Kërt Slon është betuar të mos kthehet më në Tailandë. Gjithsesi, pas fitimit të një titulli të ri detyrohet të shkojë aty, këtë herë në një burg. Për të shpëtuar duhet të ndeshet me një bishë të quajtur Mongkut.
"Rezistent ndaj vdekjes - Një film nga Quentin Tarantino" Katër femra përndiqen nga një stantmen me të shkuar të hidhur i cili me anë të rezistencës ndaj vdekjes që ka fituar nga puna do të ekzekutojë planet e vrasjeve...
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHES MBI 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE!
Toma dhe Ana, janë dy studentë në universitetin e literaturës, të cilët bien në dashuri me njëri tjetrin. Lidhja e tyre fillon e bëhet më intensive, ndërkohë që Ana përballet me problemet e saj, shëndetësore dhe psikologjike.
Me ngjarjet që ndodhin gjatë një vere, filmi flet për Munin gjashtë-vjeçare me zhvillim të parakohshëm, teksa ajo vrapon me mamanë e saj rebele por të kujdesshme, dhe që jeton gjatë gjithë kohës nën hijes e Botës së Dizneit.
Një tërheqje turistike tropikale për beqarët kthehet në një vend të tmerrshëm kur të ftuarit kuptojnë se një peshkaqen helmues po mbush me helm ujin përreth.Jo vetëm që do i ndajë copash viktimat, por ai gjithashtu përdor helmin projektues për të gjuajtur - brenda dhe jashtë ujit.
Kur Shoni vendos të marrë një ditë pushim dhe të bëjë pak qejf,
përballet me më tepër aksion nga ç'priste.
Një bashkim me fermerin, një karavan dhe një kodër të rrëpirë e bëjnë atë dhe skuadrën të arrijnë në Qytetin e Madh.
Është detyra e tij t'i kthejë shëndoshë e mirë në shtëpi.
Një histori dashurie, hakmarrjeje dhe traditash të egra, me ngjarje të vendosura në shekullin e 17-të. Hanshiro, një samuraj i varfër dhe i shkatërruar nga jeta, troket në derën e feudalit Kagejo, me kërkesën për të bërë harakiri (vetëvrasje) në oborrin e tij. Duke menduar se ai po shtiret, Kagejo i tregon historinë e dhimbshme të Motomes, pa e ditur se me këtë, i ka hedhur benzinë zjarrit të hakmarrjes që është ndezur brenda samurajit, i cili tashmë ka humbur gjithçka në jetën e tij…
Një vajzë adoleshente dhe vëllai i saj i vogël, detyrohen të mbijetojnë brenda 24 orëve, gjatë së cilave, një virus i madh i shkakton prindërit të sillen në mënyrë agresive, ndaj fëmijëve te tyre.
Gjatë vetë shkatërrimit të një komuniteti në periferi në vitin 1950,
për një familje në dukje normale, bastisja e shtëpisë do të ketë pasoja të tmerrshme.
Një adaptim i rrëfenjës klasike të Dikensit, ku një djalë jetim njihet me një hajdut xhepash në rrugët e Londrës. Nga atje, ai hyn në një jetimore ku djemtë janë stëvitur për të vjedhur për mjeshtrin e tyre.
Pas vrasjes së mamasë së tij, një gazetar bëhet i famshëm për videot dhe idetë e tij që kritikonin policinë dhe gjykatat. Të nxitur nga fjalimet e tij disa njerëz formojnë një grup që ndëshkon ashpër kriminelët dhe situata fillon të dali jashtë kontrollit.
Kanë kaluar pesë vjet që nga zhdukja e Ketit dhe Hanterit dhe një familje dëshmon ndodhi të pashpjegueshme në lagjen e tyre kur një aty vijnë një grua me fëmijën e saj.
Xhamila e ka jetën të planifikuar. Ajo është presidente e shoqërisë në universitet, kapitene e skuadrës së stepit, punonjëse në zyrën e drejtorit dhe në listë pritjeje për të hyrë në Harvard. Ç'mund të shkojë keq?
Djali i një oficeri shumë të famshëm në Korenë e Veriut, dyshohet se është vrasës serial nëpër botë. Për të kapur vrasësin Korea e veriut dhe e jugut bashkë me interpolin, vihen në kërkim të tij.
Këngëtari i famshëm i polkës, i ardhur nga Polonia, vendos të bëhet i famshëm në Amerikë, në vendin e mundësive. Por, gabimet ndjekin njëri-tjetrin dhe ai e gjen veten në mes të një rrëmuje që e ka krijuar vetë. Bazuar në historinë e vërtetë të Jan Levanit, që ngriti një sistem zhvatjeje parash në Amerikë...
Në vitin 1988, dy motrat e vogla Keti dhe Kristi përballen me një qenie të padukshme që përndjek shtëpinë e tyre. Edhe pse në fillim duket miqësore, kthehet në agresive, duke torturuar vajzat e vogla dhe familjen e tyre. Një skenë afër fillimit të filmit, e cila është e bazuar përpara filmit të dytë, tregon Ketin që sjell një kuti me videokaseta në shtëpinë e motrës së saj Kristit dhe pasi ajo largohet Kristi nis të seleksionojë disa prej kasetave, duke u filmuar nga bashkëshorti i saj Daniel.
Kur disa femije qe ishin abuzuar kthehen ne shtepi, abuzuesit e tyre pesojne nje vdekje misterioze pas tri ditesh. Rasti investigohet nga Shinja nderkohe qe gruaja e tij, Naomi afrohet me nje nga femijet e abuzuar.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.