Ai ishte i dënuar të vdiste, por arriti të shpëtojë dhe tani misioni i it është të hakmerret për shfarosjen e fisit të tij. Ai është luftëtari i madh që e quan veten Volkodav dhe është i fundit i fisit të tij Serie Psi (Grey Hounds).
Pasi i shpëton vdekjes së sigurt, Volkodavi ka si mision të vrasë Ludoed, i cili është përgjegjës për atë që i ndodhi fisit Serie Psi.
Gasi është zbuluesi i talentëve të rinj për skuadrën e bejzbollit të Atlanta Brave, por në moshën që është, vitet kanë bërë punën e tyre. Ajo që ai do të zbulojë është nëse ka akoma vlera si zbulues por edhe si baba. Kështu që merr edhe vajzën e tij në udhëtimin e fundit për të parë nga afër talentin e ri Bo Xhendri.
Xhon MekKlejn përpiqet të evitoj një katastrofë në të cilën ka dorë një njësi ushtarake mashtruese në Aeroportin Ndërkombëtar Dallas në Uashington D.C.
Historia e një njeriu që mashtroi një komb të tërë. Një tregim mashtrimesh, që vijnë nga fakte të vërteta dhe nga një prej personazheve më intrigues të dekadës së fundit, spiunit Francisko Paesa.
"Gjysëm i Vdekur 2" : I burgosuri Tuiç transferohet në një burg tjetër për të gjetur arin e një grabitje nga ish bashkëpunëtori i tij, Lester Mekena. Atje ai ndeshet me Burkun (Bill Goldberg), një i burgosur trupmadh që s'ka miqësi me asnjë. Brenda plas lufta mes Zezakëve dhe Hispanikëve dhe kapoja i Zezakëve vritet, për këtë ata fajësojnë Burkun. Por gjendja përkeqësohet kur kapoja i Hispanikëve, Kortezi rrëmben të dashurën e Tuiçit dhe vajzën e Burkut...
Oficeri Xhon Meklein, përpiqet për të shpëtuar gruan dhe disa të tjerë që janë marrë peng nga terroristi gjerman Hans Gruber gjatë një feste Krishtlindjesh në Los Anxhelos.
Kur familja Devison sulmohet gjatë festimit të përvjetorit të martesës, banda e vrasësve misteriozë mëson shumë shpejt se një nga viktimat ka një talent të fshehtë për të kundërsulmuar.
Tregimet tmerruese dhe makabre të Edgar Alan Poe sillen në jetë dhe vdekje në këtë triler gotik plot stil me protagonist John Cusack si shkrimtari i famshëm. Kur një i çmendur fillon të kryejë vrasje të tmerrshme të frymëzuara nga veprat më të errëta të Poes, një detektiv i ri i Baltimorit bashkohet me Poen në një kërkim për t’u futur brenda mendjes së vrasësit dhe ta ndalojnë që të mos bëjë historitë brutale të Poes realitet. Një lojë vdekjeprurëse fillon dhe gjithçka arrin kulmin kur e dashura e Poes bëhet objektivi i radhës.
Madea e gjen veten në mes të një rrëmuje të plotë kur shkon në një shtëpi të pushtuar nga fantazmat, lugetërit e qenie të tjera të mbinatyrshme ndërkohë që duhet të kujdeset për një grup adoleshentësh të pasjellshëm.
Në një të ardhme jo shumë të largët, një ekip kriminelësh me jakë të bardhë, punësohen prej qeverisë Amerikane për të penguar një sulm kibernetik që kërcënon të çojë në falimentim gjithë tregjet dhe bursën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë luftërave kundër Napoleonit, një kapiten Britanik i sigurtë në vetvete shtyn ekuipazhin dhe anijen e tij në ndjekje të një anije madhështore franceze rreth Amerikës së Jugut.
Brenda Pasqyrave... Të Vdekurit Vazhdojnë Të Jetojnë... Në Pritje Për T’u Hakmarrë. Kur një vajzë e re vritet brutalisht përpara një pasqyre që është një portë drejt botës së të pavdekurve, shpirti i saj kalon në një tërbim vrasës. Një nga një, ajo përndjek burrat dhe gratë përgjegjës për vdekjen e saj të tmerrshme, duke marrë hakmarrje të përgjakshme me anë të sakatimit dhe masakrimit të fajtorëve. Ata s’mund të vrapojnë... s’mund të fshihen... s’mund të shihen në pasqyrë!
Bazuar në librin bestseller në të gjithë botën. Historia se si Xhejms Bouen, një këngëtar rruge dhe një i varur nga droga në përpjekje për ta lënë, i ndryshon jeta kur takon një mace rruge kuqalashe.
Një psikiatër i aftë të shohë shpirtra të vdekurisht bashkë me asistentin e tij medium, mundohen të shpëtojnë një grua të re nga posedimi i saj i çuditshëm. Por, teksa e bëjnë këtë, çlirojnë një të keqe akoma më fatale.
Bazuar në ngjarjet e vërteta të njohura si Masakra e Mekongut, ku 2 anije kineze u zunë në pritë dhe vdiqën 13 peshkatarë, Kina ngriti menjëherë një grup të veçantë, për të shkatërruar organizatën Trekëndëshi i Artë që bënte ligjin në lumë dhe tek zonat përreth.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.