Filmi "Askushi" është një dramë sociale që fitoi Çmimin Audienca në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në vitin 2010. Është një version bashkohor i historisë së shumënjohur mbi dashurinë i William Shekspirit ,"Romeo dhe Xhulieta".
Ksander Kejxh besohet të ketë vdekur pas një aksidenti, por ai kthehet fshehurazi në veprim për një detyrë të re e jo të lehtë me stërvitësin e tij, Augustus Gibons.
Pasi një miliarder i fuqishëm vritet, djali i tij i adoptuar në mënyrë sekrete duhet të provojë që është i duhuri për të trashëguar pasurinë, të gjejë vrasësit e babait dhe t'i pengojë që t'i marrin kompaninë...
"Zëri që vjen nga guri" luhet në Toskanën e 1950-ës. Është historia e
Verenës, një infermiere e thirrur për të ndihmuar një djalë të vogël, që ka rënë në
heshtje pas vdekjes së papritur të së ëmës. Ajo përndiqet nga shpirti i gruas së vdekur.
Një dramë e bazuar në një kongresmen të Teksasit marrëveshjet e fshehta të Charlie Wilson në Afganistan, ku përpjekjet e tij për të ndihmuar rebelët në luftën e tyre me sovjetikët kanë disa efekte të paparashikuara dhe të gjatë me ndikim të gjerë.
Lusi dhe Edmund Pevensi kthehen në Narnia me kushëririn e tyre Eustacin atje ku u takuan me Princin Kaspian për një udhëtim përmes detit me anijen mbretërore Dawn Treader. Gjatë rrugës ata do ndeshen me dragonj, xhuxha, gjallesa deti dhe një grup luftëtarësh të humbur para se të mbërrijnë në fund të botës...
Gjatë luftës së dytë botërore, një grup prej 28 ushtarësh, në Rusinë e vitit 1941 mundohen të ndalojnë të vetëm një mësymje gjermane drejt Moskës. Edhe pse me municione të pakëta do mundohen trimërisht deri në fund të mbrojnë atdheun.
Keni Uells, një zbulues mineralesh, të cilit puna nuk po i ecën shumë mirë, njeh një gjeolog dhe së bashku nisin një rrugëtim për të gjetur ar në një xhungël të paeksploruar të Indonezisë.
Pas X-Korp, një tjetër prodhues armatimesh, merret nën kontroll nga një virus Sajber,
dhe një grup të mbijetuarish luftojnë për të mbrojtur e shpëtuar racën
njerëzore nga zhdukja e nga kontrolli total i Sajborgëve.
Fotografja e re Nadja ndihmon nënën e saj me fitimet prej punës në një revistë. Në një diskotekë ajo njihet me Dariusin dhe marrëdhënia e tyre më pas është shumë pasionante...
Ky triler i spiunazhit fillon më 1997, ndërsa disa lajme tronditëse mbërrijnë në veshët e agjentëve sekretë të Mosadit Rejçëll dhe Stefan në lidhje me ish-kolegun e tyre Dejvid. Që të tre janë lavdëruar prej vitesh nga atdheu i tyre për shkak të një misioni që ndërmorën në vitin 1966, kur treshja gjurmoi kriminelin e luftës Vogëll në Berlinin Lindor.
Samueli është një tip festash që punon në bregdetin e Marsejës. Një mëngjes, një grua i paraqitet duke pretenduar se fëmija që ajo mban në krahë është i tiji. Ajo largohet në një taksi duke i lënë fëmijën në krahë. Ai duke u përpjekur ta kapë shkon në Londër ku gjen punë dhe e rrit Glorian i vetëm.
Një doktoreshë paguan një eskortë që të joshë burrin e saj, pasi ajo dyshon që ky i fundit po e tradhton atë. Kjo gjë lind shumë probleme, të cilat rrezikojnë familjen e doktoreshës.
Në Bridgend, një qytet në Uells po ndodhin një numër i madh vetëvrasjesh të rinjsh. Sara dhe babai i saj Deiv zhvendosen në qytet ku Sara dashurohet me Xhejmin, një prej adoleshentëve. Ky fenomen do i përfshijë të gjithë.
Në lindjen e largët, Aleks O'Konell, djali i luftëtarëve të njohur të mumjeve Rik dhe Evi O'Konell, zbulon mumjen e Perandorit të Çinit, një qenie që ndryshon formë i mallkuar nga një shtrigë shekuj më parë.
Një ish-misionar i krishterë, i cili ka specializuar për të hedhur poshtë fenomenet fetare, heton një qytet të vogël që duket se vuanë nga 10 plagët biblike.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.