Një komsioner i pronave mundohet të bëjë një mashtrim të madh që shkon shumë keq. Për të rregulluar çdo gjë, ai përfshin gruan e tij duke përfunduar në një mënyrë që askush nuk e imagjinon.
Një grua aventuriere, që mban një sekret ndaj burrit, insiston të shkojnë për kamping për të rindezur pasionin. Diçka në pyll shqyen një grup gjuetarësh aty pranë dhe pengon çiftin të dalë nga çadra. Zbulohen sekrete dhe krijesa mbinatyrore që i detyrojnë të kuptojnë nëse rreziku
i vërtetë është brenda apo jashtë çadrës.
Historia e një çifti të ri të përndjekur nga forca misterioze që duket se janë të pushtuar dhe nga elemente të fortë gjithashtu. Jeta e qetë e Suatit dhe Nurkanës trazohet kur fillojnë të fiksohen nga krijesa mbinatyrore.
Një anije që po transporton pasagjerë në një planet të ri përballet me disa probleme dhe si pasojë dy prej pasagjerëve zgjohen nga gjumi 90 vite para kohës së caktuar.
Një komedi me në qendër tre roje sigurie muzeu që sajojnë një plan për të vjedhur veprat e artit me të cilat janë lidhur shumë, përpara se t'i transferojnë në një muze tjetër.
KITT është një makinë inteligjente që mund të hakojë çdo sistem, me armë të fuqishme si një avion xhet dhe përdor hologramet për t'u shndërruar në çdo lloj makine tjetër.
Në një qytet të vogël, të quajtur Port, një endacak zbulon një plan terrorist kundër Amerikës. Ai mundohet t'i tregojë sherifit të qytetit, por injorohet nga të gjithë. Ai dhe disa heronj të tjerë detyrohen ta marrin situatën nën kontroll.
Një grua e rregullt e cila nuk mendon shumë për të bërë qejf në jetë (Sandra Hüller) duhet të kalojë kohë me babanë e saj të çuditshëm (Peter Simonischek) kur ai i bën një vizitë surprizë.
Në momentin kur 11 vjeçarja, Giti, zbulon se babai i saj është ai që ka rrëmbyer dhe fshehur sipërmarrësin Xhonatan Uintërs, gjendet mes dy zgjedhjeve të vështira: të fshehë të vërtetën për të mbrojtur familjen e saj apo të shpëtojë mikun e saj të ri nga fundi i keq që e pret?
Në veri të Nju Jorkut, dy adoleshentë kanë për detyrë të pastrojnë rulotën e vjetër të babit të njërit prej tyre në një pronë të braktisur. Djaloshat habiten kur gjejnë brenda tre kriminelë në arrati.
Menjëherë pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy, Zonja e Parë Jacqueline Kennedy lufton me hidhërimin dhe traumën e humbjes për të rigjetur besimin, për të ngushëlluar fëmijët e saj dhe për të rikonfirmuar trashëgiminë historike të të shoqit.
Magjistarët super-yje Bërt Uonderstoun (Steve Carell) dhe Anton Marvelton (Steve Buscemi) e kanë zotëruar Rripin e Las Vegasit për vite të tëra, duke fituar miliona me iluzione po aq të mëdha sa edhe egoja e Bërtit. Por së fundmi, mashtrimi më i madh i dyshes është shoqëria e tyre në publik, ndërsa në fshehtësi kanë arritur ta urrejnë njëri-tjetrin. Duke u përballur me një konkurrencë të egër nga një magjistar rruge të quajtur Stiv Grej (Jim Carrey), adhurimi nga publiku i të cilit rritet me çdo marifet të jashtëzakonshëm, akoma dhe shfaqja e tyre fillon të duket bajate. Por ka ende një mundësi që Bërti dhe Antoni të mund të shpëtojnë shfaqjen e tyre - si brenda skenës dhe jashtë saj - vetëm nëse Bërti mund të rikujtojë se çfarë e bëri në fillim të binte në dashuri me magjinë.
Një mbrëmje telefonatash tallëse të dehura shndërrohet në një makth për dy adoleshentë kur një i huaj misterioz përdor lojën e tyre mbi ta...
me pasoja vdekjeprurëse.
"Në kërkim të një miku në fund të botës" : Teksa një asteroid i afrohet Tokës, një burrë gjendet vetëm pasi gruaja e lë. Ai niset në një udhëtim me fiksimin e gjimnazit por fqinji i tij ka ndërmend t'ia prishë planin.
Një thriller emocionues rreth një psikologe të ve e cila jeton e izoluar në periferinë e Nju Ingland. E zënë në një stuhi të fortë dimri, ajo duhet të gjejë një djalë para se ai të zhduket përgjithmonë.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.