Një grua ballafaqohet me një burrë të moshuar, ish fqinjin e saj, për të zbuluar pse ai e braktisi pasi patën një marrëdhënie seksuale kur ajo ishte 13 vjeçe...
Kur qeni i Viktorit të vogël i quajtur Xixëllues goditet nga një makinë, Viktori vendos ta kthejë në jetë në mënyrën e vetme që ai di. Por kur "përbindëshi" me bulona në qafë bën kërdinë dhe përhap terrorin në zemrat e fqinjëve të Viktorit, ai duhet t'i bindë ata (edhe prindërit e tij) se pavarësisht paraqitjes, Xixulluesi është ende miku i mirë dhe besnik që ka qenë gjithmonë.
Një shkrimtare shkon në një stacion të braktisur të metrosë për të hedhur poshtë
raportet se vendi është i pushtuar nga shpirtrat. Skepticizmi i saj vihet në provë
kur një e keqe e papritur e detyron atë të përballojë kujtimet e saj më të errëta.
Ç’do të bënim nëse ishim në pragun e një Epoke të re Akullnajave? Kjo është pyetja që nuk e lë të qetë dhe klimatologun Xhak Holl. Hetimet e Hollit tregojnë se nxehtësia globale mund të shkaktojë një rrënie të menjëhershme dhe shumë shkatërruese të temperaturës së planetit tonë. Ndërkohë që Xhak paralajmëron Shtëpinë e Bardhë, djali i tij 17 vjeçar, Sam,ndjen veten e tij si në grackë në Nju Jork Siti ku ai dhe shokët e tij kanë shkuar për një kompeticion akademik të shkollës së tyre. Tani ai duhet të përballet me temperaturat ekstreme. Por, as Xhak nuk është i pregatitur për ato që do ndodhin, tek ai,tek djali i tij dhe tek i gjithë planeti.
Një romantik i pashpresë, i cili mendon se ka gjetur dashurinë e vërtetë me një grua më të madhe se veten, mëson që ajo është e martuar dhe se kjo lidhje është veçse një instrument hakmarrës ndaj bashkëshortit të saj neglizhent.
Një njeri i burgosur në një qeli që kontrollohet nga një sistem kompjuterik, duhet të gjej një mënyrë për t'u arratisur nga aty dhe t'i bashkohet botës reale, e cila mund të mos ekzistojë më.
Një shpirt i një dhelpre antike niset në një mision diabolik për t'u bërë njeri pasi arratiset nga një burg akulli. Ajo zotëron trupin e një princeshe që kërkon dashurinë e një roje fisnik teksa mbretëria e saj po shkrumbohet...
Në botën mitike të Elfëve, Altera, një betejë epike shpaloset midis Princeshës Lia dhe Elfit të Errët Elena, e cila ka marrë nën zotërim një kristal të fuqishëm që i jep autoritet të plotë mbi të gjithë Alterën.
Një vrasës policësh kërkon hakmarrje. Dy kolegë të rinj vendosin të bashkëpunojnë për të kapur kriminelin që po u vret kolegët. Nganjëherë drejtësia nuk anon nga të drejtit.
"Mashtrimi" : Mbërritja e papritur e një ushtari të plagosur të Unionit në një shkollë vajzash në Virxhinia gjatë Luftës Civile çon në xhelozi dhe tradhti...
KUJDES: FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC! "Më Përdhuno" : Dy vajza të margjinalizuara nga shoqëria fillojnë një tur seksi dhe dhune, duke thyer rregulla, duke vrarë burra ...
I lënë nga e fejuara e tij, Xhoi vazhdon pa dëshirë me festën e tij të beqarisë dhe udhëton për në një shtëpi në pyll me tre shokë.
Gjërat marrin një kthesë për keq kur ai zbulon se shokët e tij kanë të lidhur në bodrum njeriun përgjegjës për prishjen e
lidhjes së tij.
Duke ndjekur udhëzimet e përpiluara në fletoren e djalit të saj gjeni, një nënë e vetme mundohet të shpëtojë një vajzë të vogël nga duart e njerkut të saj.
Një grup vrasësish me pagesë duan të vrasin vrasësin më të mirë të momentit, Guntherin. Por planet nuk shkojnë si duhet sepse Guntheri ndodhet gjithmonë një hap përpara tyre.
Në një festë shkolle, Lukasi mëson se ai vjen nga një familje përbindëshash. Kurioz për pjesën tjetër të familjes, ai niset për në ishullin e Kalverës për t'i takuar.
Një trashëgimtare e kyçur brenda apartamentit të saj për rreth 20 vjet detyrohet të përballet me frikën e saj më të madhe, pasi një nga fqinjët vritet...
Çaki rikthehet për të terrorizuar viktimën e tij njerëzore, Nikën. Ndërkohë, kukulla vrasëse ka disa borxhe për të larë me disa armiq të vjetër, me ndihmën e ish-gruas së tij.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.