Duke punuar në një strehë për endacakët në Boston, Nik Flin ri-takohet me babin
e tij, një mashtrues dhe poet i vetëshpallur. Duke pasur telashe në jetën e
tij personale, Nik lufton me dëshirën për t'u lidhur përsëri me të atin.
Kim Ho, njeriu i më i mirë i shpatave në Joseon dhe roja i mbretit, një ditë urdhërohet në burg për të ruajtur të burgosurit. Në mesnatë, ndërkohë që ai është në gjumë diçka ndodh dhe 5 burra të armatosur…
Cassidy Red është një romancë perëndimore e vendosur në sfondin e jugperëndimit amerikan të shekullit të 19-të. Filmi shfaq vajzën kokëfortë të një prostitutë që kthehet në vendlindjen e saj, duke kërkuar hakmarrje kundër sherifit që beson se ka vrarë të dashurin e saj.
“Majat binjake Pjesët e munguara” është një përmbledhje e skenave të fshira apo të zgjeruara të serialit horror amerikan, që mbështetet mbi misteret e disa vrasjeve. Në sezonin e parë, “Majat binjake” mori 14 nominime në Emmy Awards dhe sot, listohet si një ndër serialet më të mëdha të të gjitha kohërave...
Një makinë kohe me defekt në një resort skish çon një burrë pas në vitin 1986 bashkë me shokët e tij dhe nipin e tij, ku duhet të rijetojnë një natë fatale dhe s'duhet të ndryshojnë asgjë për t'u siguruar që nipi të lindet.
Një inspektor së bashku me ndihmësit e tij merr përsipër një çështje për përdhunim dhe vrasje të dyfishtë, e cila implikon një grup studentësh dhe ishte quajtur si e zgjidhur por që nuk ishte zgjidhur. Por kjo çështje është më e ndërlikuar seç pritej dhe...
Një burri të moshës së mesme, i martuar prej një kohe të gjatë, e gjen jetën e tij të kthyer kokëposhtë kur një grua joshëse shpërngulet në shtëpinë ngjitur me bashkëshortin e saj abuziv.
I frymëzuar nga ngjarjet e arratisjes jo të bujshme në vitin 1983, te 38 të burgosurve të IRAs nga një burg i sigurisë së lartë. Kjo ka qenë arratisja më e madhe në Evropë, që prej Luftës së dytë Botërore.
Bazuar në bestsellerin e 'New York Times', 'WONDER' tregon historinë tepër frymëzuese dhe të ngrohtë të Ougust Pullman. Një djalë me dallime në fytyrë që hyn në klasën e pestë, duke marrë pjesë në një shkollë fillore të zakonshme për herë të parë.
Pas dështimit të një sulmi ndaj të burgosurit Frankenshtajn, një ushtar i specializuar hyn në burg për të marrë pjesë në Garën e paligjshme të Vdekjes dhe për të hequr qafe Frankenshtajnin.
I thirrur nga fronti i luftës në pallatin e Sadam Huseinit, togeri i ushtrisë irakene Latif Jahia rraset brenda niveleve më të larta të “familjes mbretërore” kur i kërkohet të bëhet kopja - ose sozia - i djalit të Sadam Husein, “Princit të Errët” Udai Husein, një djali moskokëçarës dhe sadist që ka një etje të tërbuar për seks dhe dhunë. Me jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik, Latifi duhet të dorëzohet...
Një emigrant i paligjshëm nga kontinenti kinez hyn në Hong Kongun e korruptuar, të kolonizuar nga britanikët në vitin 1963, duke u transformuar në një trafikant droge të pamëshirshëm dhe në rritje.
Majk Fallon, Njeriu i Aksidentit, është një vrasës gjakftohtë, metodat e të cilit ndjellin policinë dhe kënaqin klientët e tij. Ai është më i miri në atë që bën. Por kur një person i dashur futet në botën e krimit të Londrës dhe vritet nga skuadra e tij, Falloni detyrohet të marrë hak për vdekjen e të vetmit person që kishte vlerë për të.
Pavarësisht urrejtjes ndaj muzikës, që ka familja e tij prej brezash, i vogli Migel ëndërron të bëhet një muzikant i njohur, si idhulli i tij Ernesto de la Kruz. Në përpjekje të dëshpëruar për të provuar talentin e tij, djali e gjen veten në Tokën e të Vdekurve, ku do shplaloset pas shumë vitesh historia e vërtetë e familjes së tij.
Kërt Slon është betuar të mos kthehet më në Tailandë. Gjithsesi, pas fitimit të një titulli të ri detyrohet të shkojë aty, këtë herë në një burg. Për të shpëtuar duhet të ndeshet me një bishë të quajtur Mongkut.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.