në letërsinë angleze. Kur mikesha e saj Kejt, i kërkon që ta zëvendësojë për një intervistë me Kristjan Grej, një biznesmen të fuqishëm, ajo pranon pavarësisht ngarkesës në universitet. Intervista e saj nuk kufizohet vetëm në pyetjet e sugjeruara nga mikesha e saj duke nxitur kështu kureshtjen e Kristjanit. Të dy fillojnë të takohen dhe Anastasia kupton se ai është një burrë misterioz, shkëlqimi i të cilit fsheh sekrete, por sidomos shije erotike dhe praktika seksuale të dyshimta.
Skuadra e anijes 'Entëprajs' zbulon arritjet më të larta të hapësirës së paeksploruar, ku ndeshet me një armik të ri e të pamëshirshëm që i vë në provë ata dhe çdo gjë që ka lidhje me Federatën.
Një ushtar veteran kthehet nga turneu i tij i detyrës të kryer në Irak, dhe mundohet që të filloje një jete të re por, urdhërohet në mënyrë arbitrare të kthehet në detyrë në terren nga ana e ushtrisë.
Russell Brand rishpik rolin e miliarderit të adhurueshëm Artur Bak, një njeri i papërgjegjshëm i cili është mbështetur gjithmonë në dy gjëra: në pasurinë e tij të pafund dhe në dadon e tij të përjetshme Hobson (fituesja e Academy Award Helen Mirren) për ta mbajtur larg telasheve. Tani ai përballet me sfidën e tij më të madhe: të zgjedhë midis një martese me mblesëri me drejtoreshën ekzekutive ambicioze Suzana (Jennifer Garner) që do t’i sigurojë jetesën e tij luksoze, ose një të ardhmeje të pasigurt me të vetmen gjë që paratë s’mund ta blejnë - Naomin (Greta Gerwig), dashurinë e tij të vërtetë. Me frymëzimin e Naomit dhe pak ndihmë jo tradicionale nga Hobsoni, Arturi do të marrë rrezikun më të shtrenjtë të jetës së tij dhe do të mësojë se ç’do të thotë të jesh burrë në këtë riimagjinim të komedisë romantike që ka fituar çmimin Oscar, Arthur.
Kaira është një kinematografe në kërkim të jetës perfekte. Takimi i saj me Xhagun, një doktor me mendime origjinale, e ndihmon atë të fitojë një perspektivë të re për jetën. Ajo zbulon që lumturia është gjetja e rehatisë në papërsosmëritë e jetës.
Kur një vrasës serial të cilin ai arriti ta gjente dhe ta vinte pas hekurave del në liri, një psikolog i policisë shkencore dhe pedagog i njohur merr një telefonatë duke e lajmëruar se ka 88 minuta jetë...
Një lider ultrasish kthehet përsëri në Green Street për hakmarrje pasi merr vesh që vëllai i tij i vogël është vrarë, por do mund të përballet ai me një lloj të ri huliganësh dhe a do ta gjejë vrasësin e vëllait?
Pas kulmit të "Green Street Hooligans", disa pjesëtarë të Uest Ham dhe Milluollit përfundojnë në burg. GSE shpejt zbulon mizorinë e jetës brenda sepse janë objektiv i vazhdueshëm i grupit më të shumtë në numër dhe më të mirë financuar të Milluollit.
Një fis autokton i bazuar tek njerëzit që jetojnë në harmoni me natyrën, papritur e gjejnë mënyrën e tyre të jetës të kërcënuar, kur pushtuesit e dhunshëm nga një tjetër kulturë arrijnë në vend, me qëllim kapjen e burimeve të tyre natyrore dhe skllavërimin e tyre.
Kur një mafie droge rrëmben një vajzë 8-vjeçare, Kabir Ahlauati del në një mision për të gjetur rrëmbyesit dhe për ta shpëtuar vajzën nga rreziqet që i kanosen.
Pasi viziton të atin në psikiatrinë e Arkhamit, i riu Hauard Lovkraft padashur përdor Nekronomikonin legjendar për të hapur një portal drejt një bote të çuditshme të ngrirë që gëlon nga përbindëshat.
Një burrë lirohet nga burgu pas një dënimi të gjatë pasi vrau një njeri që donte t'i vriste shokun e ngushtë. Pasi del, ai do që të jetojë një jetë normale, por shoku i tij i ngushtë menjëherë e fut në një seri problemesh serioze.
Katër policë infiltrohen në një bandë të huliganëve të futbollit me shpresën për të zbuluar liderët e tyre. Por për një nga katër policët, kufiri mes huliganizmit dhe punës bëhet i paqartë...
Fillimisht ishte Kidulthood, pastaj Adulthood dhe tani vjen vënia e fundit e Noel Clarke: Brotherhood. Semi përballon problemet e botës së re. Ai kupton se ajo gjithashtu vjen me probleme dhe sfida të reja me të cilat duhet të përballet dhe ai e di se kjo kërkon miqtë e vjetër për ta ndihmuar t'i mbijetojë rreziqeve të reja.
Tre skiatorë bllokohen në një teleferik, dhe janë të detyruar të bëjnë zgjedhje jete apo vdekje qe duhet provuar a janë të dobishme se sa të ngrihen të gjalle.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.