Ai ka gjetur siguri në shtëpinë e tij, teksa një kërcënim masiv po terrorizon botën jashtë. Së bashku me bashkëshorten dhe djalin kanë vendosur rregulla strikte në rutinën e tyre të përditshme. Mirëpo një ditë, nje familje e re e deshpëruar shfaqet për te kërkuar strehë dhe ushqim.
Në Shanghai të Kinë's në vitet 1940, një gangster aspirohet të bashkohet me grupin e "Gang Axe" dhe të marrin në kontroll gjdo gjë, ndërsa disa banorë shfaqin kompetencat dhe shkathtësitë për mbrojtjen e territorit të tyre.
Tensionet nervore dhe streset e jetës së përditshme e detyrojnë Hauardin
të braktisë gruan e tij dhe jetën e përditshme e të jetojë në papafingo për disa javë.
Në vitin 2032, Batou, një robot detektiv për njësinë e anti-terrorizmit në sigurinë publike në Seksionin 9, heton për çështjen e një roboti femër, e krijuar për marrëdhënie seksuale, që ka vrarë të zotin dhe në fund është vetë-shkatërruar.
Historia e njeriut më të kërkuar në internet. Përndjekja e kreut të website-it Megaupload që u mbyll prej ankesave të kompanive të filmave amerikane...
Gjejmë Maksin në burg, pas humbjes së gruas së tij të re.
Kur mëson se djali i tij Theo është punësuar nga një organizatë
kriminale, Maxi do rrezikojë gjithçka për ta shpëtuar.
Ndjekjet e tij me makina dhe aftësitë atletike provojnë të jenë shumë të vlefshme.
Truproja më i mirë në botë tani ka një klient të ri, qitësin më të mirë në botë, i cili duhet të dëshmojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ata punojnë bashkë që të arrijnë në kohë.
Një çështje e një profili të lartë terrorizmi papritur lidh bashkë dy ish të dashuruar në ekipin e mbrojtjes, duke vënë në provë kufijtë e besnikërisë së tyre dhe duke vendosur në rrezik jetën e tyre.
Një çift i ri që mezi ia del mbanë financiarisht mendon se fati i tyre mund t’iu ketë buzëqeshur kur gjejnë një valixhe plot me para. Fati i mirë shumë shpejt kthehet në një lojë të rrezikshme kur krimineli i çuditshëm dhe i keq Kjubik shfaqet në derën e tyre duke kërkuar të marrë paratë e humbura. Kjubiku e detyron çiftin e pafat të mashtrojë dhe të vjedhë derisa të gjitha paratë të kthehen nën vëzhgimin e tij të kujdesshëm kriminal.
Përpara se të bëhej Wonder Woman, ajo ishte Diana, princesha e Amazonës e një luftëtare e stërvitur. Kur një avion rrëzohet në ishull dhe piloti i saj e informon rreth konfliktit të botës së jashtme, ajo largohet nga vendi i saj për të luftuar një luftë që do t'i japë fund të gjitha luftërave, duke zbuluar kështu fuqitë e saj të plota dhe fatin e vërtetë.
Gazetari sportiv Holden Granti takon lojtaren e volejbollit Kelly Reyesin pas një loje të humbur nga ekipi i saj. Pas intervistës, ata kalojnë natën së bashku. Më pas, lajmi vjen se një nga kundërshtaret e Kellyt është shtypur nga një makinë. Reyesi punësohet nga ekipi fitues dhe zëvendëson viktimën, por ndërkohë policia heton shkaqet e incidentit misterioz dhe Holden duket se fsheh diçka...
Kur një forcë ushtarake nga Teksasi pushton lagjen e tyre në Bruklin, 20 vjeçarja Lusi dhe veterani i luftës Stupe duhet të mbështeten tek njëri-tjetri për t'ia dalë të mbijetojnë dhe të shkojnë në pikën e evakuimit.
Bazuar në mangan e famshme japoneze të shkruar nga Tsugumi Ohba dhe Takeshi Obata, Blloku i Vdekjes tregon historinë e një
studenti në shkollë të mesme i cili gjen një bllok me fuqi mbinatyrore dhe zbulon fuqitë e tij të mëdha. Nëse mbajtësi i
bllokut shkruan në të emrin e një personi duke patur në mendje fytyrën e tij ose të saj, ai ose ajo do të vdesë. I dehur
nga fuqitë e tij, djaloshi i ri fillon të vrasë ata që ai mendon se nuk e meritojnë të jetojnë.
Në qytezën e Luginëzës së Gëzuar, Norman Babkok është një djalë i cili mund të flasë me të vdekurit, por askush përveç shokut të tij të ri eksentrik, Nillit, nuk beson se aftësia e tij është e vërtetë. Një ditë, daja i larguar dhe i çuditshëm i Normanit i tregon një ritual të rëndësishëm vjetor të cilin duhet të fillojë ta kryejë Normani që të mbrojë qytezën nga mallkimi i një shtrige që e përndjek vendin prej shekujsh. Në fund, Normani vendos të bashkëpunojë, por gjërat nuk shkojnë sipas planit. Tani, një stuhi magjike e shtrigës e kërcënon qytezën ndërsa të vdekurit e mallkuar ngrihen nga varri.
Çak Noldan, një mekanik i FedEx-it dhe një njeri të cilit jeta i rrjedh e qetë, gjendet i vetëm në një ishull të vetmuar pas rrëzimit të aeroplanit që po udhëtonte.
All Eyez on Me (Gjithë Sytë mbi Mua) është një film biografik mbi jeten e Tupak Shakur, aktorit, raperit, poetit dhe aktivistit për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.