Një djalosh, i vendosur të bëhet një hero lufte, përfundon në një aventurë të gabuar me familjen dhe miken e tij Telli, i cila e drejton në realizimin më të pamundur të ëndrrës së tij.
Setarti një i papunë udhëton nga Buenos Aires për në qytezën e vetmuar në provincën Çaço për funeralin e nënës dhe vëllait të tij. Ai shoqërohet me Duarten një gangster vendas dhe mundohet të gjejë paratë për të shkuar në Brazil.
Një grusht shteti në Korenë e Veriut detyron një agjent të defektojë në Jug me "Numrin Një" të pavetëdijshëm. Teksa operativët nga Veriu kërkojnë për ata të dy, agjentit i duhet të punojë me koreanët e Koresë së Jugut për të ndaluar luftën bërthamore.
Një ish-police, martesa e së cilës është në rrezik, fsheh kamera survejimi në shtëpinë e saj dhe sheh mëkatet e burrit të saj, duke u kthyer në soditëse të jetës së saj.
Për t'i mësuar mbijetesën, një baba i mëson të bijës se si të përdorë armën dhe
të gjuajë kafshë. Pa dashje, ajo vret Shqiponjën simbol të vendit. Me këtë veprim ajo nis një hetim policor dhe ndryshon fatin e saj,
por a është vërtetë ajo shkaku, apo është thjesht një viktimë për të larguar vëmendjen nga krimet e vërteta?
Një miliarder me mendje të shkëlqyer, i quajtur Karl Durant, po eksperimenton me peshkaqenët, të cilët së shpejti rebelohen dhe shkaktojnë tmerr midis një grupi shkencëtarësh.
Ylli i muzikës kantri Liam Peixh e la të fejuarën e tij në altar, duke zgjedhur kështu famën dhe pasurinë. Sidoqoftë, Liam nuk e harroi kurrë dashurinë e tij të vërtetë, Xhozin, dhe as komunitetin e vogël ku ai ishte lindur dhe rritur. Kur ai kthehet në vendlindjen e tij për funeralin e shokut të ngushtë të shkollës së mesme, Liam papritmas përballet me pasojat e gjithçkaje që ai la pas.
Jeta e adoleshentëve, e shfaqur sipas drejtimeve të ndryshme sociale. Për ta, seksualiteti ka zëvendësuar dashurinë dhe kjo ka çuar në një nënvlerësim të emocioneve.
Disa kriminelë përpiqen të bëjnë një vjedhje masive në Thesarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa një uragan i kategorisë 5 po afrohet me shpejtësi.
Një njësi e elitës nga Departamenti i Sherifit të Los Anxhelos vihet kundër një ekuipazhi të hajdutëve të suksesshëm që planifikojnë një krim gati të pamundur - plaçkitjen e Bankës Federale të qytetit.
Një veteran i traumatizuar, që s'kishte frikë nga dhuna, gjurmon vajza të zhdukura për para. Kur një punë i del
jashtë kontrollit, e pushtojnë makthet pasi zbulon një komplot që mund ta çojë në udhëtimin e tij të vdekjes ose zgjimin e tij.
Në finalen epike të “Vrapuesi i Labirintit”, Tomasi drejton grupin e tij të Lirishtasve në misionin final dhe më të rrezikshëm. Për të shpëtuar shokët, ata duhet të depërtojnë në legjendarin "Qyteti i Fundit", një labirint i kontrolluar nga WCKD që mund të rezultojë më vdekjeprurësi nga të gjithë labirintet. Kush del gjallë do të marrë përgjigjet për pyetjet e Lirishtasve që kur u futën në labirint.
Një biznesmene e suksesshëme dhe e vetëm që ëndërron ta ketë një fëmijë, është jopjellore e cila punësohet nga një grua e klasës punëtore që të jetë zëvendësuese e saj e pamundur.
Dramë emocionale dhe humoristike e bazuar në kujtimet e gazetarit britanik Satnam Sangera që shfaq problemet me të cilat përballet komuniteti indian ne Britani.
Pas betejës në mes Autobotëve dhe Diseptikonëve që ndryshoj Çikagon, njerëzimi mendon se të gjithë alienët paraqesin kërcënim permanent. Herlod Atinxher, një agjent i CIA-s themelon një njësi që ju vihet pas alienëve. Por, del të mos jetë pikërisht ashtu, ngase ai në marrëveshje të fshehtë me Lokdaunin janë në kërkim të Optimus Prajmit.
Një skandal i mbuluar që ka kaluar katër presidenca shtyn drejtuesen e parë femër të një gazete prestigjoze të fillojë një betejë të paprecedentë kundër qeverisë.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.