Kur një vajzë e re vegjetariane bën një ritual të detyruar mishngrënës në një shkollë veterinarie, brenda saj fillon të rritet një ndjenjë e zjarrtë për mishin.
Shfaqja popullore ‘’Fushata e Frikshme’’ ka 5 vite që argëton publikun me kamera të fshehta, të frikshme dhe argëtuese. Por epoka e re e internetit e sfidon këtë popullaritet dhe ata duhet të kalojnë në të tjera dimensione që të korrin sukses.
A do shkojë shumë larg skuadra kësaj here, mos ndoshta po bëjnë shaka me njeriun e gabuar?
Japonia po përpiqet të marrë përsipër botën dhe gjeneralët e forcave aleate në përpjekje për të ndaluar japonezët janë zënë rob. Një forcë e vetmuar luftëtarësh është vënë së bashku për të provuar dhe për të shpëtuar gjeneralët dhe për të shpëtuar përpjekjet e luftës nën premtimin e pasurisë dhe/ose faljen e krimeve të së kaluarës...
Pesë miq gjatë pushimeve qëndrojnë në një shtëpi duke pritur asgjë më shumë se një kohë zbavitëse, duke mos ditur që planeti Tokë është nën një pushtim të huaj dhe rrëmbim në masë.
KUJDES: FILMI PERMBAN SKENA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEÇ! Si dijetar i dinastisë Ming, Wei Yangsheng beson se jeta është e shkurtër dhe duhet të ndjekim kënaqësinë e fundit seksuale, ashtu siç e lejon koha. Wei Yangsheng takon Tie Yuxiang dhe marrin vendimin të martohen. Pas martesës së tyre, historia merr rrugë të reja duke shkaktuar dhimbje por dhe kënaqësi seksuale e shpirtërore.
Remi dhe Xhejku janë shokët më të ngushtë dhe konfiskuesit më të rrezikshëm të Unionit, që rikuperojnë organe artificiale nga më të shtrenjtat kur mbartësit e tyre mbeten mbrapa me pagesat. Por pasi një aksident gjatë detyrës e detyron Remin të pajiset me një zemër artificiale, ai e gjen veten në borxhe dhe të paaftë për të paguar. Tani, gjuetari kthehet në pre ndërkohë që Xhejku s’do të ndalojë asgjëkundi derisa ta gjurmojë dhe ta mbarojë punën.
JETA PAS VDEKJES: Pas një aksidenti me makinë, Ana zgjohet dhe gjen drejtorin e shtëpisë funerale të zonës Eliot Dikën duke i përgatitur trupin për funeralin e saj. Konfuze, e tmerruar dhe duke u ndjerë ende shumë e gjallë, Ana nuk e beson që ka vdekur, pavarësisht se drejtori i funeralin ia bën të sigurt se është në fazën para jetës së përtejme. Elioti e bind që ka dhuntinë për të komunikuar me të vdekurit dhe ai është i vetmi që mund ta ndihmojë. E ngecur brenda shtëpisë së funeralit, Ana është e detyruar të përballet me frikat e saj më të mëdha dhe të pranojë vdekjen e saj. Por i dashuri i Anës, Poli, i tronditur nga vdekja e saj, s’mund të heqë ende nga mendja dyshimin se Elioti s’është ai që duket. Ndërkohë që funerali po afron, Poli i afrohet zbulimit të së vërtetës shqetësuese, por mund të jetë tepër vonë... Ana mund të ketë filluar tashmë të kalojë në anën tjetër.
Një i ri i deklaron dashurinë e tij vajzës më të nxehtë dhe më të popullarizuar në shkollë "Beth Cooper" gjatë fjalimit të tij të diplomimit, për habinë e tij, Beth shfaqet në derën e tij atë natë dhe vendos për ti dhënë atij natën më të mirë të jetës së tij.
Jashtë një qyteti malor ku ndodhin një seri rrëmbimesh dhe vrasjesh, Paul (Antonio Banderas), një shkrimtar i ri, përpiqet të fillojë atë që ai shpreson të jetë një skenar për të shpëtuar karrierën e tij.
Një vajzë e re, e talentuar dhe e vetmuar me pasion vrapimin përdredh gjurin e saj ndërsa po përgatitej
për Garat Olimpike dhe do ti duhet të bëjë diçka që kurrë më parë se ka bërë: të bëj një ditë pushim.
Një oficer fillestar bashkohet me një profesionist në patrullën e Kalifornisë, por së shpejti fillestari mëson se partneri i tij në të vërtetë është i infiltruar nga FBI për të hetuar një grabitje që mund të përfshijë disa policë të korruptuar.
Elementi i pestë është një film fantastiko shkencor i vitit 1997, me regji të Luc Besson, bazuar në aventurën e një shoferi taksie i cili papritur duhet të shpëtojë botën nga shkatërrimi i një planeti të zjarrtë që quhet: "E Keqja"...
Adoleshenti Përsi Xhekson, zbulon se është pasardhësi i Poseidonit dhe gjatë ambientimit me realitetin e ri, i duhet të përballet me një luftë mes Perëndish. Nga një djalë i zakonshëm, ai tani do të shndërrohet në një hero.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.