Rik Raiker, një gjimnazist jetim, kafshohet nga një pilivesë radioaktive që i sjell zhvillimin e superfuqive (përveç aftësisë për të fluturuar) dhe bëhet hero.
Pork Pie—sjell aventurat e tre të rinjëve të ndjekur nga ligji ndërsa po nisen për në udhëtimin e tyre për në Zelanden e Re me një minikuper të verdhë, duke protestuar dhe ndjekur dashurinë e humbur,me një mori policësh dhe gazetarësh nga pas......
Është viti 1995, ndodhemi në Eseks, periudha kur ka nisur të lulëzojë përdorimi i drogës.
Mes trafikantëve më në zë janë Patrik Tejt, Antoni Takër
dhe Kreig Rolf. Lufta për të qenë trafikantët kryesorë e më të fuqishmit
do t'i vërë edhe kundër miqve të tyre.
Një ekip hulumtuesish ka zbuluar një çelës për origjinën e njerëzimit në Tokë dhe nisen për një udhëtim në qoshet e errëta të Universit. Atje, ata duhet të luftojnë një betejë të tmerrshme për të shpëtuar të ardhmen e racës njerëzore.
Çarli Martin, vëllazëria e të cilit do të dëbohet për shkak të një incidenti, do të provojë ta rivendosë sërish atë pas tre vitesh, por ai do të përballet me probleme të shkaktuara nga njerëz, që nuk e duan rivendosjen e vëllazërisë së tij.
I vendosur në një tokë të copëtuar nga lufta ku ndarjet fisnore janë në frikë asgjësimi, filmi tregon historinë e një luftëtari vdekjeprurës i cili drejton një ekspeditë lufte. Kur ai tradhëtohet nga njerëzit e tij dhe lihet të vdesë, shërohet nga një princeshë misterioze dhe mirëpritet nga një fis i fshehur që beson se ai është zgjedhur për të zhvilluar betejën e fundit.
Një polic dhe ekipi i tij shkojnë të infiltruar në një nga organizatat më të pamëshirshme të Kinës për të ndaluar një udhëheqës të bandës duke vënë vetën e tyre në rrezik.
Gjenerata e re e majmunëve të krijuar gjenetikisht, kërcënohet nga disa njerëz që kanë mbijetuar nga gripi i majmunëve Ata lidhin një paqe, e cila nuk zgjat shumë. Lufta në mes këtyre dy grupeve do të vendosë se kush do të jetë raca dominuese në Tokë.
Dy motra me pushime në Meksikë ngecin në një kafaz peshkaqenësh në fund të oqeanit. Me më pak se një orë oksigjen të mbetur dhe me peshkaqenë të bardhë të mëdhenj rrotull, ato duhet të luftojnë për të mbijetuar.
Riçard Thornkroft i rikthehet rolit të tij të famshëm Majndhorn për të ndihmuar policinë
në gjetjen e vrasësit të zonjës Katia Lipinski. I dyshuari kryesor, Pol Melli, është i fiksuar
me Majndhornin. Pasi zbulon që Melli është i pafajshëm, Riçardi bashkohet me të për zbardhjen e
çështjes.
Sidnei Xhejmson është një vajzë ambicioze bie në dashuri dhe refuzon ta heqë dorë prej saj me çdo kusht. Ajo që fillon si një marrëdhënie e zakonshme me Markusin ngadalë kthehet në një fiksim që e çon Sidnein drejt dëshpërimit...
Xherri dhe Rejçëll janë dy të panjohur që bëhen bashkë nga një telefonatë misterioze e një gruaje që s'e njohin. Duke kërcënuar jetët dhe familjet e tyre, ajo i detyron të kryejnë detyra të rrezikshme duke i ndjekur në çdo hap me anë të teknologjisë më të avancuar...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Indi, në kohën kur Gandi përpiqej të fitonte mbi Bosin,
lind një trekëndësh dashurie. Aktorja e famshme Xhulia, e fejuara e ish aktorit të filmave aksion,
Rusi Bilimoria, gjatë një udhëtimi për në bazën ushtarake indiane, bie në dashuri me rreshterin Nauab Malik.
Mes sulmeve të shumta, do jetë e vështirë që të mbahet sekret një lidhje kaq e fortë.
JETË E LUMTUR: Bëhet fjalë për historinë e dashurisë së Keni Pantaleo dhe Lolita Novicki. Të dy hasin vështirësitë e jetës dhe takohen rastësisht në Çikago. Ata udhëtojnë së bashku drejt urës së famshme për të bërë vetëvrasje.
BEN STILLER dhe EDDIE MURPHY udhëheqin një kast plot me yje në këtë komedi gazmore që flet për një manaxher të një ndërtese luksoze me apartamente i cili drejton një staf punëtorësh për t’u hakmarrë ndaj mashtruesit të Uoll Stritit që u mori kursimet duke i mashtruar. Me vetëm disa ditë kohë në dispozicion përpara se miliarderi t’ia hedhë paq me krimin e përsosur, skuadra e hajdutëve amatorë kërkon ndihmën e hajdutit të rëndomtë Slajd për të vjedhur 20 milionë dollarët që janë të sigurt se janë të fshehura në apartamentin e katit të fundit të Kullës. Nga regjizori i serive Rush Hour, “Grabitja e Kullës” është aq gazmore, saqë është kriminale!
Në fillim ishte mundësia... më pas tradhëtia. Kanë kaluar 20 vjet. Shumë gjëra kanë ndryshuar por po aq shumë gjëra janë po njësoj. Mark Renton rikthehet në vendin e vetëm që mund ta quajë shtëpi. Të gjithë po e presin: Spadi, Djaloshi i Sëmurë dhe Begbi. E presin gjithashtu edhe miq të tjerë të vjetër: dëshpërimi, humbja, gëzimi, hakmarrja, urrejtja, miqësia, dashuria, dëshira, frika, pendimi, droga, vetë-shkatërrimi dhe rreziku vdekjeprurës, të gjithë janë në rresht për ta mirëpritur, gati për ndodhi të tjera.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.